(Keq)edukata represive gjinore në shkolla!

Opinione

(Keq)edukata represive gjinore në shkolla!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 10:42
Zejnullah Jakupi

Albin Kurti fajtor pse BE po kërkon reforma, pra edhe në planprograme dhe lëndët mësimore.

Në mbrëmje, më 13 nëntor 2024 u diskutua tema më sensitive në shoqëri „Edukata seksuale në shkolla“. Temë debati kishte Rubikon Rubikon me Adriatik Kelmendin, Debat Plus, Konfront dhe natyrisht në kuvendin e Kosovës i inicuar dhe tematizuar nga deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica të cilët janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, për t'iu bashkuar koalicionit Lista për Familjen, të Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.

Në debat, përveç z. Rrahmani përgjigjësisht ishin dakord se duhet të ketë lëndë të tillë në planprogramet shkollore.

Pra, Kosova duhet t´tejkalojë disa sfida e këto janë pos kodit civil pra edhe tema e edukimit seksual në shkolla, siç i kanë natyrisht shkollat në Gjermani dhe shtetet tjera ku në shkolla në lëndën e biologjisë mësohet për edukimin në fjalë.

Kjo temë në Kosovë po përdoret për ta sulmuar qeverinë dhe po kërkojnë dorëheqjen e ministres z. Nagavci.

Natyrisht se këto tekste - përmbajtja e këtij kontentit duhet të rishqyrtohen dhe t´i përshtaten specifikave vendore duke rrespektuar deri diku edhe normat dhe vlerat e shoqërisë dhe kjo temë sikur tangon dhe inicon konflikt shoqëror.

Duhet thënë se në shkollat në Gjermani për edukimin seksual nxënësit mësojnë nga klasa e 6-të, natyrisht diku edhe nga klasa e 4, por natyrisht do të duhet të ishte nga klasa e 6-të. Kurrikula, besoj si ajo në Kosovë dhe në vendet tjera bazohet në marrëveshjet përkatëse ndërkombëtare. Kështu e ka përcaktuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cila e përkufizon shëndetin seksual si një "gjendje të mirëqenies fizike, emocionale, mendore dhe sociale të lidhur me seksualitetin" dhe shpjegon më tej:

“Shëndeti seksual kërkon një qasje pozitive dhe respektuese lidhur me seksualitetin dhe marrëdhëniet seksuale si dhe mundësinë për aktivitet seksual të këndshëm dhe të sigurt si dhe përvoja të lira pa ngarkesa nga shtypja, diskriminimi dhe dhuna (OBSH, 2006).

Natyrisht citat i OBSH-së i dedikohet moshës madhore...

Preokupimi me temat seksuale dhe marrëdhëniet ndërpersonale e formëson këtë. Rritja e fëmijëve dhe të rinjve, janë tema, janë pjesë e jetës së përditshme shkollore.

Në të njëjtën kohë, shkolla është ligjërisht e barabartë me prindërit kur bëhet fjalë për edukimin seksual - ajo ka për detyrë t'u mundësojë fëmijëve dhe të rinjve të merren me përgjegjësi me dashurinë, seksualitetin dhe marrëdhëniet. Gjithashtu në lidhje me
respektimin e kufijve dhe mbrojtjen nga dhuna seksuale. Prandaj, mësuesit dhe profesionistët e tjerë të arsimit duhet të jenë të besuar të kualifikuar për nxënësit.

Megjithatë, ata shpesh nuk janë mjaftueshëm të kualifikuar ose kanë pengesa personale për këtë temë lidhur me trajtimin profesional të seksualitetit në një kontekst shkollor. Natyrisht karakteristikat, qëndrimet dhe përvojat ndikojnë në kompetencën arsimore.

Edukata seksuale në shkolla është një formë edukimi që synon t'i japë nxënësve njohuri, aftësi dhe qëndrime të shëndetshme në lidhje me seksualitetin, marrëdhëniet, dhe kujdesin për shëndetin riprodhues. Ky lloj edukimi është i rëndësishëm për të ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë qëndrime dhe sjellje të përgjegjshme, duke promovuar shëndetin fizik dhe mendor, si dhe respektin dhe barazinë në marrëdhënie.

Përfitimet e Edukatës Seksuale në Shkolla

1. Programet e edukatës seksuale që përfshijnë informacion të saktë për mbrojtjen nga shtatzënia dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) ndihmojnë të rinjtë të marrin vendime të informuara dhe të përgjegjshme, gjë që mund të zvogëlojë sjelljet e rrezikshme.

2. Pa një edukim të strukturuar, të rinjtë shpesh marrin informacion nga burime jo të besueshme ose të pasakta, si interneti ose bashkëmoshatarët. Edukata seksuale i jep mundësi nxënësve të marrin njohuri të sakta dhe të bazuara në fakte.

3. Edukata seksuale ndihmon në zhvillimin e aftësive për marrëdhënie të shëndetshme dhe respektuese, duke përfshirë respektin për kufijtë personalë dhe barazinë mes partnerëve.

4. Kur të rinjtë marrin edukatë të përshtatshme dhe të plotë për seksualitetin, ata janë më të prirur të zhvillojnë një vetëvlerësim të shëndetshëm dhe të ndihen më të sigurt në vendimet e tyre.

Modelet e Edukatës Seksuale

1. Edukimi abstinencial: Ky model përqendrohet në promovimin e abstinencës si mënyra e vetme për të shmangur shtatzëninë dhe IST-të. Megjithatë, studimet tregojnë se edukata vetëm me fokus abstinencën mund të jetë më pak efektive, pasi nuk ofron informacione të mjaftueshme për situata të tjera që të rinjtë mund të përballen.

2. Edukata gjithëpërfshirëse: Ky model përfshin një qasje më të gjerë, duke i informuar të rinjtë për abstinencën, metodat e kontracepsionit, IST-të, konsentin (pëlqimin) dhe marrëdhëniet e shëndetshme. Studimet sugjerojnë se ky model është më efektiv në reduktimin e sjelljeve të rrezikshme dhe në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.

Sfidat dhe Kritikët e Edukatës Seksuale

• Rezistenca kulturore dhe sociale: Në shumë shoqëri, veçanërisht ato me vlera tradicionale, ka rezistencë ndaj përfshirjes së edukatës seksuale në shkolla, pasi kjo shihet si diçka që duhet trajtuar në familje.

• Mungesa e burimeve dhe trajnimit: Shumë shkolla përballen me mungesë të materialeve të përshtatshme ose trajnimit të stafit për të ofruar edukatë seksuale të saktë dhe me cilësi të lartë.

• Mbështetja e pamjaftueshme institucionale: Disa sisteme arsimore nuk kanë politika të qarta për edukatën seksuale, duke rezultuar në një mungesë të standardizimit të cilësisë së programeve në shkolla të ndryshme.

Rekomandime për Edukatën Seksuale Efektive

1. Përfshirja e prindërve dhe komunitetit: Për të kapërcyer rezistencën kulturore dhe për të krijuar një përvojë të mirë edukative, është e rëndësishme të përfshihen prindërit dhe të ketë bashkëpunim me komunitetin.

2. Zhvillimi i programeve gjithëpërfshirëse: Një program i balancuar që përfshin njohuri mbi seksualitetin, marrëdhëniet dhe shëndetin riprodhues është më efektiv dhe i dobishëm për të rinjtë.

3. Trajnimi i mësuesve: Trajnimi i duhur për mësuesit ndihmon që edukata seksuale të jepet në mënyrë të përshtatshme, të saktë dhe të ndjeshme ndaj nevojave të nxënësve.

Edukatat seksuale cilësore kanë një ndikim të rëndësishëm në mirëqenien dhe zhvillimin e shëndetshëm të të rinjve. Shumica e studimeve sugjerojnë se qasja gjithëpërfshirëse ka rezultate më të mira në krahasim me qasjet e tjera, duke ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë qëndrime dhe sjellje të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme.

Teza represive - iluzioni

Evropa, kafshatë që nuk kapërdihet është or vëlla mjerimi !!!

Filozofi francez M. Foucault shpjegon se njohja e një epoke përcaktohet nga një "sistem" rregullash të nënkuptuara, të cilat ai i quan "épistémè" dhe që kushtëzojnë shfaqjen e disa diskurseve. Pas një analize historike të këtyre sistemeve, ai arrin në përfundimin se ideja e "njeriut" po zhduket.

Athua Albini fajtor?! Me Albinin apo me opozitën impulzive po ndodhë një shpërthim diskursiv, i cili po ndizet rreth gjinisë, pra, LDK, PDK, AAK, AKR, NISMA, PSD duke aplauduar për “Shoqëritë moderne e paskanë futur seksin në zonën e arrësirës, por që flasin për të pandërprerë dhe për të ashtu duke pohuar misterin”, si do thoshte M.Foucault.

As tash me LVV -në  nuk po thuhet më pak, përkundrazi. Por këta po e thonë ndryshe, janë njerëz të ndryshëm,të cilët e thonë nga këndvështrime të tjera, apo vallë për efekte të tjera. Megjithatë, tabuizimi sipas Foucault i një mënyre të përgjithshme i të të folurit arrihet përmes diskurseve të specializuara të cilat zënë vend në sferën e ndikimit të vetë pushtetit, si dhe në rezistencën ndaj tij, si në mjekësi, psikiatri, në Sistemin e drejtësisë penale, në institucionet arsimore dhe në diskurse në intensifikimin e të folurit të pahijshëm M. Foucault thotë: “(…) këto kontrolle synojnë t'i mbrojnë, veçojnë dhe parandalojnë ato i sinjalizojnë rreziqe kudo, bëjnë thirrje për vigjilencë, kërkojnë diagnoza, grumbullojnë raporte dhe organizojnë terapi; ata e bëjnë seksin një gjë pikë të rrezatimit të diskurseve dhe  (bëjnë) rritjen e ndërgjegjësimit të dikujt duke e paraqitur si rrezik të vazhdueshëm, i cili nga ana tjetër rrit nxitjen për të folur.”

Mekanizmat e pushteti (edhe kërkesa nga BE) e mbështetën/formësuan këtë imperativ, duke e treguar si “interes publik”, sepse çdo gjë, duke përfshirë seksin, duhet të integrohet në sistemet e dobisë dhe “nevoja” për të “kuptuar” popullsinë si problem ekonomik dhe politik çon në një diskurs që fokusohet njëkohësisht në sjelljen seksuale të popullatës, i kërkohet të bëjë analiza dhe objektivi i gjinisë dhe (seksi) bëhet objekt i ndërhyrjeve (Foucault 1983: 32).

Sikur e dëshmoi debati në TV dhe në opinion publik kundërshtim ndaj futjes së lëndës edukata seksuale në shkolla lind - i prodhuar nga pushteti/diskursi/dija dhe e ngjashme me këtë natyrisht do të thonin lobistët religjioz se bëhet prodhimi" i delikuentëve - bota e perversëve.Perversët apo anomalitë duhen kuruar dhe prandaj “u detyrohet ilaçi. Nuk dihet nëse kjo edukatë nuk çon në shfuqizimin, mbrojtjen e fëmijëve apo, më tepër shpie te “prodhimi” i perversiteteve.

Spiralet e pandërprera të pushtetit sipas Foucault dhe dëshirës vizatohen rreth trupave dhe gjinive; Pushteti kap dhe mbështjell trupin seksual.(…) Dëshira shpërndahet nga fuqia e pushtetit që po e përndjek; pushteti ankoron dëshirën apo vallë "provokon"?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat