Kundërpërgjigje kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit

Opinione

Kundërpërgjigje kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Gabim e keni i nderuar kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, askujt më si intereson gjuha shqipe, përveç ekzistencës sociale dhe ekonomike, nuk të dëgjon më askush për mbrojtjen e gjuhës shqipe, edhe fëmijët 4-5 vjeçarë më nuk flasin shqipen po anglishten. Kurrkujt nuk ua ndien për shqipen tënde 22 vjeçare në qeveri.

Para se ta mbrojnë shqipen tënde shqiptarët së pari duhet të mbrohen ndaj njëri tjetrit, vëllai vëllain nuk e do, burri gruan nuk e do e gruaja burrin nuk e do e ky zotëria i BDI-së kërkon nga shqiptarët të mbrohet gjuha shqipe, shoku shokun nuk e do, fëmijët prindërit nuk i duan, komshiu komshiun nuk e do, të afërmit e gjakut, fisi e farefisi nuk duhen njëri me tjetrin, shqiptarët nuk e duan dhe vetëveten e ky zotëria i BDI-së kërkon nga shqiptarët të mbrojnë gjuhën shqipe.

Teoria dhe praktika politike e shqiptarëve ka treguar se shqiptarët sa janë të varfër mbahen "patriotë" sa përballen me para të majme harrojnë patriotizmin.

"Patriotizmi" i shqiptarëve është derisa nuk kanë fituar 100 mijë euro, po qe s'e mbrrin shifrën e 100 mijë eurove harron patriotizmin, njësoj sikurse që e harruat ju i nderuar Ali Ahmeti "patriotizmin" e qeverisjes suaj 22 vjeçare.

Ju dhe BDI-ja juaj i keni mësuar qytetarët shqiptarë që më shumë ta duan lekun, denarin, euron dhe dollarin sesa gjuhën shqipe tuaj.

Patriotizmat e Ali Ahmetit, Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj, Ilir Metës dhe Edi Ramës i kanë mësuar shqiptarët se "patriotizëm" i vërtetë është leku, denari, eurot e dollari, kurrsesi kombi dhe gjuha shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat