Dullë, u bëre vegël e Hashimit dhe Isës që shkatërruan Kosovën dhe LDK-në

Opinione

Dullë, u bëre vegël e Hashimit dhe Isës që shkatërruan Kosovën dhe LDK-në

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 17:49
Autori Faton Mehmeti

Lakmia për pushtet e ka transformuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti nga njëri i qetë në arrogant. Në fakt, Dullën askush nuk e merr seriozisht për shumë arsye, dhe ndër ato më kryesoret: Hoti nuk ka mbështetje as tek partia e tij. Edhe kur ishte kryeministër, kishte një qeveri të brishtë dhe, mbi të gjitha, pa peshë politike për t’i çuar përpara proceset. Kështu që opozita e dikurshme e tallte atë, që fatkeqësisht nuk është e favorshme për një kryeministër.

Duke u munduar t'i hyjë në qejf kryetarit të partisë, deputeti i LDK-së, para pak kohësh kishte rrahur tavolinën në një studio televizive dhe po kërkonte veprime radikale në Kuvend kundër Albin Kurtit. Për të mbajtur veten në ekuilibër, Dulla tha se është kundër metodave jo-demokratike si gazi lotsjellës dhe dhuna në Kuvend, por thotë se opozita duhet t’ia pamundësojë këtij ekzekutivi që ta qeverisë me vendin.

Pas fitores së Trump, Dulla ka marrë edhe më shumë hov, tani duke akuzuar rëndë ministrin Hekuran Murati, lidhur me deklaratat se Kosova është shkatërruar për 20 vjet. Dullës "i djeg" kjo, pasi edhe vetë ka qenë pjesë e këtij njëzetvjeçari. Ne, këtu kemi jetuar dhe e dimë shumë mirë se pushtetet e katandisura kanë punuar për vete, edhe pse ka ngrënë sanduiçë, Dulla ishte shndërruar në vegël të Isës dhe Hashimit për interesat e tyre. Nuk kishte forcën e mjaftueshme për t’i ikur tundimit të pozitës së kryeministrit për të ruajtur fytyrën.

Nuk janë rrugët zhvillim, janë fabrikat që janë shitur për hekurishte, hov kanë marrë marketet e mëdha, pas të cilave politikanët kanë pastruar para. Shëndetësia dhe arsimi kanë qenë më të mira para luftës se sa tani, e mbi të gjitha është shkatërruar ëndrra e qytetarëve se këtu mund të jetohet dinjitetshëm. Dullë, je pjesë e 20-vjeçarit famkeq; kot bërtet, se të vërtetën nuk e zhbën dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat