Këtë shkrim me titullin e lartcekur e pata përkthyer para 1 viti, si paralajmërim se çfarë janë duke përgatitur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH-ja) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara(OKB-ja) për t’i seksualizuar fëmijët anembanë botës gjatë periudhës vijuese kohore, sipas Agjendës 20230 të Kombeve të Bashkuara të përcaktuar në vitin 2015.
1 vit pas, gjatë këtyre ditëve u bënë publike në Kosovë Doracakët për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues të promovuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për mësimdhënësit lidhur me Edukimin gjithëpërfshirës seksual të fëmijëve qysh nga klasa e I-rë e gjer në klasën e 12-të në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Kosovës.
Edhe pse në shkrimin me titullin e lartcekur ishte zgjedhur Holanda si shteti i parë e cila do të zbatojë këtë projekt të lansuar nga OBSH-ja dhe OKB-ja, nuk do të kisha besuar se vetëm pas 1 viti Kosova do të radhitej në mesin e shteteve prijëse në botë për të zbatuar këtë projekt të shthurur për “mirëqenien seksuale të fëmijëve tonë”.
Prindërit duhet të kenë kujdes se këta doracak të përpiluar të cilët promovojnë shthurjet seksuale për të nxitur kënaqësitë seksuale, promovimin e orientimeve të ndryshme seksuale si dhe përhapjen e pornografisë që nga fëmijëria hershme, janë uverturë për futjen e lëndës Edukata Seksuale në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. Prindërit pikësëpari janë përgjegjës për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre si dhe nuk mund të futet dhe mësohet lënda e Edukatës Seksuale në shkollat fillore dhe të mesmet në Kosovë pa pëlqimin paraprak të prindërve.
Situata me të cilën jemi duke u ballafaquar është jashtëzakonisht shqetësuese dhe alarmuese pasi që po përballemi me një rrezik të planifikuar dhe të programuar në aspektin global, dhe secili prej nesh duhet të ngrit zërin dhe të jep kontributin e tij duke u nisur pikësëpari nga ne si prindër, familje, mësuesit, arsimtarët, mediat, rrjetet sociale, bashkësitë fetare, politikanët, sociologët, juristët, pedagogët, etj. për të parandaluar këtë degjenerim dhe shthurje seksuale, me të cilin mëtohet që nga fëmijëria e hershme, fëmijët tanë të orientohen drejt pornografisë, masturbimit, lidhjeve dhe marrëdhënieve seksuale të parakohshme, përvojave seksuale, lidhjeve homoseksuale, etj. Në vijim e keni shkrimin e përkthyer para 1 viti me titull: ”OBSH-ja dhe OKB-ja duan të seksualizojnë fëmijët e vegjël anembanë botës” në të cilin shihet qartë se çfarë planifikojnë për fëmijët tanë OBSH-ja dhe OKB-ja.
“Shkollat duhet të aftësojnë fëmijët të kenë partner seksual – thonë Kombet e Bashkuara(KB-ja) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH-ja)”, është titulli i artikullit të Stop World Control, të cilët kanë prova se si OBSH-ja dhe KB-ja duan të seksualizojnë fëmijët e vegjël në arsimin fillor anembanë botës, me qëllim të normalizimit të pedofilisë.
“Fëmijët e vegjël janë qenie seksuale të cilët duhet të kenë partner seksual dhe të fillojnë me seks sa më parë. Për këtë arsye çerdhet dhe shkollat fillore duhet të mësojnë fëmijët me qëllim të zhvillimit të epsheve dhe dëshirave seksuale, mësimit të masturbimit, ndërtimit të lidhjeve në mes gjinisë së njëjtë, shfrytëzimit të pornografisë nga interneti dhe mësimit të teknikave të ndryshme seksuale sikur...” .
Citati i parafrazuar i lart cekur është përmbledhja e udhëzimeve zyrtare të cilët Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kombet e Bashkuara kanë dërguar zyrtarëve arsimor anembanë botës. Në ndërkohë, organizatat gjyqësore kanë publikuar deklaratat se duhet legalizuar seksin në mes fëmijëve të vegjël dhe të rriturve, gjersa mediat dhe partitë politike bëjnë thirrje për pranimin e pedofilisë si ”orientimi normal seksual”.
Kombet e Bashkuara kanë publikuar dokumentin ”Teknikat ndërkombëtare për edukim seksual”(i cili përmban 139 faqe me titull ”International technical on sexuality education” në gjuhën angleze me logon e UNESCO – Education Sector dhe The Global Education 2030 Agenda - Sustainable Development Goals).
Ky është udhëzimi zyrtar për shkollat fillore anembanë botës. Qëllimi i këtij dokumenti është përshkruar në faqen 16. Me fjalët e tyre: “Qëllimi është sigurimi i dijes fëmijëve...për të zhvilluar lidhjet seksuale”. Në faqen 17, Kombet e Bashkuara shpjegojnë se ky udhëzues është destinuar fëmijëve për ndërtimin e marrëdhënieve me partner dhe dashnor seksual. Me fjalët e tyre: “Këto shkathtësitë mund të ndihmojnë fëmijëve dhe të rinjve në zhvillimin e lidhjeve të shëndosha me anëtarët e familjes, moshatarët, miqtë, partner dhe dashnor seksual”.
Në faqen 71 bëhet nxitja e mësuesve të udhëzojnë fëmijët e vegjël nga mosha 5 vjeçare për puthje, përqafime, prekje dhe sjellje seksuale, ndërsa fëmijët 9 vjeçar për mësimin e masturbimit, tërheqjes seksuale dhe stimulimit seksual.
Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH-ja) më tutje ka zhvilluar planin me të cilën i siguron që fëmijët e vegjël të kenë partner seksual. Dokumenti i tyre: “Standardet për edukim seksual në Evropë”(i cili përmban 68 faqe me titull: ”Standards for Sexuality Education in Europe” në gjuhën angleze me logon e WHO-Europe dhe BZgA-Federal Centre for Health Education), përveç tjerash përmban edhe këto udhëzime për çerdhet shkollore dhe shkollat fillore:
Fëmijët në mes moshës 0-4 vjeçar duhet të mësojnë për masturbimin dhe të zhvillojnë interesimin për trupin e vet dhe të huaj.
Fëmijët në mes moshës 4 dhe 6 vjeçar duhet të mësojnë për masturbim dhe të nxiten për të shprehur nevojat dhe dëshirat e tyre seksuale.
Fëmijët në mes moshës 6 dhe 9 vjeçar duhet të mësojnë për marrëdhënie seksuale, pornografi online, dashurinë sekrete dhe vetëstimulim.
Fëmijët në mes moshës 9 dhe 12 vjeçare duhet të kenë përvojë të parë seksuale dhe të mësojnë shfrytëzimin e pornografisë online .
Video-inqizimi është pjesë e këtij programit shkollor evropian i cili bashkëpunon me Organizatën Botërore Shëndetësore dhe Kombet e Bashkuara në zbatimin e programit të tyre në shkollat anembanë vendit. Ky është shembull nga bota reale, të zbatimit të këtyre udhëzimeve në rastin konkret në Holandë. Video-inqizimi tregon se si mësuesit nxisin fëmijët të fillojnë me masturbim. Ky video-inqizim është shpërndarë mijëra shkollave në Holandë në kuadër të programit të OBSH-së për „edukim seksual gjithëpërfshirës“, qëllimi i të cilit është që fëmijët të nisin me marrëdhënie seksuale sa më herët që është e mundur.
Editues i këtij video-inqizimi është Fondacioni Rutgers, i cili vepron në 27 shtete në botë, është partner i përafërt i OBSH-së dhe KB-së, ndërsa e financojnë Bill Gates dhe Planned Parenthood. Gjuha në video-inqizim e cila flitet është gjuha holandeze, por të keni parasysh sy ky është shembull nga jeta reale e zbatimit të programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Kombeve të Bashkuara, dhe kjo së shpejti do të vjen në shkolla në çdo shtet të botës.
Logoja në dokumentin e Kombeve të Bashkuara” Teknikat ndërkombëtare për edukim seksual“ tregon se kjo është pjesë e qëllimit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, sipas Agjendës 2030.
Agjenda e Kombeve të Bashkuara 2030 është plan për transformimin e secilit aspekt të ekzistencës njerëzore në Tokë gjer në vitin 2030. Me fjalët e tyre: “Kemi miratuar vendimin historik në mënyrë të kuptueshëm, me shtrirje të gjerë edhe mbi njerëzit, duke vendosur një grup qëllimesh universale dhe transformuese. Jemi të përkushtuar pandërprerë të punojmë në zbatimin e kësaj Agjende 2030. Duke hipur në këtë udhëtim kolektiv, japim fjalën se askush nuk do të jetë lënë jashtë kësaj. Këto janë qëllimet universale të cilët përfshijnë tërë botën, shtetet e zhvilluara dhe shtetet në zhvillim“.
Deklaratat zyrtare të Kombeve të Bashkuara janë të qarta: duan që krejt bota të ndryshojë. Sigurimi që fëmijët e vegjël të kenë marrëdhënie seksuale, t’i mësojnë si të masturbojnë dhe të shfrytëzojnë pornografinë online është pjesë e këtij programi. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata e Joe Bidenit ka publikuar deklaratat në të cilët konfirmon planet për zbatimin e kësaj agjende në tërë SHBA-të sa më shpejtë të jetë e mundur, ndërsa më së largu gjer në vitin 2030.
Ju lutemi të kuptoni seriozitetin e kësaj situate: “Teknikat ndërkombëtare teknike për edukim seksual“ të Kombeve të Bashkuara është pjesë e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara. Administrata e Bidenit premton se do të përshpejtojë zbatimin e kësaj ashtu që Agjenda të jetë e realizuar gjer më 2030. E njëjtë vlen për cilin do komb tjetër të botës i cili mbështet Agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë raport më të përafërt do të shohim se si kjo agjendë zbatohet, për shembull në Holandë. Holanda është në qendër të kësaj agjende botërore të seksualizimit të fëmijëve të vegjël. Ky shtet është seli e botuesit botëror të këtij “arsimi gjithëpërfshirës seksual“. Anëtarja e stafit të Fondacionit Rutgers, Ineke van der Vlugt, ka qenë bashkëpunëtore e programit të OBSH-së “Standardet për arsimin seksual në Evropë“, duke treguar se sa ky fondacion bashkëpunon me OBSH-në. Dhe sikurse është thënë më parë, fondacionin Rutgers e financojnë Bill Gates, Planned Parenthood dhe Kombet e Bashkuara, si dhe vepron në 27 shtete.
Në pranverë 2023, Rutgersi në Holandë ka filluar kurikulën kombëtare me emërtimin “Ethet pranverore“. Pllakati shkollor është vendosur në shkollat fillore anembanë shtetit. Është përkthyer në gjuhën angleze dhe janë shtuar pjesët e theksuar që të zbulohet porosia e këtij pllakati shkollor. Dy djem mbahen për dore dhe thonë: “Po, të dytë, atë e dëshirojmë“. Dy vajza të reja gjejnë “vendin e sigurtë“ për seks. Plani dhe programi arsimor “Ethet e së premtes“ në mënyrë agresive e shtyn përpara temën e homoseksualitetit mbi fëmijët e pafajshëm dhe të pambrojtur. Aty janë edhe ilustrimet e këtij programi për shkollat fillore.
Është një gjë kur personi njoftohet me identitet seksual, por është krejt ndryshe kur konfuzioni seksual promovohet në shkolla në mënyrë që fëmijët të indoktrinohen drejt stilit homoseksual të jetës. Por, OBSH-ja dhe KB-ja në mënyrë të drejtpërdrejtë promovojnë shtyrjen e fëmijëve të vegjël drejt homoseksualitetit.
Në faqen 40 të “Standardet për edukim seksual“ shkollave ju preferohet që fëmijët 4 vjeçar t'i mësojnë për “lidhjet me të njëjtën gjini“. Ndërsa në faqen 44 edukatorëve ju urdhërohet që fëmijët 9 vjeçar të mësojnë për “miqësinë dhe dashurinë ndaj personave të së njëjtës gjini“. Në shembullin praktik të fondacionit Rutgers shohim se nuk bëhet fjalë për informimin e fëmijëve, por për inkurajimin e tyre aktiv që të nisin rrugës drejt homoseksualitetit sa më parë që është e mundur.
Të kesh turp, është ndjenjë natyrore të cilën e kanë të gjithë fëmijët normal, i cili i mbron nga abuzimi dhe lëndimet nga përvoja seksuale e papërshtatshme dhe e parakohshme. Seksualiteti është me siguri pjesa më e ndjeshme dhe më e prekshme e njerëzimit tonë, e cila mund t’i traumatizojë në mënyrë të përhershëm në rast se i qasemi në mënyrë të gabuar. Turpi është mekanizmi i rëndësishëm për sigurinë tonë. Këto programe shkollore kanë për qëllim të largojnë këtë barrierë natyrore, ashtu që fëmijët e vegjël nuk do të dëgjojnë instinktin e vet natyror i cili ju flet që të mbrojnë trupin e tyre. Kjo i bën jashtëzakonisht të pambrojtur dhe kafshatë e lehtë për grabitqar seksual.
Kjo situatë është shumë më serioze nga ajo që mund të imagjinojmë. Do të cekim fjalët e një sinjalizuesi të elitës botërore: “Ata duan që çdokush të mund të ketë seks me çdo kënd. Duhet të ngritemi dhe fuqishëm t'i mbrojmë fëmijët e tërë botës“.
Stop World Control kërkon që këtë raport të shpërndajmë në tërë botën: “Është me rëndësi që ky raport të arrijë te sa më shumë njerëz. Ju lutemi, shpërndajeni kudo, duke shfrytëzuar të gjitha mënyrat e shpërndarjes. Mund të kopjoni këtë letër dhe t'i dërgoni gazetave lokale, shkollave, zbatuesve të ligjit,, kishave, spitaleve, politikanëve, etj”.
P.S. Ky është versioni i shkurtuar i përkthimit të tekstit në gjuhën kroate të cilin mund ta gjeni në portalin kroat www.provjeri. hr, ndërsa në gjuhën angleze mund ta gjeni në portalin https://www.stopworldcontrol.com/children . Për ata që njohin gjuhën angleze dokumentet ”Teknikat ndërkombëtare për edukim seksual” dhe “Standardet për edukim seksual në Evropë” mund t’i shkarkoni nga interneti në gjuhën angleze nga të dyja këto portale të lartcekura.
Burimi: provjeri.hr
/expose-news.com/
stopworldcontrol.com
Data: 01.09.2023
Përktheu: Av. Faik Miftari