Enver Hoxha si mit dhe idol i shqiptarëve në kontekstin e ish Federatës Jugosllave

Opinione

Enver Hoxha si mit dhe idol i shqiptarëve në kontekstin e ish Federatës Jugosllave

Nga: Merxhan Jakupi Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 13:25
Autori Merxhan Jakupi

Winston Churchill, në memoaret e tij shkruan se popujt e vegjël merren me mite, kulte dhe idole dhe shumë shpejt bëhen pre e idealeve, doktrinave të prijësve, liderëve të tyre. Krejt në fund këta liderë shndërrohen tërësisht në kulte dhe idole. Ky fenomen është i pranishëm gjatë tërë kohës edhe tek popujt lindorë dhe te popujt e Ballkanit. Popujt e Ballkanit, pas Luftës së Dytë Botërore shumë lehtë u indoktrinuan në ideologjinë marksist-leniniste. Mbetet paradoks më vete, që edhe pas gjysmë shekulli, në shekullin XXI, popujt e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të merren me mite, idole dhe kulte.

Winston Churchill, në memoaret e tij shkruan se popujt e vegjël merren me mite, kulte dhe idole dhe shumë shpejt bëhen pre e idealeve, doktrinave të prijësve, liderëve të tyre. Kjo prirje, krejt në fund i shndërron prijësit në idhuj, kulte dhe idole.

Ky narracion dhe fenomen është i pranishëm gjatë tërë kohës edhe tek popujt lindorë dhe te popujt e Ballkanit. Popujt e Ballkanit, pas Luftës së Dytë Botërore shumë lehtë u indoktrinuan në ideologjinë marksist-leniniste. Te shqiptarët, gjithashtu, lideri komunist Enver Hoxha u shndërrua në kult, idol dhe mit për pjesë më të madhe të kombit.

Te popujt jugosllav, lideri komunist më liberal Tito u shndërrua në një kult dhe idol, ndërkohë që edhe shteti mori epitetin Jugosllavia e Titos. Po ashtu dhe për popullin bullgar dhe rumun, liderët e tyre, Todor Zhivkov dhe Nikolla Çaushevsku ishin idole, idhuj dhe kulte.

Te popujt e Europës Lindore, në Poloni, Çekosllovaki dhe Hungari, pas Luftës së Dytë Botërore, u mbajtën zgjedhje plurale, ndërsa fituan paritë e majta social- demokrate dhe liberale. Më vonë, Stalini imponoi aleatët e vetë, duke i rrëzuar me tanke liderët demokratë që i kishin zgjedhur popujt në këto shtete. Në Ballkan liderët komunist, duke përjashtuar Titon, liderët tjerë, Hoxha. Çaushevsku dhe Todor Zhivkov, ishin tiranë dhe despotë të egër.

PRIJËSI UTOPIK DHE IMAGJINAR

Prijësi komunist shqiptar i Shqipërisë komuniste, më tepër se dyzetë vite sundoi gjysmën e kombit nëpërmjet një diktature të egër dhe bizare. Është paradoks më vete se si Enver Hoxha, për gjysmën e popullit që jetonin në federatën jugosllave, u shndërrua në një prijës të adhuruar, në mit, idol dhe kult. Ta adhurosh dhe ta bësh idol, idhull dhe ikonë të kombit një lider dhe diktator, të panjohur, pa e përjetuar diktaturën e egër dhe famëkeqe të tij, mbetet një utopi dhe imagjinatë për gjysmën e kombit në Kosovë, Maqedoni dhe trojet tjera shqiptare. Enver Hoxha mbeti gjer në fund të shembjes së komunizmit, idhulli, miti dhe idol i një pjese të madhe të kombit shqiptar.

Pas shembjes së kultit të prijësit komunist Enver Hoxhës, një ndër pyetjet që ka zgjuar interes për shumë studiues, politikologë dhe analistë është se po të shpërbëhej komunizmi në periudhën e Enver Hoxhës si do të vepronte prijësi-diktator?

Para dhjetë vitesh kam shkruar një artikull “Jeta e një tirani dhe fatkeqësia e një populli”, dhe në fund të pasazhit kam theksuar se diktatori më famëkeq nuk do të ndryshonte. Idetë dhe doktrina e tij mbetën të përbotshme, të pandryshueshme dhe të pavdekshme. Në fund “perandori kuq”, do ta “mprehte shpatën”, do të futej në betejë dhe nuk do të dilte i gjallë.

Në vitet e 80-ta, lideri komunist serb, organizonte mitingje, manifestime të të ashtuquajturit "Revolucioni jogurt”. Turma i shkonin prapa si kope, duke e ngritur dhe projektuar si idol, idhull dhe ikonë të popullit serb. Ambasadori gjerman në Moskë, në gazetën “Die zeit” shkruan se populli serb është popull lindor dhe se ky popull merret me mite, idole dhe kulte, duke i shndërruar prijësit dhe despotët e tyre në mesia dhe profet të rrejshëm.

IDEJA DHE PSIKOLOGJIA E TURMAVE

Popujt e lindjes, të Azisë dhe të Ballkanit, janë brenda paradigmës dhe narracionit, që mishëron idealet e udhëheqësve dhe prijësve totalitar dhe autoritar. Këta popuj, mbeten të pailuminuar, paevuluar, sidomos popujt e Ballkanit, që ishin më tepër se pesë shekuj nën Perandorinë Osmane, duke mos u përfshirë me popujt të Europës Perëndimore. Prerazi elementet e qytetërimit të këtyre popujve ballkanas ishin me mentalitet oriental.

Publicisti dhe studiuesi i Lindjes së Mesme, Boshko Jakshiç, në një panel diskutim thotë se mjerë ai popull që liderë dhe presidentë të huaj i adhurojnë dhe i bëjnë idole, mite dhe ikona. Nuk njoh popull, përveç serbëve që adhurojnë lider të huaj, që adhurojnë presidentin dhe despotin rus. Vlladimir Putin është bërë kult, idhull dhe idol i serbëve.

Ky fenomen është dhe tek boshnjakët dhe shqiptarët. Për shembull, në Sarajevë dhe qytete tjera të Federatës Boshnjake, nëpër sheshe dhe bulevarde janë portretet e presidentit turk Taip Erdogan, po ashtu edhe në Sarajevë lindore, në rrugë dhe sheshe janë të ngjitura portretet e Putinit dhe liderëve kriminelë , Karaxhiq dhe Mladiq.

Në Mitrovicën e Veriut, pankarta dhe simbole të Putinin janë në shesh. Shumë rrugë në Serbi, Republika Sërbska dhe pjesën veriore të Kosovës, në fshatra dhe lagje janë emërtuar me emrin e Vlladimir Putinit. Po ashtu edhe në Mitrovicën Perëndimore me shumicë shqiptare, shihet pankarta dhe portrete të Taip Erdogan.

Mbetet paradoks më vete, që edhe pas gjysmë shekulli, në shekullin XXI, popujt e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të merren me mite, idole dhe kulte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat