A ka kuptim ky rrugëtim i vendit tim?

Opinione

A ka kuptim ky rrugëtim i vendit tim?

Nga: Dedë Preqi Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 10:49
Dedë Preqi

Krijojmë fjalë dhe vetëm fjalë, që do duhej të na çlironin nga ankthi dhe urrejtja në mes njëri-tjetrit, dhe të na lejonin të komunikojmë në mes vete si njerëz të një kombi, që flasim dhe kemi një gjuhë të përbashkët, domicil e përardhje të njëjtë.

Pse sot shoqëria shqiptare paraqitet aq naive, aq e pa fuqishme përballë domosdoshmërisë së vet, së pari në konceptin e njerëzores dhe në përcaktimin e të qenët e saj, si shoqëri e kohës bashkëkohore dhe të lirë në një shtet sovran, ku e zëjnë fillin shoqëritë e lira dhe demokratike, duke mos qenë në gjendje të qeverisë me vetëvetën.

Pikërisht këtu fillon dhe merr formë të pakëndshme dhe një rrezik, sa shpirtëror, aq edhe material, për njeriun dhe vepren e tij, si edhe për tërë shoqërinë tonë, e cila sikur e lidh vetën në pranga, dhe nuk e di çdo të thotë fjala “vetëqeverisje”.

A ka kuptim ky udhëtim, në kuptimin e fjalës “ jetë njerëzore”, e cila gjindet dhe atakohet sot në çdo fjalor të jetës shoqërore, ku njeriu si qenje njerëzore do ta shtyente dhe do ta nxiste diçka më shumë se çdo qenje tjetër, ta bëjë jetën e vet të vlershme dhe të rëndësishme, por në saje të përgjegjësisë dhe ndërgjegjës, angazhimit dhe organizimit të jetës në mënyrë kreative, si dhe në demensionin e moralit, kulturës, civilizimit, politikës, ekonomisë dhe të tjera, duke u lidhur në relacionin më themelor, në marrëdhëniet e njeriut me vetëvetën, si dhe të tjerët.

Njeriu është udhëtar i jetës, ai lë gjurmë nëpër rërën e kësaj bote të paragjykuar, që në çdo moment do të ishte i gatshëm ta ndryshojë kahen e saj për të mirë, apo edhe për të keq, thelbi i së cilës është “përgjegjësia”, e cila jetën njerëzore e bënë të kuptimtë dhe ekzistuese.

Kuptimin e jetës nuk mund ta marrim si dhuratë nga të tjerët dhe as nuk mund ta dorëzojmë atë si trofe, por vetë njeriu këtë term të çmuashëm mund ta gjejë në vetëvetën e vet, duke e plotësuar atë përmes arsyes njerëzore. Për këtë arsye nuk ka liri pa përgjegjësi, sepse do të ishte e pa kuptimtë liria, duke pasë parasysh ardhmërinë, si arsye e kuptimit të jetës dhe ekzistencës njerëzore.

Duke parë dhe duke pyetur njerëzit e thjeshtë në vendin tonë, shohim skena të përditshme të skamjeve në bashkësinë tonë kosovare, edhe pse jemi në shtetin e lirë e demokratik, kemi shumë mangësi dhe dështime në ekzekutivin e shtetit ligjor, përshkak të pa përgjegjësisë dhe ndërgjegjës, pa marrë parasysh se pushtetet ndryshojnë dhe dallojnë njëra me tjetren.

Nga këto arsye dhe të tjera, rrjedhin mospajtime në jetën shoqërore dhe për çdo segment tjetër të jetës si shfaqje e mirëqenjes jo të mirë të ekzistencës njerëzore në një shoqëri bashkëkohore, që paraqitet si një mur që e ndanë jetën dhe rrugën biologjike ndëmjet asaj që njeriu e krijon në mesin e shoqërisë së vet me vetëdije, apo pa vetëdije, duke krijuar një alarm të veqantë, që ka nevojë të domosdoshme të sanohet, apo të mbështetët në një mënyrë tjetër dhe humane nga shoqëria e vendit të vet.

Nga kjo pikpamje, reagimet e qytetarëve do të ishin edhe më të mëdha se shfaqjet e thjeshta të këtyre shembujve dhe kushteve ekzistuese, të cilat nganjëherë janë aqë të rënda, që do të krahasoheshin, mos të thëmi sikur në kohën e luftës për ekzistencë.

Prandaj, a ka kuptim ky rrugëtim i jetës në vendin tim, kur ditë përditë po vërehët dhe po bëhët e qartë, se populli i këtij vendi, ua besoi dje luftën udhëheqësve të vet kundër armikut dhe robërisë, ata për fat të keq(me përjashtim) u shdërruan dhe u bënë “hajna të shoqërisë” së këtij populli, duke e mashtruar dhe manipuluar në forma të ndryshme korruptive dhe inkriminuese.

Mënyra se si qytetarët e pranojnë një gjedje të tillë, që në fakt do të detyrohen ti votojnë njerëzit e një pushteti të tillë, që ky lloj pushteti të vazhdojë avazin e tij të brishtë, do ti jepte mundësi të mjaftueshme edhe nën rrethanat më të vështira- të shtojë një kuptim edhe më të thellë në jetën e tij, apo një kuptim të mirëfilltë njerëzor, i cili në luftën historike për vetëmbrojtjen e të drejtave të veta, mund të bëhët jo më shumë se një kafshë e stërvitur, duke harruar dhe dinjitetin e vet njerëzor.

Bashkësia Ndërkombëtare, si edhe ajo Evropiane ka dhënë mjaftë për vendin tonë dhe popullatën e këtij vendi me furnizimin e ndihmave materiale, poashtu edhe në plotësimin e infrastrukturës shoqërore, por ajo që do të ishte më e rëndësishme, ndihma më e madhe e tyre ishte kur këtij vendi ia heqën barrën e robërisë dhe fashizmin serb që e kishte me shekuj mbi kokë.

Do të thotë se, materja më e çmueshme e këtij populli dhe këtij vendi ishte l i r i a, për të cilën u derdh shumë mundi dhe shumë gjak nga bijat dhe bijtë e kombit shqiptar, dhe duhet ti thëmi vetës kuptimin e fjalës “liri dhe pavarësi” e cila i mbulon dhe i thotë të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e këtij populli të shumë vuajtur.

Atëherë, ku jemi ne sot shoqëria e këtij vendi, që përditë po abuzojmë me gjakun e atyre, apo me eshtrat e pagjetura të tyre, me atë sakrificën që ata na falën. Ndërsa sot flasim për Evropën dhe kulturën e saj, sikur që do na zbriste diçka prej qielli, sepse Evropa, është e njëjta me ato laberintet e veta, pothuaj nuk ka ndryshuar, ndërsa vendin tonë me vetëdije po e degjenerojmë nga veprimet e grupeve shkatrrimtare, që vijnë nga opozita e tanishme, të cilët me sjelljet dhe arrogancën e tyre, nuk hezitojnë vetëm për pushtet, të ia rrënojnë thëmelet e shtetit të këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat