“Kombi shqiptar është vëllai i kombit amerikan”!

Opinione

“Kombi shqiptar është vëllai i kombit amerikan”!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 21:03
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Logjikisht dhe realisht nuk mund të jetë ndryshe (por, ashtu siç ka vlerësar para një shekulli(1915) ish-ambasadori amerikan George Fred Williames në librin e tij “Shqiptarët” : se “KOMBI SHQIPTAR ËSHTË VËLLAI I KOMBIT AMERIKAN”.

Këtë, së fundi, më 1999, e vërtetoi ndërhyrja ushtarake e Amerikës  (Bill Clnton ) dhe e NATO-s (Wesley K.Clark ). ku brenda operacionit bombardues “78 ditor 24 mars-10 qershor 1999 kundër forcave pushtuese çetniko-fashtiste policore, militare dhe paramilitare serbe, shpëtuan mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë”, si dhe çliruan Kosovën nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale. Ky është vallai ynë !

-Ai që të shpëton jetën, Ai është vëllai dhe miku yt, jo Ai që të mban të “lidhur” në burg,, pa bukë, pa punë, pa dritë, të varfër, të shfrytëzuar dhe të robëruar, Ai është armiku yt!

Kjo është më se vërtetë, sepse gjatë historisë së derisotme, Amerika disa herë ka shpëtuar Shqipërinë dhe kombin shqiptar, që të mos shfarosej nga gjenocidi kolonial i aleancës së sllavëve të Ballkanit (1876-2024).

Ndaj, tërësisht e mbështes këtë Deklaratë historike të George Fred Williams “(ish-ambasador i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi më 1914) në mitingun e organizuar për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar, Boston, më 7 Nëntor 1915)”. (shih në librin me titull “The shkypetares”, Boston, 1934:

 “Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare.Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë siç dashuroj Amerikën, siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria  ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqiptarëve ka forcuar kombet e tjera. E lash Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Evropës, e cila po lanë gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë kundrejt shqiptarëve, lash vendin tim zyrtar dhe iu siguroj, që unë besoj, se ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime….Tregtia e Amerikës, dhet të jetë e lirë për kombin shqiptar. që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe për shpëtimin e Shqipërisë, edhe me JETËN TIME. “

 Vërtet, se sa ishte me ndërgjegje të lartë njerëzore dhe parimore në respektimin dhe në mbrojtjen e vlerave të lirisë, të drejtësisë dhe të pavarësisë kundërjt shqiptarëve dhe Shqipërisë së copëtuar nga vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913),miku i madh i shqiptarëve dhe i Shqipërisë, George Fred Williames, shkruan, edhe akademiku ynë i shquar Prof.Dr.Rexhep Mejdani (në një Letër të hapur Gazetës “Kombi”,3 tetor 1991,f.3, e cila më pas më 1999, është përfshirë si tekst sui generis në përmbajtjen e librit “Shqiptarët” të George Fred Williams, të botuar nga Argeta-LMG, Tiranë, 1999), ku ndër të tjera, thuhet “ : … më 1914, Xhorxh Fred Uilliams ka qenë ambasador i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, ndërsa më vonë edhe vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar në Durrës (me ardhjen e qeverisë së Vidit). Për qëndrimin e tij proshqiptar ai u detyrua të jape dorëheqjen dhe të largohet nga Evropa. Megjithatë jeta e tij midis shqiptarëve la gjurmë të paharruar në ndërgjegjen e tij. Pjesë e vogël e tyre janë edhe rreshtat e këtij libri.”

Lidhur me këtë pikëpamje, sjellje dhe qendrim human njerëzor të këtij vëllau dhe miku të madh amerikan, i cili hir të mbrojtjes së të drejtave, të lirisë, të drejtësisë dhe pavarësisë së kombit shqiptar dhe të Shqipërisë, dha dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e Ambasadorit amerikan në Athinë dhe në Podgoricë, lind kjo pyetje e domosdoshme : -Athua, sot pas  85 vitesh, kur Kosova dhe Shqipëria  ndodhen prapë në rrezik nga kërcënimi i Aleancës ruso-serbe për ta ripushtuar-rikolonizuar Shqipërinë, a do të dilte ndonë kryeministër, president, kryekuvendar, ministër apo ambasador, që do të jepte dorëheqje nga postet e tyre (ashtu sikurse ambasadori amerikan George Fred Williames), nëse Kosovës dhe Shqipërisë, do t’u mohohej e drejta e bashkimit kombëtar; dekolonizimi i Preshevës, i Bujanocit dhe i Mrdvegjes; i shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, i Çamërisë në Greqi, si dhe i shqiptarëve në Maltë Zi ?

-Përgjigja është negative . Asnjë !!!

-Ky është rreziku potencial, jo presidenti i sapozgjedhur Donald Trump me administratën e tij!

Këta kolltukofagistë, karrieristë, korrupcionistë, lokalistë për pasuri enorme dhe për pushtet absolut të pakufizuar, janë  si hija e keqe, që i ndjek këmba-këmbës shqiptarët, që edhe sot, në fillimshekullin XXI(viti 2024) po dergjen në kënetat dhe moçalet e sundimit të egër kolonilist dhe militarist sllavo-bizantin ballkanik, të prirë nga Beogradi dhe Moska imperialiste, sepse ndër shqiptarë, ende s'është lindur një ambasador si George Fred Williames për të dhënë dorëheqje ndonjë  kryeministër ose ambasador derisa Serbia të mos e njeh de fakto dhe de jure Republikën e Kosovës !

 Trumpi si Bill Clinton, George W.Bush dhe Woodrow Wilson për Kosovë dhe për Shqipëri

Edhe Presidenti i ri Donald Trump do të jetë në anën e Amerikës dhe të Drejtësisë ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë, të drjetësisë dhe të pavarësisë së shqiptarëve në Ballkan, JO në anën e shtypjes, të tiranisë koloniale dhe gjenocidale  të Serbisë (1912-1999).

Prandaj, ardhjes së tij në krye të Amerikës nuk kanë pse t’i frikësohen as shqiptarët e as serbët, dhe asnjë popull në Ballkan, por duhet të frikësohen politika dhe diplomacia serbo-ruse, që pëmes Dialogut të Brukselit po lufton ta rikthejë Kosovën nën Serbinë e dikurshme kolonialiste (1912-1999). Kjo është esenca e problemit, që e pret presidentin Donald Trump të marrë vendime konkrete ligjore dhe të drejta për mbrojtjen e Kosovës së pavarur nga  Serbia kolonialiste.

Për këtë qëllim, Qeveria e Kosovës, duhet urgjentisht t’ia dërgojë këto dy dokumente presidentit Donald Trump:

…. (1) Dosja e gjenocidit serb në Kosovë, përkatësisht në Shqipërinë Lindore (1876-2024);

…. (2) Platforma unike zyrtare shtetërore (Tiranë –Prishtinë) për bashkimin kombëtar shqiptar-shkolonizimin e territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike Natyrale në Ballkan (1876-2024).

Këto dy kërkesa me peshë të jashtëzakonshme historike, kombëtare dhe shtetërore mbarëshqiptare, duhet të presin në tryezën e gjelbër të presidentit të ri amerikan, Donald Trump në Uashington, më 20 janar 2025, në mënyrë që Presidenti i Ri i SHBA-së, të vihet në dijeni se Kosova nuk është problem minoritar serb, por vetëm problem kolonial i lashtë (1912-1999).

Këto dy kërkesa, duhet të jenë bazamenti i procesit të negociatave të Qeverisë së Kosovës me Uashingtonin Zyrtar dhe me palën negociuese serbe të Beogradit zyrtar, të përfaqësuar nga Aleksandër Vuçiq (apo ngadonjë tjetër lider politik qeveritar), pavarësisht nga fakti se sa marrëveshje deri tani janë lidhur mes Beogradit dhe Prishtinës në Dialogun e Brukselit (2011-2024), ngaqë asnjëra prej tyre deri tani, domethënë, edhe pse ka kaluar më se një dekadë, në praktikë nuk kanë dhënë asnjë rezultat konkret, që do të lidhej ndonjë marrëveshje kompromisi politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Për këtë arsye të falimentimit të Dialogut të Brukselit (2011-2024), pala  negociuese shqiptare e Prishtinës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në krye, që tani, nevojitet  ta ndryshojë kursin politik dhe diplomatik të Prishtinës drejt Tiranës zyrtare, urgjentisht, pa humbur kohë, të koordinohet me Qeverinë e Shqipërisë për hartimin e Platformës së përbashkët për Bashkimin Kombëtar Shqiptar, që do të thotë  shkolonizimin e territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike Natyrale në Ballkan (1876-2024).

Kjo Platformë historike, duhet të jetë e përfunduar jo më larg se deri më 25 dhjetor 2024, në mënyrë që më 20 janar 2025, të jetë e gatshme në tryezën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili, pa dyshim se, do ta marrë në konsideratë për shqyrtim, sepse është argument historik, poliitik, etnik dhe gjeopolitik, se Shqipëria Etnike Natyrale dhe kombi shqiptar, janë copëtuar me dhunë, me forcë dhe me gjenocid të Serbisë, të Malit të Zi dhe Greqisë, të ndihmuara nga Fuqitë e Mëdha Evropiane në saje të vendimeve të padrejta historike, politike, juridike dhe diplomatike ndërkombëtare të Kongresit të Berlinit (1878), të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913) dhe të Konferencës së Paqes së Parisit (1919-1920)

Ndaj, as presidenti i ri Donald Trump, as Amerika , as aleatët  dhe partnerët e saj evropinaoperëndimorë, “Nuk duhet lejuar Serbinë, që ajo të vazhdojë avazet e vjetra dhe  të mbetet i VETMI SHTET KOLONIAL;madje, duke mbajtur si koloni të veta Kosovën, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën në truallin e Evropës”(Akademik Prof.Dr.Mark Krasniqi. Kosova 1992;27), duke kërkuar rikolonizimin e pjesës veriore të Kosovës përmes Dialogut të dështuar të Brukselit (2011-2024)!?

E drejta ndërkombëtare: , no passaran sundimit të mëtejnë kolonial serb në Katër Vilajetet shqiptare (Kosova, Manastiri, Shkodra, Janina) në Ballkan (shek.XIX, XX, XXI).

– Këtë manovër neokoloniale  politiko-propagandistike e diplomatike të Serbisë së ndihmuar nga Rusia dhe Kina etj., nuk duhet pranuar as Kosova, as Shqipëria, as Amerika e as NATO-ja, sepse është vepër penale ndërkombëtare sipas rregullave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, si dhe sipas Kartës së OKB-së (1945-2024).

Prandaj, jam i bindur se zgjedhja e Donald Trumpit në krye të Amerikës, do të jetë në favorin e mbrojtjes, të ligjit, të Kushtetutës së SHBA-së, të së drejtës ndërkombëtare  dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara në frymën e Rendit Pozitiv Juridik Ndërkomëtar, jo assesi në mbështetjen e neokolonianizmit dhe të imeprializmit të Serbisë së Madhe të Slobodan Milosheviqit, përkatësisht të Aleksandar Vuçiqit , të Aleksandër Vulinit, të Ivica Daçiqit, të Ana Bërnabiqit, të Vojislav Sheshelit dhe të “bekuesit” të tyre, KOS-it.

Duke qenë se Kosova nuk është “problem minoritar serb”, por thjesht problem “kolonial  serb” më se 100-vjeçar,  atëherë, edhe shtruarja dhe trajtimi saj, duhet të jetë në përputhje me instrumentet juridike  ligjore të së drejtës ndërkombëtare, të parimeve dhe të objektivave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të Dokumentit Përfundimtar të Helsinkit  1975 të OSBE-së, ku kolonializmi gjenocidal penalizohet si vepër penale ndërkombëtare, pavarësisht  se kush është kryerësi apo mbështetësi i saj, qoftë Serbia, Mali i Zi,  Greqia apo ndonjë shtet tjetër.

Të mos  merremi  me Serbinë, por  të shpallet REFERENDUMI  PËR BASHKIMIN KOMBËTAR

- Referendumi për bashkimin kombëtar e shpëton Shqipërinë Etnike Natyrale, së këndejmi edhe përflakjen e Ballkanit nga aleanca ruso-serbe, ushtria e së cilës, duke qëndruar në “një këmbë” unike dhe e armatosur deri në dhëmbë, edhe në terren rreth kufirit të Kosovës,  po pret minutat e ndërhyrjes  agresive në Kosovë.                                             

Nëse shqiptarët duan të dalin nga zjedha shumëshekullore koloniale sllavo-bizantine, që nga Kriza Lindore mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane (1876), sot (XXI), pas zgjedhjes së Donald Trumpit president i ri i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, më  6 nëntor 2024, e kanë shansin historik, që t’i drejtohen me kërkesën e tyre legjitime të drejtë që të dekolonizohen, të pavarësohen dhe të bashkohen të të gjithë nën çatinë historiko-etnike shumëshekullore (që nga etruskët, pellazgët dhe ilirët), të quajtur SHQIPËRIA ETNIKE NATYRALE, që posedon 4 vilajete të saj (shek.XIV): Kosova, Janina, Manastiri, Shkodra.

Sikurse të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, edhe shqiptarët gëzojnë të drejtën e tyre historike mbi territoet e tyre autoktone brenda Katër Vilajeteve Shqiptare) në Ballkan.

-Pse vetëm mbi  7 milionë shqiptarë brenda katër territoeve të tyre (Kosova, Manastiri, Janina dhe Shkodra) të jenë përjashtim i Ballkanit?

Pse vetëm shiqptarët të jetojnë nën sundimin e egër kolonial 140-vjeçar sllavo-bizantin, që sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rregullabe dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, kolonializmi, është vepër penale ndërkombëtare?!

Kjo padrejtësi shekullore ndaj shqiptarëve të kolonizuar me anë të aneksimit, të forcës, të gjenocidit dhe të deportimeve me qindra e milionë shqiptarë jashtë shtëpive dhe të trojeve etnike, duke qenë se është e dënueshme sipas së drejtës ndërkombëtare, Kartës së PKB-së dhe Dokumentit Përfundimatr të Helsinkit (1975), edhe presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, duhet të veprojë në frymën e tyre, dhe me mjete  politike ligjore dhe juridike ndërkombëtare, të marrë masa sanksionuese dhe denoncuese kundër kolonializmit dhe neokolonializimit sllavo-bizantin në Ballkan për të mbrojtur qenien shqiptare dhe territoret e tyre indigjene.

 Trumpi, shans historik për zgjidhjen koloniale të shqiptarëve në Ballkan

Duke qenë se nuk ekziston asnjë kundërargument valid shkencor në historinë evropiane ndërkombëtare,  se “Kosova nuk ishte koloni e Serbisë” ! Përkundrazi, ekzistojnë me dhjetëra, me qindra dhe me million fakte dhe argumente shkencore  kombëtare dhe ndërkombëtare se “Kosova ishte koloni e Serbisë, që nga shtatori i vjeshtës 1912 e deri më 1999, kur  NATO (24 mars – 10 qershor 1999)  e bombardoi për shkak  të kryerjes së krimeve të gjenoocidit ndaj mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarëve të pafajshëm. Prej tyre: “11.800” i masakroi; “2647” i zhduku (kidnapoi); “22.000 gra i dhunoi…si dhe “1 milion sish” I dëboi me krim, terror dhe vrasje nga Kosova në Maqedoni, në Shqipëri, në Turqi dhe në shtetet e Evropës Perëndimore, në Amerikë, në Kanada dhe në Australi.

Edhe krimet barbarike të gjenocidit serb të fundit (1989-1999) ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, apelojnë presidentin e ri amerikan, Donald Trump se me të shikuar këtë Dosje të Qeverisë së Kosovës, ka shansin historik (ashtu sikurse dikur ish-presidenti Uiliam Uilson , që shpëtoi Shqipërinë nga ricopëtimi i shteteve fqinje: Mali i Zi, Greqia, Serbia dhe Italia në Konferencën e Paqes së Parisit, më 1919-1920, si dhe pati denoncuar ‘Traktatin e fshehtë të Londrës (1915) të nënshkruar nga Italia, Austria dhe Anglia” për ricopëtimin e Shqipërisë sips zonave strategjike dhe gjeopolitike të sferave të interesit të tyre kolonial militarist dhe hegjemonist, që Serbisë t’ia “përplasë në fytyrë” DOSJEN PËR KRIMET E GJENOCIDIT KOLONIAL SERB NË TOKAT AUTOKTONE SHQIPTARE DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE ( 1912-1999). Kjo “Dosje e Qeverisë së Kosovës, duhet të jetë objekt debatimi historik, politik dhe diplomatik ndërmjet palëve negociuese shqiptare-serbe në Uashington apo në Bruksel, sepse nuk mund të “tejkalohet” pa zgjidhjen antikoloniale të problemit kolonial të Kosovës, ngase nuk do të ketë zgjdhje përfundimtare të drejtë për statusin e saj të lirisë, të vetëvendosjes dhe të sovranitetit të saj.

Se në çfarë stadi jetik për ne është zgjidhja antikoloniale e Kosovës, kësaj çëshjeje i është referuar, edhe Akademiku ynë  patriot i mirënjohur Mark Krasniqi(ish-kryetr i Akademisë së Shkencave dhe të Areve të Kosovës, tanimë i ndjerë) me këtë konkluzion të mprehtë dhe vizionar shkencor kombëtar dhe ndërkombëtar : “Nëse Evropa dhe Amerika edhe kësaj herë e sakrifikojnë popullin shqiptar për ta kënaqur politikën ekspansioniste të Serbisë, duhet ta dinë se marrin përgjegjësi të madhe për paqen në Ballkan, sepse 7 milionë shqiptarë, të cilët përbëjnë një kompaktësi etnike dhe territoriale në këto treva, herdo-kurdo do ta flakin zgjedhen e okupatorit serb me çdo kusht. Sot është koha që kjo të bëhet në mënyrë paqësore dhe demokratike, kurse nesër mund të jetë vonë.Kjo vonesë mund të jetë tragjike jo vetëm për popujt e Ballkanit, por edhe për mbarë Evropën”.(Nga Referati i paraqitur në Senatin Belg,mars 1992: 27).

Gjithashtu, do të ishte me ineteres të veçantë, që presidenti Donald Trump të njihej edhe me këtë vlerësim objektiv, realist dhe të argumentuar historikisht, politikisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht të George Red Williams (ish-ambasador i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi gjatë vitit 1914) për mbrojtjen e lirisë dhe  të pavarësisë së Shqipërisë nga Fuqitë e Maëdha Evropiane, si dhe nga vendet fqinje, siç ishin Italia, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi).

Edhe pse ish-ambasadori amerikan, Geoge Fred Williams nuk ishte me shërbim zyrtar(ambasador) në Shqipëri, megjithatë ai e vizitoi Shqipërinë e copëtuar cep më cep, ai me dhembje dhe  me objektivitet në mënyrë të argumentuar pasqyroi gjendjen e mjerueshme politike, sociale, ekonomike, si dhe ekzistencës së përgjithshme, që fuqitë e mëdha të kohës i kishin plandosur për dhe vetëm për interesa heterogjene hegjemoniste të tyre, si dhe të  aleatëve ballkanikë (Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria etj.).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat