Pavarësisht epilogut se si do të jetë rezultati final i ndeshjes Rumani – Kosovë veprimi për ndërprerjen e ndeshjes ishte momenti më brilant i futbollistëve të reprezentacionit të Kosovës. Duhet një herë e përgjithmonë të mësojmë, kuptojmë se racizimi – shovinizmi serb në shekullin e 21 ka depërtuar në të gjitha poret e shoqërisë serbe e tani po manifestohet edhe në terrenet sportive gjithandej Serbisë dhe më gjerë.
Kjo që ndodhi pram në stadiumin futbollistik të Bukureshtit është skenar i përgatitur drejtë për drejtë nga kabineti i Aleksandër Vuciqit, nga Qeveria e tij përkatësisht nga Ministria e Sportit në Beograd.
Këto grupe kriminale të huliganëve serbë janë të financuara dhe menaxhohen nga qarqet diplomatike të Serbisë deri tek Ambasadat nëpër vende të ndryshme të Evropës. Eshtë e pa tolerueshme që në shekullin e 21 kur Evropa dhe perëndimi po thirrën në vlerat e demokracisë dhe të civilizimit në Stadiumin e Bukureshtit të veprojnë rrymat fashiste, raciste kundër popujve të cilët vuajtën shumë nga luftrat dhe gjenocidi i fashizmit serb në Ballkan. Koha po tregon se nuk ka drejtësi të vërtetë në Botën e sotme. Po të kishte drejtësi Romania një shtet i kalbur i korruptuar, i margjinalizuar do duhej te ishte e fundit pjese e Bashkimit Evropian.
Andaj veprimi i Futbollistëve të Reprezentacionit të Kosovës jo vetëm që ishte i drejtë dhe i ligjshëm, por ishte mesazh serioz për Federatën e Futbollit dhe për institucionet tjera të diplomacisë evropiane se burimi i të keqes në vazhdimësi vjen nga Serbia fashiste, e cila është bërë mollë sherri për ruajtjen e paqës në Ballkan dhe më gjerë.
Kjo mendësi e politikës qorre, kohë pas kohe po depërton edhe tek një pjesë e publikut nëpër terrenet sportive e derigjuar nga mbeturinat e politikës ekstreme nacionaliste në disa shtete të Ballkanit. Futbollistët tanë me veprimin e tyre dhanë shembullin më të mirë se si mbrohet interesi i sportit, i shtetit dhe krenaria e kombit. Në fund po theksojmë se ndoshta kjo ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës është signal që duhet të trokas në ndërgjegjen e të gjitha Institucioneve sportive deri tek institucionet më të larta të diplomacisë të Bashkimit Evropian dhe të Federatës UEFA dhe FIFA, të cilat ende shpresojmë se do ta zbatojnë statusin dhe rregulloret, ligjet të cilat janë në fuqi për të mirën e futbollit në botë.