Donald Trump e kuptoi se suksesi varet nga dora Hyjnore

Opinione

Donald Trump e kuptoi se suksesi varet nga dora Hyjnore

Nga: Rexhep Torte Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 10:36
Autori Rexhep Torte

Kosova dhe shqiptarët janë besnike e palëkundur ndaj SHBA-ve dhe presin që pas 20 janarit 2025 Donald Trump dhe administrata e tij përkundër prioriteteve, Kosova të jetë pasqyra e veprimeve të SHBA-ve ndaj të drejtës së Kosovës për lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integriteti e saj territorial karshi kërcënimeve të Serbisë gjenocidale dhe hegjemoniste.

Donald Trump tani do ta ketë rastin t’u tregojë Kosovës dhe mbarë shqiptarëve se Kosova e ka të drejtën dhe të vërtetën e saj për t’i thënë stop Serbisë gjenocidale në aspiratat e saj mesjetare për ta ri okupuar Kosovën dhe për ta krijuar “Botën Serbe” në Ballkan.

Serbia gjenocidale “Botën Serbe” mund ta krijojë në Karpatet e Rusisë, prej ku serbët si hordhi të egra erdhën në Ballkan dhe më së shumti u ngulitën në trojet autoktone shqiptare.

Në të gjitha gërmiet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët. Kishat e Manastiret Orthodikse Serbe në Kosovë fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare të ndërtuara dhe të mbrojtura nga shqiptarët, të cilat serbët i okupuan, ua ndryshuan pamjen dhe i përvetësuan. Për këtë ekzistojnë edhe fotografi ku shihen besimtarët shqiptarë në oborret e kishave me veshje kombëtare shqiptare.

Donald Trump tani e ka rastin ti tregojë botës që SHBA-të t’i thonë Rusisë gjenocidale t’i ndërpret sulmet ushtarake vdekjeprurëse dhe t’i ndërpret synimet e saj okupuese ndaj Ukrainës.

Ti tregojë botës se SHBA-të janë në gjendje ta ndërpresin konfliktin e ashpër luftarak në Lindjen e Mesme duke vënë në zbatim vendimin themelues të SHBA-ve, të Anglisë dhe të OKB-së të vitit 1948 që në territorin e Palestinës të krijohen dy shtete, Shteti i Izraelit dhe Shteti i Palestinës për të jetuar në paqe e siguri njëri pranë tjetrit pa e rrezikuar paqen në Lindjen e Mesme dhe në tërë botën.

Donald Trump tani president i porsazgjedhur i SHBA-ve gjatë fushatës së tij parazgjedhore dha premtime të mëdha të cilat edhe mund të realizohen, por për këtë nevojitet emërimi i një Kabineti qeveritar, i cili cilët duhet të punojnë në shërbim të drejtësisë dhe sigurisë dhe paqes, e jo të udhëhiqet nga egoja personale negative hakmarrëse dhe nga interesat e tyre karrieriste dhe materialiste vetjake dhe në dëm të SHBA-ve dhe popujve tjerë.

Një veprim dhe sukses i këtillë do t’ia siguronte presidentit Donald Trump reputacionin e një personaliteti të shquar pozitiv në historinë e SHBA-ve dhe në historinë botërore.

Mbrëmjen e 5 nëntorit 2024 kur po arrinin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga vendvotimet e votuesve, Donald Trump ndodhej në Shtabin zgjedhor të Republikanëve ku po i ndiqte rezultate e votimit.

Në momentin kur numërimi i votuesve dëshmoi se Donald Trump është në epërsi ndaj Demokrates Kamala Harris, fjalia e parë me të cilën Donald Trump ju drejtua votuesve ishte, “Falënderoj Zotin që ma dhuroi fitoren dhe mundësinë që të jem për herë të dytë President i SHBA-ve…. ”

Kjo thënie e fuqishme, kuptimplote shpirtërore që doli nga goja e Donald Trumpit 78 vjeçar, para sfidave që e presin në rrugën e tij si president i SHBA-ve në katër vitet e ardhshme, për mua si gazetar i moshës 81 vjeçe, që më shumë se 60 vite i kam kaluar në gazetari hulumtuese dhe në këtë moshë ende nuk po shkëputem nga gazetaria, i hedh poshtë të gjitha spekulimet, etiketimet dhe frikësimet se Donald Trump do të jetë hakmarrës, vendimprerës, i padrejtë dhe autoritar në zgjidhjen e problemeve kyçe dhe jetike për njerëzimin, dhe sidomos për shuarjen e vatrave të luftës dhe të krizës në botë.

Unë me tërë qenien time besoj në Zotin Krijues, dhe e kam bindjen se pa marrë parasysh besimin fetar të secilit prej nesh, duhet ta dimë se Zoti është krijuesi i njerëzimit, i botës shtazore, bimore dhe ujore, dhe se në jetën e përtejme secili prej nesh para Zotit do të japim llogari për veprimet tona të mira apo të liga gjatë jetës së në këtë botë.

Falënderimi i Donald Trumpit drejtuar Zotit për fitoren e zgjedhjeve tregon se Donald Trump e ka kuptuar se për atë personalisht dhe për tërë miqtë e tij miliarderë, Zoti është mbi të gjithë, për vetë faktin se asnjëri prej njerëzve nuk e ka mundësinë t’i ikën ndonjë sëmundjeje të rëndë eventuale, t’i ikën vdekjes, t’i ikën tragjedisë eventuale apo ta merr me vete pasurinë multi miliardësh në jetën e përtejme pasi të ketë ndërruar jetë!

Nga cilido kënd që ta analizojmë këtë çështje njeriu që beson në Zot duhet që zemrën dhe shpirtin e tij ta ketë të mbushur me fisnikëri dhe mëshirë, që janë garanci se ai do të përpiqet maksimalisht me tërë qenien e tij që edhe të tjerëve t’u sigurojë jetë dinjitozëe dhe pa kanosje e rreziqe.

Presidenti Dobald Trump tashmë në pleqëri shpresoj se e ka prirjen, moshën dhe pjekurinë e tij të besojë fuqishëm se veprimet e tij të suksesshme varen vetëm nga Zoti që është i vetmi përcaktues i jetës, sëmundjes, i fatkeqësive dhe i vdekjes.

Nga kjo nuk mund të shpëtojë askush pa përjashtim, qoftë president apo miliarder, dhe kjo u dëshmua edhe në atentatin që iu bë Donald Trumpit muajin e kaluar gjatë fushatës së tij zgjedhore ku falë Zotit shpëtoi mrekullisht.

Joe Biden-Presidenti i SHBA-ve dhe Departamenti Amerikan i Shtetit gjatë këtij katërvjeçari që po e lëmë pas, u treguan të vakët, të paaftë dhe dyfytyrësh, sidomos karshi Kosovës, dhe e favorizuan padrejtësisht Serbinë gjenocidale.

Administrata e Joe Biden e pranoi kriminelin Marko Gjuriq ambasador të Serbisë gjenocidale në SHBA, i cili në vitin 2008 ishte organizator i protestave në Beograd kundër SHBA-ve dhe i cili ia vuri flakën ambasadës së SHBA-ve në Beograd.

Antony Blinken, Mathew Palmer, Gabriel Escobar, James O’Nill, Christopher Hill-ambasador i SHBA-ve në Beograd dhe Jeffrey Hovenier-ambasador i SHBA-ve në Prishtinë, hapur e mbajnë anën e Serbisë gjenocidale dhe po e favorizojnë Serbinë gjenocidale karshi Kosovës viktimë shekullore e Serbisë hegjemoniste.

I njëjti konstatim vlen edhe për Bashkimin Evropian dhe për Ketrin Eshton, Johanes Hahn, Fredrika Mogherimi, Joseph Borrell e Miroslav Lajçak në dialogun e stërzgjatur Kosovë-Serbi, që filloi si dialog teknik dhe me shantazhimet nga Serbia dhe BE-ja u shndërruar në dialog politik për ta dëmtuar Kosovën.

Çfarë efekti pozitiv mund të pritej nga ky dialog Kosovë-Serbi, kur Serbia gjenocidale nuk po e hiqen nga Kushtetuta e saj formulimin se Kosova dhe “Metohija” janë territore të Serbisë. Kur Serbia gjenocidale nuk po i hapën arkivat e luftës ku me përpikëri janë shënuar skenarët dhe planet e gjenocidit që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Çfarë efekti pozitiv mund të pritet nga ky dialog, kur Serbia gjenocidale nuk po e zbaton asnjë nga 39 marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Kur BE-ja vitin që shkoi në dialogun Kosovë-Serbi e imponoi Planin Franko-Gjerman dhe Aneksin e tij i Zbatimit, të cilin Serbia me arrogance dhe mospërfillje nuk po e firmos, dhe i cili plan synon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohjen e ndërsjellë që duhet të ishte shtylla kurrizore e këtij dialogu.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq ndaj SHBA-ve dhe BE-së po sillet si prostitutë, duke i shfrytëzuar ndihmat financiare nga SHBA-të dhe BE-ja, por duke mos i vënë sanksione Rusisë dhe duke i forcuar gjithnjë marrëdhëniet më Rusinë e Kinën, që dëshmohet me vizitat e ndërsjella dhe me armatimin që Serbia gjenocidale po e blen nga këto dy shtete, si edhe gatishmërinë e Serbisë gjenocide për të qenë edhe anëtare e BICS-it-bllokut anti SHBA ku marrin pjesë Rusia, India, Koreja e Veriut, Afrika e Jugut dhe Brazili.

Të rikujtojmë se në agresion të fundit në vitet 1998/99 Serbia gjenocidale me qëllim të kryerjes së spastrimit etnik të shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm vrau dhe masakroi mizorisht 15 mijë shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive, në mesin e tyre edhe të 1500 fëmijëve, në mesin e tyre edhe të foshnjave duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale gjithashtu dhunuan në mënyrë shtazarake 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare. Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1650 djelmosha shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bënë shkrumb e hi Kosvën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm shqiptarë të marrin rrugën e eksodit. Serbia gjenocidale tërë këto krime i bëri për t’i dëbuar shqiptarët autoktonë dhe për ta mbushur Kosovën me serbë nga të gjitha anët.

Sulmet 78 ditësh të NATO-s ndaj caqeve serbë në Serbi, Kosovë dhe në malin e zi e detyruan Serbinë gjenocidale të tërhiqet nga Kosova dhe Kosova ta fitojë lirinë dhe pavarësinë e saj.

Serbia gjenocidale dhe kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, edhe sot e kësaj dite po e kërcënojnë Kosovën viktimë me deklaratat e tyre luftënxitëse dhe me grupet terroriste ilegale serbe siç ishin në vitin 2023 sulmet ndaj paqeruajtësve të KFOR-it ku u plagosën më shumë se 90 paqeruajtës, apo sulmi terrorist i Serbisë gjenocidale më 24 shtator 2023 të Manastiri Orthodoks Serb Banjskë në Zveçan, ku policia e Kosovës konfiskoi autoblinda serbë dhe një sasi marramendëse të armëve dhe municionit të ardhura nga Serbia.

Kosova e ka dhe po e zbaton Kushtetutën më demokratike në Evropë, e cila të gjithë banorëve të Kosovës ua garanton të drejtat dhe liritë pa marr parasysh përkatësinë etnike.

Pakica serbe në Kosovë po nxitet dhe po përdoret nga Serbia gjenocidale për ta destabilizuar Kosovën paqedashëse për qëllime ekspansioniste.

Albin Kurti është mik i sinqertë i SHBA-ve por është edhe fortesë e mbrojtjes së lirisë, demokracisë, pavarësisë dhe integritetit e sovranitetit territorial të Kosovës.

Opozita e Kosovës PDK e udhëhequr nga Memli Krasniqi, LDK e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku dhe AAK e udhëhequr nga Ramush Haradinaj qe e qeverisën Kosovën në 20 vitet e kaluara u dëshmuan tradhtarë, vëllavrasës për pushtet, vrasës të gazetarëve për fjalën e vërtetë dhe hajna multi milionësh.

Kjo opozitë tani që në Kosovë ka filluar fushata parazgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025, me mashtrime dhe premtime boshe mundohet të rikthehet në pushtet, jo në të mire të Kosovës, por për ta shpëtuar pasurinë e vjedhur multi milionëshe dhe për t’i shpëtuar ligjit që po e paralajmëron Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Kosovë, Byro të cilën kjo opozitë po mundohet me të gjitha mënyrat ta pengojë së funksionuari.

Presidenti Donald Trump do të jetë i suksesshëm në veprimet dhe qëllimet e tij vetëm nëse udhëhiqet nga drejtësia, arsyeshmëria dhe racionaliteti gjatë sfidave me problemet me të cilat do të ballafaqohet dhe vetëm nëse distancohet nga Richard Grenell, matrapazi i cili gjatë katër viteve të kaluara për shuma të madha parash siellej si ambasador i pa akredituar për ta joshur Beogradin, opozitën në Prishtinë dhe Tiranën, në dëm të çështjes shqiptare, pa e llogaritur fare reagimin që mund të shpërthejë si vullkan i fuqishëm nëse sot në shekullin e 21 cenohet padrejtësisht integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës dhe i mbarë shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat