Kjo fotografi flet sa mijëra fjalë. Secili më bandit se tjetri, janë dakorduar për ta copëtuar Atdheun tonë Kosovë. Kryebanditi Vuçiq është në rolin e tij natyral: Të zhvatë sa më shumë nga territori jonë. "Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë", - thotë populli. Kjo i ndodhi Kosovës tonë halle-madhe. Hashim Thaçi, mediokër, krrierist, dinak, i pabesë dhe i paburrëri, u rekrutua agjent i DGSE franceze, respektivisht, edhe i Serbisë, nga shefi i saj Denjean Arnaud, dhendërr i Beogradit. Krimet i filloi me vrasjen e zëdhënësit të parë të UÇK-së, gazetarin dukagjinas, Ali Ukaj, për çka ishte i arrestuar në Tiranë dhe u lirua me ndërhyrjen e agjentit të shumëfishtë, Xhavit Halitit. Banditi i tretë i radhës, Edvin Rama, duke qenë pinjoll i bandës byroiste të Enver Hoxhës, u katapultua në krye të partisë social-komuniste. Porosi nga etërit kishte rrënimin e opozitës, duke përdorur paranë shtetërore dhe karterët e drogës. Ndërlidhës i këtyre tre banditërve ishte agjenti i hershëm dhe gjithnjë aktiv i Serbisë, Baton Haxhiu, i biri i babës, hafije me kartelë i pushtuesit. Ai u bë këshilltar i hapur i Hashimit dhe i Edvinit dhe fshehurazi i Vuçiqit.
Retrospektivë
Pas vrasjeve grupore në Qirez, Likoshan e Prekaz, nga soldateska serbo-sllave, rezistenca e armatosur filloi një organizim mbrojtës, pothuaj se, anekënd Kosovës. Strukturat e mbrojtës territoriale ishin ngritur qysh në vitin 1990, nën përkujdesjen e të vetmes parti masive politike, LDK-së, me angazhimin e ushtarakëve profesional, tashmë, të larguar nga Armata jugosllave. Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare, të prira nga SHAB, porositën Dr. Ibrahim Rugovën se "Kosova nuk guxon të provokojë dhe as të fillojë luftën e organizuar. Madje, as ta aktivizojë Parlamentin e saj, sepse mund të japë shkas të një ndërhyrje ushtarake të Serbisë. Sepse Kosova nuk është e përgaditur për ta përballuar atë. Pra, luftën duhet ta fillojë e para Serbia". Dhe, ashtu u bë. Ndërkohë, grupi i ushtarakëve mbeti i organizuar, fillimisht në Tiranë, Kroaci e Slloveni dhe për të vazhduar në shtetet Perëndimore, në veçanti në Gjermani dhe Zvicër. I gjithë ky organizim ishte i kontrolluar nga Qeveria e Kosovës në Egzil.
Ndërkohë, Baton Haxhiu, ish-agjent i hershëm i UDB-së, i vazhdon takimet e fshehta informative me kreun e saj Stanishiq. Diktohet dhe e ashtuquajtura UÇK e LPK-së, e dënon në mungesë dhe kërkon ekzekutimin e tij, Serbët e fshehin Batonin, duke e shpallur të vdekur. Pas luftës Qeveria e Përkohshme e Hashimit, në marrëveshje me pushtuesin, e përvetësoi Batonin, ia vuri në dispozicion TV Klan dhe filloi propagandën përçarëse të popullit, me sulme shpifëse e rrugaçërore kundër LDK-së të Dr. Ibrahim Rugovës dhe të PDSH-së të Prof. Dr. Sali Berishës.
Vrasja e një duzinë dhe përzënia e përgjakshme e disa mijëra shqiptarëve nga veriu i Kosovës, në vitin 2000, në praninë e KFOR-it francez dhe aprovimin e agjentit të tyre Thaçi, Veseli dhe Agim Çeku, premtimi mashtrues i Hashimit se "do t`ju kthejmë së shpejti në shtëpitë tuaja", por që nuk ndodhi asnjëherë deri më tani; deklarimi publik i Hashim Thaçit se "zona e Leposaviçit nuk ka qenë kurrë e jona, është dhurartë e Aleksandër Rankoviçit!?" Me një rast tjetër, Hashimi tha se "veriun edhe ashtu nuk po e kontrollojmë", pra, pranon humbjen e atij territori!
Ndërkohë, në jug të Mitrovicës organizohet një takim me qytetarët, natyrshëm, të përzgjedhur, me qëllim të fillojë përgaditja e opinionit, për dorëzimin zyrtar të veriut. Organizator, me porosi, ishte Raif Çela, ish i burgosur politik, ka qenë anëtar i grupit tonë ilegal, i kryesuar nga Kadri Osmani-Mani. E gjithë biseda e bërë ishte disfatiste, në frymën e deklarimeve të Hashimit, heqja dorë nga veriu i Kosovës, përkatësisht të 4 (katër) komunave të atjeshme. Bilëz, u tha troç: "Çfarë na duhet ajo pjesë e territorit, kur shumica janë serbë!" Ajo që bëri përshtypje, ishte prania e Kadri Veselit, i cili, deri atëherë, ishte kundër shkëmbimit të territoreve, pra, kundër ndarjes të Kosovës. Ndërsa atë ditë "heshti si peshku!?"
Njëkohshëm, Ramush Haradinaj, i cili pyetjes të Albin Kurtit "pse u pasivizua AAK-ja në protesta", iu gjegj: "me janë lodhë mashqit!" Si kryeministër, ai hoqi dorë nga kryesimi i Dialogut, duke ia dorëzuar këtë kompetencë të tij Hashimit. Kjo ngjalli habi te shqiptarët, ngaqë Ramushi njihet si karrierist i sforcuar dhe nuk është hiç modest, kur është fjala për post. Edhe kundërshtia për Qafën e Çakorrit dhe Kullën e Zhlebit u zbeh, deri në dorëzimin e turpshëm dhe kriminal. Edhe arsyeja e kësaj metamorfoze u mësua shpejt: Hashimi e vuri në dijeni atë për rrezikun e pritshëm nga Gjykata Speciale dhe u kërkojë kolegëve të koordinohen për mbrojtje.
Hetimi i Hashimit nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, për vrasjet serike e masive të kundërshtarëve politikë, të filluara në Shqipëri dhe të vazhduara në Kosovë, ishte intensifikuar, ai e mohonte këtë hetim! Kësaj "të fshehte publike" i doli tymi, kur krerët e PAN-it, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, i bënë thirrje LDK-së dhe LVV, për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Por, këta e refuzuan këtë solidaritet kriminal dhe mirë bënë. Sepse Kosova është përgjakur nga disa "komandantë" të PAN-it, me bandat e tyre.
Dëshmi janë shumë qindra varre, buste dhe shtatore të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të kuadrove e veprimtarëve të LDK-së; të gazetarëve të luftës si dhe brenda llojit, aktivistë dhe kuadro të hershëm të LPK-së, për të pamundësuar rivalitetin, konkurrencën, për pushtetin e pritshëm. Të gjitha ekzekutimet janë bërë në emër të SHP të UÇK-së të LPK-së dhe kjo është një përgjakje e vet lirisë të Kosovës. E, mbi të gjitha, Kosova nuk mund të ecën me krime nëpër këmbë! Andaj, mos e mbroni krimin dhe kriminelët, sepse bëheni pjesë e krimit. Dhe, do të jeni përjetësisht të turpëruar, duke i lënë kokëulur edhe trashëgimtarët, brezat tuaj!
Ekipi agjitativ i Baton Haxhiut, në shërbim të Serbisë
"I guximshmi" Baton Haxhiu, në televizionin T7, të drejtuar nga Leonard Kërçuku, shpalosi projektin e zgjidhjes të kontestit serbo-shqiptar, të renditur në tri pika:
1) Veriu i Kosovës të ikën, t`i lihet Serbisë;
2) Gjykata Speciale në Hagë të mbyllet;
3) Të falën krimet reciproke dhe të bëhet pajtimi serbo-shqiptar.
Këto tri kërkesa Batoni i përsëriti edhe me një intervistë tjetër, tek i njëjti kanal televiziv, duke shtuar kërkesën e katërtë, "Liqenin e Ujmanit, t`ia lëmë Serbisë"! Kjo e habiti intervistuesin, moderatorin, i cili ia kujtoi bashkëbiseduesit se "në veri është Liqeni i Ujmanit"! Batoni e zbuti, lehtësisht, habinë e gazetarit, duke thënë se "çka na duhet Ujmani, e kemi Liqenin e Kukësit!" Pamëyshje, ishte një përgjigje idioteske e super-kriminale, kur dihet se Liqeni i Kukësit, në një masë të madhe, varet nga shirat. Dhe, në mungesë të reshurave, në një pjesë të tij, nga thatësira, ngordhin edhe bretkocat. Kjo është një dëshmi shtesë, për zellin dhe besnikërinë që ka Baton Haxhiu, bosi i mediave të Kosovës, në shërbim të Serbisë! Ky agjent, i cili, tashmë, ka organizuar një "Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale", mediatike, në Kosovë dhe Shqipëri, duhet zinxhirosur, së bashku me argatët tjerë të Sërbisë, sepse nesër është vonë.
Shqiptarët e kuptuan se Batoni po fliste me porosi të Hashimit dhe kjo hile e lakuriqësoi atë, si frikacak, ashtu siç është, realisht. Sepse nuk duhej të fshihej prapa Batonit. Agjentit serb, Baton Haxhiut, i doli nami i zi në Kosovë dhe biznesin e pistë propagandistik e barti në Tiranë. Me vete mori edh e ekipin e tij të lehaqenëve, për t`i ushtruar dhe kthyer, sërishmi, në televizionet e Kosovës, sidomos në "TV Dukagjin", televizionin "T7" dhe të tjerët në shumësinë e mediave. Kryesitë e partive-banda PDK-AAK-NISMA, u vunë në dispozicion të Baton Haxhiut, për të kundërshtuar të gjitha veprimet sovraniste të Qeverisë në veri.
Nga brenda "stanit", mësohet se analistët e përzgjedhur paguhen nga 2000 euro në muaj. Pothuaj se, të gjithë janë njëetnik të opozitës PAN-iste, nga më destruktivet dhe janë rreshtuar përkrah Serbisë, në kundërshtinë e hapur, për të gjitha masat që ka ndërmarrë Qeveria Kurti, për ta shtrirë sovranitetin në të gjithë territorin e Kosovës. Kulmon pllakata e afishuar në Prishtinë nga "partia" pa anëtarësi, PSD, vegël e PAN-it kriminal. Këto afishe po i përdorë Serbia dhe Rusia, duke alarmuar opinionin botëror "për mohim të drejtave, provokime, me qëllim të shpërnguljeve të serbëve nga Kosova!"
Këshilltari i trefishtë i Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Aleksandër Vuçiqit, Baton Haxhiu, u koordinua me Edvinin, për t`u vendosur në Tiranë, me gjithë arsenalin e tij kontaminues medial, duke u paguar enkas, për shërbimet që i bënë pozitës neo-komuniste në Shqipëri dhe personalisht të mbretit të pakurorëzuar, Edvin Ramës. Njihet për pangopësi zhvatëse materiale, kudo që mund "t`i fusë hundët". Belind Këlliçi, deputet dhe anëtar i kryesisë të PDSH-së, në një debat televiziv, e denoncon agjentin e neveritshëm: "Ti, z. Baton e di shumë mirë që ke marrë para nga -Inceneratorët-. Ke marrë 8 (tetë) pagesa me vlerë 4 (katër) milionë lekë në muaj".
Tandemi Hashimi-Batoni i përkisnin një agjensie Informative, UDB-së. Batoni ishte më i hershëm në këtë zanat. Ndërsa Hashimi u rekrutua më vonë, nga shefi i DGSE franceze, Danjean Arnaud, shendërr i Baogradit, duke e bërë klientin e tij edhe agjent të Serbisë. Shantazhimi i Hashimit me dosjet e krimeve faktike, e detyruan atë të pranojë të gjitha kërkesat e Serbisë. Ka qenë fatkeqësi e madhe për Kosovën, që nuk dëgjoi dy porositë e arta të Presidentit Rugova, njërara syresh ishte: "Thaçit duhet ndaluar të merret me politikë". Dhe, po t`i analizojmë dëmet, deri në krime, që i solli Hashimi Kosovës, kjo porosi duhet të bëhet ligj: "Njerëzit e shantazhuar duhet të ndalohen, të mos kenë asnjë qasje në politikë, sepse politika u jep mundësinë, për t`u katapultuar në poste shtetërore, siç ndodhi me disa "komandantë" kriminelë, të cilët nënshkruan dhe zbatuan marrëveshje fatale e tradhtare, për llogari të fqinjëve armiq dhe në dëm të Kosovës.
Shembull:
Çështja e 24 hektarëve të pretenduar nga Manastiri i Deçanit, me kërkesën e Vuçiqit dhe aprovimin e Hashimit, u mbyll rruga shekullore për dy fshatrat dhe bjeshkët e Deçanit. Kreu i Kishës arsyetoi se "kulti fetar kërkon qetësi". Kjo siguri iu dha, duke ngritur zhurmë-mbytës burzë rrugës. Por, presidenti Vuçiq tundi një letër të formatit A4, e cila mbante nënshkrimi e Hashim Thaçit. Ishte vizatimi, përvijimi i një rrugë gjarpërore, e cila devijonte rrugën shumë shekullore. Të nesërmen, një kryeministër, afat shkurtër, dërgoi bullduzherët dhe rruga gjarpërore, sa e panatyrshme, e mundimshme dhe skajshëm kriminale, u hap. Kjo mbyllje skandaloze e rrugës, duhej të bëhej problem botëror, duhej të kërkoheshin helikopterë, për t`i bartur banorët në shtëpitë dhe tokat e tyre, sipër "pronave të Manastirit!" Ky është një krim "sui generis", llojit të veçantë.
Kur Albin Kurti mohoi ta shoqëronte Hashimin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, për ta nënshkruar tradhtinë, e denoncoi, madje me zë të lartë, në Sallën e Parlamentit, "thikat mbi hartën e Kosovës". Opozita, me cinizëm e fodullëk, e pyesnin kryeministrin Kurti: "Ku janë thikat mbi hartën e Kosovës për ta ndarë atë?!" Dhe, këtë përgjigje e gjeni në foton sipër: Janë këta tre banditër, Thaçi, Rama, Vuçiq, të përkulur mbi hatën e Kosovës, që donin t`ia bënin gjëmën Kosovës. Por, ishte engjelli mbrojtës i Kosovës, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila i stopoi banditërit, me JO-në e madhe-bjeshkë!
Lobimi për Kosovën u konvertua me lobimin për Gjykatën e Hagës
Arbreshi atdhedashës, Joseph Dioguardi, me bashkëshortën e tij ideale, Sherly, lobues prej disa dekadash për Kosovën, alarmoi shqiptarët e përbotshëm dhe botën, se "lobimi shqiptar në SHBA është dobësuar, ndërkohë që lobimi serb është forcuar shumë". Burra të nderuar, biznismenë të suksesshëm, për dekada radhazi kishin punuar dhe lobuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Ata kishin arritur të hapnin dyert e Aministratës amerikane, në të gjitha nivelet, sepse kërkesat e tyre ishin të drejta dhe logjike. Këta lobues të zëshëm dikur, flisnin në emrin e Lobit Shqiptar në Amerikë dhe të popullit të Kosovës, në Atdhe. Dhe, fjala e tyre kishte peshën e duhur.
Themelimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, objekt e së cilës janë shtetarë dhe pushtetarë të Kosovës, ndryshoi shumëçka edhe në Amerikën shpresë-madhe. Hetimet që filloi kjo Gjykatë, preku kupolën shtetërore, me akuzën rrast të bazuar, "për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit". Kryeprokurori i kësaj Gjykate, Jack Smith, amerikan, bazuar në dosjet tmerruese, arrestime, kidnapime, burgosje, torturime, maltretime, deri në vrasje të kundërshtarëve politikë, kryesisht, shqiptarë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, organizimin kriminal, në emër të SHP të UÇK-së, e emërtoi saktësisht - Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -.
Shtetarët, duke e pasur pushtetin e pakufizuar, pasi kishin shkatërruar Sistemin e Drejtësisë dhe institucionet tjera shtetërore, ishin përkujdesur edhe për emërimin e kuadrove në postet, që mund t`u shërbenin në lobimin diplomatik dhe lobimin me pagesë, siç veproi ambasadorja Vlora Çitaku në OKB-e dhe ministrja Dhurata Hoxha në Francë. Udhëtimet e shpeshta të disa krerëve në SHBA, me gjithë kamuflimet, kinse, me punë zyrtare, rezultojë të kenë shërbyer për interesa personale e grupore.
Zëra nga SHBA akuzojnë se politikanët nga Kosova dhe Shqipëria, përçanë emigracionin shqiptaro-amerikan, përfshi edhe Shoqatën famoze "VATRA", të themeluar nga Fan Noli, me atdhetarët tjerë rilindasë. Me emër përmendin edhe Hashim Thaçin, Edvin Ramën, Ramush Haradinaj dhe të tjerë. E rëndë, por krejt e vërtetë, krerë lobues për lirinë e Kosovës dikur, tani janë fiksuar në foto, së bashku me zyrtarin e lartë amerikan, njëherësh, mik i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, në zyrën e ish-Presidentit Clinton, duke e lutur për mbylljen e Gjykatës Speciale! Po të kishim lobues autoritativë në SHBA, e keqja mund të parandalohej dhe nuk kishte arsye që shqiptarët të rrinin në ethe, nga frika e emërimit të agjentit serb Grenell emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Sepse do ta bindte Administratën amerikane se zyrtari në fjalë paguhet nga Serbia.
Që këtu mbaroi lobimi i tyre për Kosovën. sepse kjo Gjykatë është krijesë, ekskluzive, e Amerikës demokratike. Dhe, çdo ndërhyrje në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve, llogaritet jo vetëm antiligjore, por edhe kundra njerëzore. Harrojnë horrakët se Kosova është përgjakur me gjakun e burrave dhe të djemve heroikë, të cilët e bënë atë luftë modeste, pa legjenda dhe epopera, deri në flijimin e tyre në luftë me armikun, por, të ekzekutuar, tinëzisht e pabesisht, edhe nga argatët e Serbisë pas çlirimit. Provokatorë kriminelë e rrugaçër, uzurpues të sistemit të drejtësisë dhe mediave, ditë e natë, provokojnë shqiptarët dhe i rivrasin viktimat, heronjtë, duke hymnizuar projektuesit dhe urdhërdhënësit e ekzekutimeve politike.
Dhe, kjo u vërtetuar me ndryshimin e qëndrimeve për Kosovën, jo vetëm të BE-së, por edhe të Amerikës dhe të ndërkombëtarëve tjerë. Fillimisht, kusht për Serbinë ishte njohja -de jure-, pastaj pazari zbriti në -de fakto-. Më vonë, Serbia u amnistua nga të dyja këto kushte dhe u bartën kërkesat tek Kosova: "Bërja e Asociacionit në -Mirëbesim-, duke i anashkaluar e tejkaluar të 6 marrëveshjet rendore, për ta vënë në rend të ditës -të 7 (shtatën)-!
Skajshëm cinike emërtesa -Mirëbesim-, me një shtet armik, i cili, ngjashëm me shpellarët arabë, që kërkojnë zhdukjen e Izraelit nga harta botërore, Serbia jo vetëm nuk e njeh Kosovën, por kërkon vdekjen e qytetarëve të saj! Për çudë, këtë e kërkon lukunia e organizuar mediatike e Baton Haxhiut; shefi i tij, Edvin Rama; PSD-ja fantomë e Dardan Molliqaj; Valon Murati me partinë e tij pa kryesi; e gjithë këlyshëria e privilegjuar e Hashim Thaçit, opozita PAN-iste kundra-kombëtare. Përkundër, kësaj opozite, me llumhanën e lakuar më lart, minoritetet e Kosovës, boshnjakë, turq, romë - me pakica tjera, kanë treguar besnikëri dhe dinjitet ndaj Atdheut të tyre Kosovë, ku kanë lindur dhe jetojnë, në harmoni me sivëllezërit e tyre shqiptarë. Deklarimi i tyre publik, madje i përsëritur, është se "më shumë të drejta kemi ne, minoritetet në Kosovë, se sa bashkëkombasit tanë në Turqi, Bosnje dhe gjetkë".
Fenomeni i përvetësimit të meritave të luftës, është praktikuar me sukses nga disa "biçim" komandantësh. Kjo ka mundësuar që ata të mbijetojnë në politikë dhe në pushtet për një çerek-shekulli. Edhe tani bëjnë yrysh për të përfituar se, gjoja, krijova ushtrinë, do ta realizoj hyrjen në NATO, rritje enorme të rrogave dhe premtime tjera boshe, të vetëdijshëm se janë larg realizimit të dëshirave fontanë. Këta ëndrrimtarë anashkalojnë, me dashje, presidenten aktuale, Vjosë Osmani, e cila lobon zyrtarisht e mençurisht dhe me një profesionalizëm admirues për anëtarësim në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Njëjtë ka ndodhur edhe me stopimin e ndarjes të Kosovës, duke ia faturuar njërit apo tjetërit, të cilët kanë pasur rol epizodik.
Horrakët dhe pordhacët e Kosovës, e heshtin rolin primar të Prof. Dr. Sali Berishës, në kundërshtinë e ndarjes të Kosovës. Përjashto Profesor Milazim Krasniqin dhe ndonjë tjerër, që reagoi dinjitetshëm, në mbrojtjen e tij. Ish-presidenti Berisha i sulmoi me emër autorët që i shërbenin Serbisë, për ta realizuar shkëmbimin e territoreve, respektivisht, ndarjen e Kosovës. Vuçiqi, Hashimi, Edvini, këshilltari i tyre, Batoni, me Sorosin famëkeq. Shpallja non-grata e Prof. Berishës, është vepër e këtyre horrakëve, në koordinim me agjentin e FBI-së, mik i Ramës, tashmë, i dënuar. Një letër dërguar Presidentit Biden, nga një numër i madh personalitetesh amerikane, me qortimin e ashpër, se "keni ndëshkuar mikun më të madhe të Amerikës", flet mjaftueshëm për intrigimin e poshtër, të bërë kundër Dr. Sali Berisha me familje. Do të ishte në nderin e DASH, ta korrigjonte ndëshkimin e pamerituar, duke kërkuar llogari nga ata që dezinfomuan, për qëllime e tyre të liga e hakmarrëse, sepse nuk i përballonin kritikat e tij sa të ashpra, aq edhe parimore.
"Trimi i mirë me shokë shumë", - thotë urtësia. Prof. Sali Berisha nuk është i vetëm në mbrojtjen e sovranitetit të territorit të Kosovës. Intelektualë të shquar, në vijimësi, kanë reaguar dhe dënuar tendencën e ndarjes të Kosovës, me koordinimet e fshehta me Vuçiqin, të banditëve Thaçi-Rama dhe këlyshërinë e tyre. Por, kanë ndeshur në kundërshtinë e argumentuar të atdhetarëve shqiptarë, si profesorët: Enver Bytyçi, Eshref Ymeri, Aurel Dasareti, Islam Lauka me shokë, nga Shqipëria dhe Kosova.