Sa të mëdhenj kanë qenë, Ibrahimi Rugova dhe Adem Jashari, ata duhen vlerësuar duke ju ngritur shtatoret e tyre në një vend të veçantë të lirisë së Dardanisë për të rrezatuar nëpër të gjitha trojet etnike shqiptare
… tha në në fjalën e tij Mr. Fadil Geci
Fadil Geci, një personalitet i çështjes kombëtare, asnjëherë nuk i ka nda sakrificat e Presidentit Rugova dhe Adem Jasharit, si të vetmit që ishin të gatshëm të sakrifikojnë për Dardaninë, vetëm le të vjen liria e popullit shqiptar. Ai ndër të tjera thot, citat:
”Janë dy familje të vetme shqiptare, të cilat nuk i kanë larguar familjet e tyre dhe me vetëdije të plotë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, duke e ditur se Serbia ka plan për të bërë gjenocid mbi shqiptarët, ata që ndruan stoik dhe nuk u trembën nga makineria vrastare serbe. Për Adem Jasharin, bota e din se si ka rezistuar dhe nuk ka pranuar me asnjë kusht ta liroj truallin e tij, por ka luftuar deri sa ka dhënë jetën për pavarësinë e Dardanisë.
Njejtë do të thosha se i vetmi njeri po ashtu (Asnjëri nga anëtarët e Delegacionit në Rambuje nuk është kthyer në Kosovë), ishte Presidenti Ibrahim Rugova që e ka ditur se NATO do t’a bombardon Serbinë, ai prap me këmbëngulje dhe me vetëdije të plotë u kthye për të sakrifikuar me tërë familjne e tij të cilën e kishte në Prishtinë dhe për të mos e lënë vetëm popullin shqiptar. Ai, u kthye më 20 mars 1999, kurse NATO filloi bombardimet më 24 mars 1999, ndërkombëtarët i bënin lutje mos u kthe.
Sa të mëdhenj kanë qenë, Ibrahimi Rugova dhe Adem Jashari, ata duhen vlerësuar duke ju ngritur shtatoret e tyre në një vend të veçantë të lirisë së Dardanisë për të rrezatuar nëpër të gjitha trojet etnike shqiptare.
Koha po dëshmon për secilin se çfarë vlere ka pasur gjatë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe a mund të ju afrohemi këtyre dy figurave emblematike kombëtare, apsolutisht që jo. Unë e them me bindje të plotë se Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë dalluar nga të tjerët për aftësitë e cilësitë e tyre të veçanta fizike, mendore, morale, e që janë shquar në veprimtarinë e tyre shoqërore, politike, ushtarake, shkencore e artistike të dëshmuar tanimë me veprat e tyre konkrete” fund citati.