Letër Kryetarit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Trump

Opinione

Letër Kryetarit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Trump

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 22:46
Gani I. Mehmeti

Zotëri Kryetar, Urime zgjedhja e sërishme për Kryetar të SHBA!

Deri sa edhe kryetarë shtetesh e «princa» me rastin e urimit tuaj, shprehin ndjenjat e dëshirat e tyre për të pushtuar e sunduar popuj të tjerë, unë nuk do të kërkojë një gjë të tillë, sepse, besoj se ka kaluar koha e kolonializmit, për çka pretendon princi» serb pçr Kosovës.

Sot u festua 35-vjetori i Bashkimit të Gjermanisë, sa mirë! Gjithë bota demokratike do të ndjehej mirë. Por, vallë, a do vijë një ditë Bshkimi i tokave Shqiptare?!

«Princi» serb, Filip Karagjorgjeviq, shkruan: «Një hap i guximshëm dhe parimor i Donald Trumpit duhet të jetë rishqyrtimi dhe tërheqja e kësaj njohjeje: një veprim që jo vetëm do të korrigjonte një padrejtësi historike, por gjithashtu do të forconte pozitën e Amerikës si një kampione e drejtësisë dhe e shtetit ligjor”, (Bota Sot, më 9 nëntor 2024 Në ora: 15:06).

Pra, ai kërkon të jesh i guximshëm për aq sa të tërheqësh njohjen e Pavarësisë së Kosovës që me aq mund e me aq shpenzime u bë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nga SHBA dhe aletatët e saj e të Kosovës, pas aq masakrave serbe mbi vrasjet më makabre të civilëve, grave e fëmijëve shqiptarë nga serbët. Përveç mbi 13 mijë civilë të vrarë, përfshirë këtu edhe mbi 1300 fëmijë, erdhi deri deri tek çlirimi i këtij populli të shumëvuajtur e më pasataj edhe tek Pavarësia e Kosovës, që ai «princi» serb kërkon sërish Kosova të bëhet koloni e Serbisë, kur kërkon çnjohjen e saj prej jush! E quan padrejtësi historike Pavarësinë e Kosovës! Po, sepse, vetëm atë që ata e duan, e quajnë të drejtë, edhe kur nuk ka qenë e as është e tyre. Madje, çnjohja e Pavarësisë së Kosovës nga Ti, zotëri kryetar, e forcuaka pozitën e Amerikës dhe do e bëka kampione të drejtësisë dhe të shtetit ligjor!

Sa i paskrupullt ky «princi» sa «mirë ditka» për vete, e nuk bazohet se kjo, Pavarësia e Kosovës, u shpall nga Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare i Drejtësisë më 10 korrik 2010, nga e cila Gjykatë ata vetë kishin kërkuar drejtësinë, që tani e kontestojnë.

Për Serbinë, ai thotë se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja nën drejtimin tuaj, z. Donald Trump, “do të ishte një akt i thellë drejtësie, duke sinjalizuar një angazhim për korrigjimin e gabimeve të së kaluarës”. Dhe, këtë thirrje e bën, mu në ditën e 35-vjetorit të Bashkimit të Gjermanisë dhe në 112-vjetorin e ndarjes së tokave shqiptare, bazuar në vitin 1912, madje tamam në tetor-nëntor të atij viti, ky kërkon sërish pushtimin e Kosovës.

Deri sa ky kërkuaka Kosovën, vallë, a nuk i takon Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar të kërkojë tokat e tij deri përtej Nishit që u pushtuan nga serbët në vitet 1877/1878, mbasi, deri atje ishin shqiptarët por u ndoqën, u prenë, u vranë e u asmiliuan prej serbëve. Ndërkaq, në Kosovë, asnjëpherë nuk kanë jetuar serbët deri sa u sollën këtu nga Serbia, Bosnja e Hercegovina, mali i Zi dhe Kroacia, pas viti 1912.

“Tani, me udhëheqjen e Donald Trumpit, mundësia për të çnjohur Kosovën mund të shërbejë si një deklaratë e fuqishme kundër hapave të gabuara të politikës së jashtme të së kaluarës. Një vendim i tillë do të rezononte jo vetëm te populli i Serbisë, por edhe te qytetarët amerikanë të lodhur nga ndërhyrjet që kanë mbjellë destabilitet dhe pakënaqësi jashtë vendit”, potencon princi serb.

Është ndër thirrjet më skandaloze kjo që e thotë këtu «princi», se gjoja aq gabim i madh është bërë me çlirimin e Kosovës. Se kjo, çnjohja e Ksoovës, nuk do pritej mirë vetëm nga populli serb, por edhe nga qytetarët amerikanë! Dhe se «do të ndihmonte në rivendosjen e besimit në rendin ndërkombëtar, duke reflektuar vlerat e drejtësisë, integritetit dhe respektit për sovranitetin”.

E thotë këtë «princi» se nuk i kujtohet Vendimi i Gjaykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të shpallur më 10 korrik 2010, apo, këtë drejtësi e sovranitet që e thotë ai, do duhej kuptuar për Pavarësinë e Kosovës.

Me një fjalë, për serbët vlerësohesh lart nëse ua përmbush atyre dëshirat dhe apetitet e tyre territoriale a tokat e huaja, ndryshe, je i panderhasëm, nuk je njeri, je i pamoralshëm dhe tërësisht i padrejtë dhe i pavlerë, deri edhe armik i tyre. Serbët dinë të shtiren e të gënjejnë aq bukur po i dëgjove, se e kanë profesion nga të parët. Ata dinë edhe të qahen e të luten dhe të të lavdërojnë, kur kërkojnë diçka prej teje. Por, mos u beso! Deri nesër, do dinë edhe të të sulmojnë e gjykojnë, po nuk ju shkove përshtati.

Zotëri kryetar, nuk hyra në histori, me qëllim që të mose zgjasë, se shkon larg, por merrnie parasysh këtë reagim timin, duke e hudhur poshtë atë të «princit» serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat