Lee Zeldin emërohet të jetë administrator i EPA

Opinione

Lee Zeldin emërohet të jetë administrator i EPA

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 12 nëntor 2024 Në ora: 15:12
Trump dhe Lee Zeldin

Lee Zeldin i kërkoi Blinken-it informacione specifike për vendimin ndaj Berishës, duke e cilësuar ish-liderin demokrat si aleat të George Bush dhe kundërshtar të George Soros.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka zgjedhur ish-kongresistin e Nju Jorkut, Lee Zeldin për të udhëhequr Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit.

“Lee, me një sfond shumë të fortë ligjor, ka qenë një luftëtar i vërtetë për politikat America First”, tha Trumpi në një deklaratë. "Ai do të sigurojë vendime të drejta dhe të shpejta derregulluese që do të miratohen në një mënyrë për të çliruar fuqinë e bizneseve amerikane, duke ruajtur në të njëjtën kohë standardet më të larta mjedisore, duke përfshirë ajrin dhe ujin më të pastër në planet. Ai do të vendosë standarde të reja mbi rishikimin dhe mirëmbajtjen mjedisore, që do t'i lejojë Shtetet e Bashkuara të rriten në një mënyrë të shëndetshme dhe të mirëstrukturuar."

Zeldin, i cili gjithashtu kandidoi për guvernator të Nju Jorkut kundër Andrew Cuomo në 2022, konfirmoi se atij i ishte ofruar puna si administrator i EPA-s përmes një postimi në X.

“Është nder të bashkohem me kabinetin e Presidentit Trump si administrator i EPA-s”, shkroi ai. "Ne do të rivendosim dominimin energjetik të SHBA-së, do të rigjallërojmë industrinë tonë të automobilave për të rikthyer vendet e punës amerikane dhe do ta bëjmë SHBA-në lider global të AI. Ne do ta bëjmë këtë duke mbrojtur aksesin në ajër dhe ujë të pastër."

Një korrespondencë letrash zyrtare mes Departamentit Amerikan të Shtetit dhe kongresmenit republikan, Lee Zeldin, gjatë muajit qershor 2021, i kërkoi Sekretarit të Shtetit Athony Blinken arsyet e shpalljes non-grata të ish-lideri demokrat, Sali Berisha. 

Letra e Zeldin

Kongresmeni republikan, përmes një shkrese zyrtare do i kërkonte më 8 qershor (2021)informacion DASH-it lidhur me shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha, non grata.

Ai ia dërgoi letrën komisionit të ligjeve në DASH.

Kjo kërkesë erdhi pas pyetjeve që i drejtoi në Kongres, Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Lee Zeldin i kërkoi Blinken-it informacione specifike për vendimin ndaj Berishës, duke e cilësuar ish-liderin demokrat si aleat të George Bush dhe kundërshtar të George Soros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat