Pushteti i ri duhet të jetë shumë sfidues pasi administrata e Trump nuk llogaritë mbi vlerat e demokracisë, por mbi interesin e saj e ne veçanti të një Amerikë që fokusohet brenda vetvetes duke u izoluar në përfitimin e saj ekonomik dhe duke i lënë të tjerët të vetëm në rrugëtimin e përbashkët demokratik. Pra, me fjalë të tjera me Trump do të shtohen apetitet antidemokratike në Botë. Edhe Evropa nuk do të rrijë duar kryq në interesin e saj Gjermania dhe Franca do të tërheqin shtete e tjera brenda saj të riorganizohen më fuqishëm përballë rreziqeve të Rusisë dhe Kinës
Amerika pati shansin të shkruaj historinë e dyfishtë por e humbi, zgjedhja e Trumpit nuk ishte një fitore madhështore e pritshme edhe përtej gjasave dhe shpresave, gati e gjithë bota ishte pozicionuar kundër zgjedhjes së tij, por sovrani i brendshëm vendosi që ta zgjedhi president serish. Demokratet me faqe të bardhë pranuan fitoren, jo me revoltë dhe anarki mbi institucionet e shtetit, historia e Trumpit do të provoi ta ndryshoi epokën e tij, por në fakt do ta ketë të pamundur. Amerika e madhe vend edhe për gjithçka edhe sovrane.
Zgjedhja e Barak Obamës ishte një histori në vete, theu racizmin politik të presidenteve vetëm të bardh, ndërsa Kamela Harris kishte këtë shanse, por nuk ndodhi, nuk ndodhi që të thyej racizmin gjinor, u shtye edhe për kohë të tjera ky shans dhe kjo mrekulli amerikane... Megjithëkëtë Amerika do të mbaj një president në moshë, një president kontrovers dhe mjaftë të paparashikueshëm për zhvillimet politike në Botë. Le të gjykojmë kështu nga mandati i parë i tij, sepse i dyti fillon dhe pak, dhe ka filluar pritshmëria politike se çfarë do të bëjë me propozimin e ri të Trumpit me luftën e Ukrainës dhe të Izraelit nga armiqtë Rusia dhe Arabët.
Kosova futet në zgjedhje vitin tjetër me një qeveri që faktikisht kishte duart e lidhur nga gjykata kushtetuese, për shumë ligje kjo gjykatë preu duar qeverisë që ajo të mos mund ta përmbushnin programin e saj qeverisës. Por qeveria në pamundësi për të rrënuar strukturën e një gjykate klanore nga ish pushteti i kaluar (që kishte bërë çmos që këtë gjykatë ta konstruktoi siç dojë në shërbim të saj e jo në shërbim të vendit), kishte frikë të marrë vendime “antidemokratike” për ta rrënuar këtë strukturë kapëse e klanore sepse kjo gjykatë ishte krejtësisht konstrukt i një qeveria që ndërtohej me pazare e allishverishe të ndyra politike në dëm të shtetit dhe në dobi personale të vetë politikanëve.
Qeveria e Kurtit që me gjasë do të përmbyllë mandatin e saj të rregullte kushtetues brenda mandatit të saj funksional do të jetë një qeveri e përgjegjshme politike sepse nuk ndërtoi legjitimitet fiktiv dhe kështu u bë e përgjegjshme duke e quar deri në fund mandatin e saj. Për dallim nga qeveritë e tjera që ndërtoheshin me çudira e në pikë të natës, me zarfe e me pazare.
Zgjedhjet e reja në vitin tjetër do të reflektojnë edhe mandatarin e ri dhe kontrovers Trump.
Pushteti i ri duhet të jetë shumë sfidues pasi administrata e Trump nuk llogaritë mbi vlerat e demokracisë, por mbi interesin e saj e ne veçanti të një Amerikë që fokusohet brenda vetvetes duke u izoluar në përfitimin e saj ekonomik dhe duke i lënë të tjerët të vetëm në rrugëtimin e përbashkët demokratik. Pra, me fjalë të tjera me Trump do të shtohen apetitet antidemokratike në Botë. Edhe Evropa nuk do të rrijë duar kryq në interesin e saj Gjermania dhe Franca do të tërheqin shtete e tjera brenda saj të riorganizohen më fuqishëm përballë rreziqeve të Rusisë dhe Kinës sepse nuk mund të llogarisë aq më në Amerikën si një superfuqi në krah të saj sepse edhe Rusia edhe Kina ishin pro zgjidhjes se Trump në Amerikë, për çfarë rritë skepticizmin e ndihmës, ngaqë Trump kishte deklarua në mandatin e tij të parë qe do të tërhiqet nga investimet e tij brenda NATO-së, më këtë deklaratë të tij edhe Rusia kishte marrë dritën e gjelbër se mund ta godas Ukrainën, dhe menjëherë pas tërheqjes së Trump, Rusia goditi menjëherë Ukrainën me agresion të pushtimit.
Kur jemi tek zgjedhjet e reja duhet përmendur edhe faktin që menjëherë pas zgjedhjes së Trumpit në Amerikë, kemi edhe prishjen e koalicionit qeverisës në Gjermani, duhet përkujtuar që një ambasador i Trumpit në Gjermani u shpallë i padenjët (i padëshirueshëm) dhe ky është Richard Grenell, i cili hapur ndërhynte nga Gjermania në disa çështje politike qe tejkalonin kompetencat e një ambasadori, dhe nuk vonoi gjatë e u tërhoq ky ambasador, ky mund të jetë edhe një shkas që koalicioni qeverisës i Scholzit të shkoi në zgjedhje të reja, pasi nuk ka më legjitimitet sepse koalicioni është thyer politikisht, Pra edhe Gjermania hy në zgjedhje në vitin tjetër, edhe në këtë tablo ka spekulime për të djathtët që mund të vijnë mbase në pushtet, pas Scholzit, ndërsa përtej kësaj Franca e ka gjithsesi një brishtësi politike dhe, edhe ajo mund të bije nëse lëvizjet pararendin të bijën politikisht siç kanë nisur nga konstruksionet politike të ndërtuar në konspiracionet fiktive.
Albini mund të përballet me skema të të ashtuquajturës antiamerikanizëm, për shkake se ka mbrojtur agjendën e tij politike për ta mbrojtur sovranitetin me çdo kusht dhe për ta parandaluar mundësin e krijimit të Republika Serbska 2 në Kosovë, ka çmontuar influenconim direkt të Serbisë në Kosovë me të gjitha strukturat e saja kriminale, ka paralizuar ilegalitetin e saj në fushëveprim e gjerë në veri dhe gjithashtu ka mundësuar shqiptarët qe në veri të rikthehen në peronat e tyre pas 20 viteve çlirimi duke filluar edhe ndërtimin e banimeve të tyre në veri të Kosovës që ishin të uzurpuar dhe shkatërruar nga Serbia dhe serbet e Kosovës.
Në shkurt kemi zgjedhjet e përgjithshme, Opozita nuk ka treguar vetveten të jetë më ndryshe nga ajo ç’ka qenë më herët, e vetmja gjë qe do të dukej veprim i saj ka mbet koordinimi i tyre për të kompromentuar ligjet e qeverisë në gjykatën kushtetuese. Nëse për këtë opozita kërkon votën atëherë le ta kërkoi, por për ndonjë tjetër gjë të rëndësishme nuk ka argumente sepse nuk ka reforma në strukturat e tyre udhëheqëse, LDK-ja mbetet aty ku ishte me njerëz të improvizuar politikisht, PDK -ja ka mbetur pa legjitimitet udhëheqës provon rotacion, AAK -ja që mezi kapërxe pragun zgjedhor ka mbetur akoma me kërpeshin e vjetër në krye dhe në fund LVV -ja ka disa kredo për të cilat akoma nuk mund të shembet i tërë besimi i saj.
Por për të kenë në vëmendje të parashikimit, duhet pranuar dhe këtë se fitorja e Albinit në zgjedhjet e Shkurtit të viti 25, ka mundësinë e vet edhe të një humbje nga mësyshi amerikan...