Më 6 nëntor 2024, Donald Trump shpalli e nisi festimet për FITOREN e merituar e të thellë! Njëherazi të mendojë për detyrimet, përgjegjësitë dhe shqetësimet e FITORES e të mandatit të dytë si president i SHBA-së! Ndërsa Kamala Harris, humbi thellë, por gjithashtu me meritë të vetën, të shefit të saj Joe Biden, të partisë, të Xhorxh dhe Alex Soros e të “perandorisë së tyre” si dhe të një tufe të madhe globalistësh të majtë...Këta i besuan misionin e pamundur të fitonte mbi Trump e të ndalonte uraganin e tij! Qysh nga data 6 nëntor ajo është parë fytyrë-vrerosur, më shumë me shami e piceta apo në pasqyrat e nevojtoreve, për të fshirë lotët dhe njollat e tyre! Pastaj, duke qarë e duke u ngushëlluar në gjoksin e Obamës, Biden, të Xhorxh Soros, të Hilari Klinton...!!!?? Përtej humorit dhe euforisë: Kjo FITORE nuk ka përse të mërzisë e trembë edhe humbësit në AMERIKË e kudo ku janë, përfshirë edhe këta në Shqipëri! Të gjithë mbushnin ekrane televizionesh, gazeta e rrjete sociale me rezultatet e sondazheve të sajuar e të investuar nga shtabi elektoral i Kamala Harrasit dhe nga zyra shtypi e lajmesh të rreme, me “shanset e shumta e të padiskutueshme për fitoren e kandidates demokrate” si dhe nuk kurseheshin për të botuar libra për atë...!?
Edhe pse nuk kam simpati personale për Donald Trump atë si njeri, si biznesmen dhe politikan, nuk mund të mos e shpreh bindjen se me atë si PRESIDENT i SHBA, ka fituar shumica e popujve dhe vendeve në BOTË! Por, edhe se nga data 6 nëntor 2024 ka filluar edhe që Amerika Obama- Biden-Soros...,me anim majtas, ngjashëm si Kulla e Pizës, të bëhet AMERIKË për të gjithë amerikanët dhe ndërkombëtarët, përfshirë edhe ne shqiptarët! Shumë njerëzve, sidomos neve në Shqipëri, u ka bërë përshtypje korrektesa dhe normaliteti i zgjedhjeve dhe shpejtësia e nxjerrjes dhe publikimit të rezultateve. Kjo është e lehtë kuptueshme! Këtu në Shqipëri, Ilirian Çelibashi me shokë e shoqe, vonohen me shumë ditë e javë për të shpallur rezultatin përfundimtar, sepse u duhet të përmbushin urdhrin e partisë e të kryeministrit për t'ia dhënë fitoren me çdo formë e mënyrë partisë së tyre të zemrës...! Pra, ata nuk i numërojnë votat një më një, me korrektesë, ndershmëri, pavarësi të plotë partiake e politike, por ua ndërrojnë adresën dhjetëra mijëra votave, për t’u shpallur fitues sa më shumë kandidatë nga partia e tyre e zemrës e që ajo të mbetet sa më gjatë në pushtet...!?
Referuar rregullsisë e korrektesës së procesit zgjedhor në SHBA, sidomos gjatë procesit të numërimit të votave e për nxjerrjen e rezultateve, shumë qytetarë të thjeshtë, politikanë të thjeshtë jo të majtë, analistë dhe opinionistë politikë kanë shprehur keqardhjen se përse nuk ndodh kështu edhe tek ne e jemi shumë larg standardit amerikan, italian, gjerman, zviceran, francez, danez, finlandez, suedez, norvegjez, britanik...Biles, edhe zgjedhjeve në vendet fare ngjitur me ne, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Malin e Zi...! Me një dozë humori: të kërkosh dhe përjetosh standardin amerikan, zviceran, nordik... në Shqipëri, sidomos për sa kohë është në pushtet Rama-parti-qeveri, është njësoj sikur AMERIKA, Zvicra, vendet nordike... mund të bëhen Shqipëri...! Pavarësisht nga parashikimet e sondazheve, shumica të investuara nga administrata Biden- Harris- Blinken e nga kulla Soros, më 6 nëntor 2024 Donald Trump arriti një fitore të madhe e të thellë përballë rivales demokrate Kamala Harris!
Duke mos iu referuar shifrave dhe meritave personale të Trump e të Partise Republikane, sidomos nxjerrjes së mësimeve të duhura nga vjedhja nën hundë e fitores 4 vjet më parë nga Joe Biden-Kamala Harris, fitorja e 6 nëntorit 2024 është rrjedhojë edhe shumicës së zgjedhësve në SHBA, së pari reublikanë, si dhe të pavarur e një kontingjent jo i papërfillshëm nga anëtarësia e simpatizanë të Partisë Demokrate. Duke votuar në shumicë të ndjeshme për Donald Trump, sa ai të fitojë ndjeshëm e PR të mbizotërojë në Senat dhe në Kongres, ata shprehën ato cilësi që na mungojnë prej të paktën 80 viteve ne shqiptarëve si popull! Kështu, kjo FITORE që pritej e paralajmërohej nga sondazhe dhe analistë vërtetë të pavarur e të pablerë nga qeveria Biden dhe bosë kompanishë me anim familjar e personal majtas, është rezultat i nivelit të lartë të emancipimit demokratik dhe qytetar në SHBA. Shumica e zgjedhësve në këtë vend, ngjashëm si në pjesën më të madhe të vendeve të Perëndimit, kur shkojnë para kutive të votimit ose votojnë në rrugë elektronike, më parë se partinë dhe kandidatin e saj vlerësojnë vetet dhe familjet e tyre, mirëqenien si qytetarë e si taksapagues, AMERIKËN...! Nuk është slogan, por realitet: amerikanet e fillojnë arsyetimin nga vetvetja e tyre dhe kanë guximin ta shprehin hapur, edhe me votë, vërejtjen apo kundërshtimin. Mbi gjithçka, llogaria është bërë me mend në kokë e duart në xhepa, kuleta, depozitat bankare! Por, edhe duke kujtuar sa ishin qiratë e banesave në nëntor 2020 e sa janë në nëntor 2024.
Pra, duke bërë secili votues bilancin “sa kam fituar unë si qytetar gjatë 4 viteve të shkuar nga qeverisja Biden- Harris? Më janë rritur gati dyfish shumica e çmimeve dhe kostoja e jetesës? Atëherë nuk ia jap votën Kamala Harrisit dhe do të votoj për Donald Trump. Ky, në mandatin e tij si president, më 2016-2020, ishte i suksesshëm në fushat e ekonomisë e të mirëqenies...Çmimet ishin gati dyfish më të ulta se sot, më 5 nëntor 2024...! Si qytetar shpenzoja më pak e kurseja më shumë për në bankë e për të ardhmen...!” Pra, jeta e përditshme, bindja dhe vota politike e partiake në AMERIKË dhe në vendet e tjerë të zhvilluar edhe për nga nivelet e emancipimit qytetar, politik, demokratik..., janë së pari ekonomi e llogari! Ndërsa tek ne prej 80 vitesh mbi njeriun, qytetarin, mirëqenien masive, Shqipërinë, mbi demokracinë dhe drejtësinë e vërtetë..., janë "partia dhe kryetari i zemrës", edhe pse na kanë mashtruar e vjedhur sy më sy me premtime rrense për 67 apo 80 vjet!?
Prandaj Amerika është AMERIKË dhe Shqipëria "Shqipëri..."!!! Mes shqiptarëve, nëpër ambiente familjare, në lokale e stola lulishtesh..., qysh nga data 6 nëntor 2024 ka shpërthyer më me masivitet debati se sa e si do të ndikojë fitorja dhe presidenca e Trumpit për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan? Kuptohet lehtë se disa, sidomos “ të majtë” denbabaden apo qysh nga 8 nëntori 1941, 29 nëntori 1944, 23 qershori 2013..., ato që nuk mendojnë e guxojnë t’ia kërkojnë Edi Ramës për 11 vjet ia kërkojnë Donald Trumpit, t’ua realizojë për 1 vit apo për 4 vjet???!!! Mendje shqiptare me ligësi, edhe ndaj vetes dhe vendit tënd, hashiqare...!? Ose: "mungesë mendjeje" fare! Shkurt e SHQIP: Kjo Shqipëri, ky popull, kjo klasë politike, qeverisje, demokraci, drejtësi..., përbëjnë një thesar të pashtershëm partishmërie fanatike e të verbër, çudirash, paradoksesh, skandalesh...! Gjithsesi, procesi zgjedhor dhe fitorja e pastër e Donald Trump më 6 nëntor 2024 janë një leksion demokracie e qytetarie, emancipimi politik, sidomos për ne shqiptarët.
Të shpresojmë, se do ta kujtojnë dhe do t’i zbatojnë mësimet e këtij leksioni konkret në zgjedhjet parlamentare të pranverës 2025 shumica e votuesve në Shqipëri, të djathtë, të majtë, të pavarur...!Së pari e mbi të gjitha, duke pasur më në fund zgjedhje me të vërtetë të lira, të pastra, të ndershme dhe me sytë në ballë e mend në kokë nga shumica e votuesve të të tre grupimeve apo palëve, kur të ndodhen para kutive të votimit apo pajisjeve, ata që do të votojnë në formë elektronike...! Tejet e vështirë, thuajse e pamundur e më afër një ëndrre të parealizueshme, por siç është thënë e shkruar, shpresa vdes e fundit...! Natyrisht, nëse na ndihmon edhe ZOTI në qiell dhe AMERIKA e Donald Trump në tokë, që të mos na rindodhë kushedi për të satën herë gjëma vetëvrasëse, që me mendje e duar shqiptare, para syve dhe hundëve tanë si dhe vëzhguesve, ambasadorëve, misionarëve diplomatikë të SHBA-së e të vendeve kryesore të Bashkimit Evropian (BE-së), të na vritet edhe kjo shpresë tepër e vakët apo fare e pakët...!