O Stano, ‘zëdhënës i Serbisë’, nuk ka çka i duhet integrimi evropian Kosovës me Serbinë brenda saj!

Opinione

O Stano, ‘zëdhënës i Serbisë’, nuk ka çka i duhet integrimi evropian Kosovës me Serbinë brenda saj!

Gani I. Mehmeti Nga Gani I. Mehmeti Më 16 nëntor 2024 Në ora: 19:07
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë, duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në Bruksel, i cili e lidh edhe me integrimin e Kosovës në BE.

Peter Stano, krejt çka bën Kosova në raport me Serbinë është e njëanshme për ty!

Krejt çka bën Serbia, nuk është e njëanshme, sepse të ka ty ! Ti je bërë një zëdhënës më i madh se ata zëdhënësat e Serbisë, kur është fjala për Kosovën.

Nuk kanë çfarë të kërkojnë institucionet paralele të Serbisë në Koasovë, as me dialog e as pa dialog, siç kërkon ti.

Ti aprovon çdo gjë të Serbisë në Kosovë, pra që është ndërhyrje e brendshme e Serbisë në punët brendshme të shtetit të Kosovës, ndërsa akuzon rregullimin e brendshëm të Kosovës. Kjo është më shumë se skandaloze për shtetin e Kosovës, Stano. Je bërë këmbë e krye një shërbëtor i Vuçiqit, dhe shumë nga ato që i thua, i merr prej tij.

Me ty në krye si zëdhënës, nuk ka ndërmjetësime të lehtësuara për të dy palët. Ti je ndërmjetësues i lehtësuar i Serbisë, se vetëm kërkesat e saj i shtron dhe kërkon të zbatohen, por kurrë, asnjë kërkesë të Kosovës nuk e ke miratuar, vetëm sa ke refuzuar. Kështu si je, beso, po del edhe qesharak, se veprimet tuaja proserbe ishihen edhe nga aeroplani.

Ose, trego sa je shitur tek Serbia, ndoshta do ta dyfishojmë shumën, jo për të anuar nga Kosova, por vetëm për të qenë i drejtë. Nuk kërkojmë ti të anosh nga ne. Për të qenë i drejtë, po. Se i tillë duhet të jesh kur je mes dy palëve për marrëveshje. Ndryshe, vetëm sa largiohen nga marrëveshja.

Ti nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, prandaj flet me gjuhën e Vuçiqit.

Nuk e shoh të arsyeshme as të nevojshme integrimin e Kosovës në BE, me Serbinë brenda Kosovës. Kjo do të ishte në dëm të Kosovës dhe do ta pengonte funksionimin e shtetit të Kosovës.

Nuk di në botë të ketë një shtet me isnstitucione paralele të një shteti tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat