Në darkën e mbajtur në Shqipëri për nder të fitores së Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, disa intelektualë të djathtë shtruan një darkë në një nga restorantet e njohura në Tiranë.
Mes ish Presidentëve Mosiu dhe Topi, disa deputetëve të PDSH dhe disa ish të persekutuarve politikë nga regjimi komunist të binte në sy pjesëmarrja e shkrimtares Elena Kadare dhe ulja në qendër të kësaj tryeze e ish Ministrit të shtetit shqiptarë Et’hem Ruka, i cili njëheresh ka qenë pedagog dhe deputet i Partisë Socialiste.
Duke i hedhur një sy wikipedisë për të shkruhet:
Prof Dr. Ethem Ruka ka lindur në Turan të Tepelenës, më 8 dhjetor 1947. Ai është profesor në Biologji dhe mban leksione qysh prej vitit 1971 e deri më sot. Profesor Ruka ka një karrierë të pasur e të gjatë akademike e politike. Gjithashtu aty theksohet se Prof. Dr. Ethem Ruka ka një karrierë politike të suksesshme.
Çfarë tregon se ka qenë dhe është një figurat më të besueshme të spektrit të majtë në Shqipëri. Për gati 25 vite ai ka qenë në forumet më të larta drejtuese të Partisë Socialiste, ka qenë 17 vite deputet i saj në Kuvendin e Shqipërisë dhe katër herë ministër në vitet 1997-2005. Sot punon si Rektor i Universitetit Jopublik “Luarasi” në Tiranë.
Funksionet e tij të larta ekzekutive që ka mbajtur janë:
• Ministër i Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës (1997-2001), • Ministri i parë i Mjedisit (2001-2002) • Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit (2002-2003 ) • Ministër i Mjedisit (2003-2005).
Presidenti Trump që nuk e lidh asgjë me të majtën në Amerikë, dhe përfaqëson të djathtën konservatore jo vetëm në SHBA, por ka luftuar dhe lufton komunizmin edhe në mbarë ruzullin tokësor.
Ajo që më uli për të hartuar këtë material publicistik janë dy arsye. Habia se çfarë gjen të përbashkët Elena Kadare me Presidentin Trump, ndërkohë që si mike e afërt me Kryeministrin e së majtës shqiptare Edi Rama, gëzon privilegje e pension të veçantë prej tij dhe vajza e saj ka gjithë jetën që qarkullohet si ambasadore e Shqipërisë nëpër botë.
Dhe e dyta çuditemi se si për nder të fitores së Presidentit Trump, i devotshmi i së majtës shqiptare E'them Ruka, pranon e ulet në një tryezë me të djathtët e Shqipërisë!
Në mbështetje të kësaj po i referohem një komentuesi të medias online, i cili mes të tjerave thotë:
"Mirë të tjerët, se kanë qenë të "persekutuar" të komunizmit ose kripto të djathtë, që nuk kanë pasur asnjë faj dhe atëhere i kishin keqkuptuar (që nga Elena, e deri tek themeluesi i PD Xhep Uka, presssor në ILB Kamëz, në kohën e "diktaturës komuniste", ndonëse unë e paskam ditur gabim për 30 vjet, se të tjerë kanë qenë), por Ruka si i majtë që ka qenë ç'kërkon mes tyre; apo e ka ngarkuar Partia si përfaqësues të saj. Këta janë të çuditshëm, "ngatërrojnë" gjithnjë shtetin, qeverinë dhe partinë. Qeveria, ndonjëherë, mban qëndrime të ndryshme nga ai i partive, sidomos në rastin konkret. Kjo jepet me deklarata zyrtare përshëndetëse, ku duket fryma nga një kryeministër i majtë. Po me birra e shampanja, nga një përfaqësues i së majtës (!?), bën hipokritin".
Dhe kjo është më se e vërtetë, sepse në vitin e errët të 97' kur në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës u emërua ministër E'them Ruka, pushoi dhe largoi menjëherë nga ajo Ministri katër zyrtarë të djathtë, ish të persekutuar politikë nga regjimi komunist.
Ja pra këtu qëndron hipokrizia e shokut E'them Ruka....