A u “vetëvra” demokracia dhe vlerat tradicionale amerikane, me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhe?!

Opinione

A u “vetëvra” demokracia dhe vlerat tradicionale amerikane, me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhe?!

Nga: Hafiz Shala, New York Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 17:21
Autori Hafiz Shala

Trump, pretendon t’i ndalë dy vatra të luftërave por, me çfarë kostoje për palët e dëmtuara ndërsa, rreziku i rihapjes së një tjetre në Ballkan, ende s’është eliminuar

Në SHBA kam migrua në vitin 1991 kur Presidenti i 41-të ( 1989-1993), ishte George H.Ë. Bush, mbrojtës dhe kultivues i vlerave të Partisë Republikane të sipas amanetit të presidentit të 28 Wodrof Wilson( 1913-1921) të vazhduara nga Presidenti 40-të Ronald Reagan ( 1981-1989), traditë që nga Presidenti 16-të Abraham Lincoln( 1861- 1865, vdiq nga një atentat i organizuar), cili me lidershipin, sakrificën për drejtat të njeriut më theks të veçantë atyre me ngjyrë, bëri ndryshime.

Para se të migroj në Amerikë, kam qenë i inspiruar që të përcaktohem për Partinë Republikane. Me të arritur në ketë shtet pasi kam lexuar për lidershipin, guximin dhe sakrificën për të bërë ndryshime rrënjësore në momente kritike për një shoqëri e cila, më e 1 janar të vitit 1863 pas luftës së përgjakshme civile trevjeçarë, u miratua Proklamata me të cilën, “të gjithë personat të mbajtur si skllevër, duhet të jenë të lirë”.

Më qellim i ceka vlerat e disa presidentëve amerikan të cilët kanë qenë të respektuar nga populli amerikan ndërsa, shtetet aleate dhe popujt e atyre shteteve të cilët kanë jetuar nën thundrat e diktatorëve, shpresat gjithnjë i kanë mbajtur tek Amerika se, do t’u dal në ndihmë për t’i realizuar të drejtat e tyre të shkelura e nëpërkëmbura në mënyrën më drastike nga diktatorët egër në shtetet ku kanë jetuar, edhe duke i shijuar ndërsa, shumë nga ata edhe kanë migrua në ketë vend për një jetë më të mirë, të qetë dhe të lirë.

Këtë privilegj, populli shqiptar i Dardanisë e ka përjetuar në momentet më kritike kur ushtrohej një gjenocid ndaj shqiptarëve me qellim të zhbërjes nga ana e Serbisë fashiste tradicionalisht armike e shqiptarëve ndërsa, Amerika, duke iu përmbajtur amanetit të presidentit Wodrof Willson i cili, e shpëtojë Shqipërinë nga zhbërja. Tradicionalisht SHBA-të i përmbahen këtij amaneti. A mund të ketë përjashtime, nën presidencën e të gjithë pushtetshmit të Donald Trump, për këtë, askush nuk mund ta jap përgjigje.

Largimi im nga Partia Republikane që nga 6 janari 2021 pas 31 vite, ishte për faktin e mosgatishmërisë së ish Presidenti Trump për ta pranuar humbjen, ashtu siç e bëri Presidenti Biden i cili, duke e pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe humbjen, e ftoi në Shtëpinë e Bardhe duke ia shtrirë dorën, duke i shprehur mirëseardhje e duke i uruar, ndërsa, ky i fundit, nuk qe në gjendje ta bëjë një gjë të tillë edhe pas katër viteve. Më ketë rast, i vuri në pikëpyetje rregullat dhe besimin në rezultatet e zgjedhjeve që ndodhi për herë të parë në historinë e këtij vendi, duke u dhënë shenjë militantëve të tij që, të sulmohet Shtëpia e Demokracisë Amerikane Capitoll Hill më qellim të ndryshimit të rezultatit përmes dhunës ku nga masa e rebeluar, brenda 36 orëve kanë humbur jetën 6 njerëz dhe janë lënduar 174 polic dhe shumë qytetarë tjerë.

Kur një president i një superfuqie me të madhe në botë i një vendi shembull i demokracisë, për hir të pushtetit, ishte në gjendje që vendin ta shtyjë drejt një lufte qytetare por, fal këtij vendi me kushtetutë demokratike e organizim shtetëror të sigurisë së lartë, u eliminua përmes veprimeve ligjore e të matura, duke ia arritur qëllimit që situata mos të eskalojë ani pse, z. Trump insistonte përmes nën presidentit Mike Pence të mos heq dorë nga kërkesa për ndryshim të rezultatit.

Më një përvoje të gjatë lobiste mbi tri dekada ku përmes Kongresit dhe Senatit me veprimtarinë lobiste në kuadër të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane të udhëhequr nga Joe e Shirley Cloys- DioGuardi dhe Bordi Ekzekutiv ku për herë të parë çështja shqiptare me theks të veçantë të asaj të Dardanisë( Kosovës), u fut në agjendat e Kongresit dhe Senatit për t’u shndërrua më vonë në Rezoluta obligative të sponzoruara nga Liga apo Lobi Shqiptar në SHBA. Duke kaluar nëpër periudha të ndryshme por të suksesshme për fatin se, kemi punuar shumë ngushtë me të dy krahët partiakë republikan e demokrat duke i paraqitur argumentet e pa kontestuara me fakte të pamohueshme rreth gjendjes diskriminuese të shqiptarëve në ish Jugosllavi dhe në regjimin e SlLobodan Millosheviqit, e arritëm qëllimin.

Unë publikisht u deklarova se për cilin kandidat kam votuar dhe atë një javë para datës së 5 nëntorit ditës së zgjedhjeve ne mesin e 71. 811.904 milion qytetarëve, duke ua bërë me dije edhe votuesve tjerë pasi, gjatë fushatës së kandidatit për President të Donald Trump, fjalori, diskursi dhe orientimi i tij, sipas bindjeve të mia, nuk përputheshin më vlerat historike amerikane si mike më e sinqertë e popullit shqiptar në përgjithësi dhe të Dardanisë në veçanti.

Në shkrimin tim unë e arsyetova votën time për znj. Kamalla Harris e jo për ish Presidentin Donald Trump, pasi ky i fundit gjatë fushatës elektorale, thjesht i paraqiti qëndrimet e tij që nuk përkasin me vlerat dhe normat demokratike si dhe patriotizmin amerikan. Përpos gjuhës, shantazhuese, vulgare, denigruese, fyese e nënçmuese, jo vetëm për kandidaten Zv. Presidenten aktuale, por edhe kundër vet Amerikës duke i quajtur disa pjesë të saj bërllok duke aluduar në atë pjesë ku jetojnë qytetarët e një nacionaliteti tjetër.

Si mund të kuptohen sloganet përmes të cilave thjeshtë i kërcënon votuesit se, nëse nuk me votojnë, do të ketë gjakderdhje, duke ua rikujtuar qytetarëve 6 janarin 2021. Qëndrimet e tij me konotacione fashiste gjatë mandatit të parë referuar nga stafi i ngushtë i tij i cili, u shprehë së, ai i adhuron gjeneralët e kohës së Adolf Hitlerit duke e shprehë admirimin dhe dëshirën që të tillë t’i kishte në stafin e tij.

Nuk votova për atë që është i afërt me Putinin të cilit në mënyrë sekrete ia dërgoi testet e COVID-19 për përdorim personal dhe gjëra tjera sekrete. Nuk votova për atë i cili në bashkëpunim më udhëheqjen e kaluar dardane në zyrën Owall, tentuan ta realizojnë të ashtuquajturin korrigjim-ndarje të pjesës veriore, zemrën dhe mushkëritë e Dardanisë alias Trepçen dhe Ujmanin, duke “mohuar atë” për ta vërtetuar ish Këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare John Bollton të përshkruar në librin e tij “ Aty ku ndodhi”.

Nuk votova për atë i cili i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s ndaj forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe për ta ndalur gjenocidin ndaj popullatës shqiptare të parapërgatitur përmes aktit ushtarak i quajtur “ Patkoi”. Nuk votova për atë i cili mban lidhje konficendtale me Putinin aleate e Serbisë e cila kurrë nuk i vuri sanksione Rusisë, njëherit e kërcënon Republikën e Dardanisë, por edhe tërë Ballkanin Perëndimor që u vërtetua përmes sulmit terrorist në Banjë me 24 shtator 2023 me qellim të aneksimit më dhunë të pjesës veriore, pretendime të cilat nuk i heq nga koka e tij fashiste. Nuk votova për atë i cili, përmes të dërguarit të tij Richard Grenell në bashkëpunim më opozitën e atëhershme por edhe aktualen, ushtroi komplot politik për ta rrëzuar Qeverinë Kurti I, në kohen e pandemisë kur një gjë të tillë vetëm armiku më i egër si Serbia do ta bënte një veprim të tillë kur luftohej për jetë a vdekje për çdo qytetar.

Tani, ky emër famëkeq për shqiptarët e Dardanisë është shndërruar në një “fantazmë” të cilit, pa nevojë “ia kanë dorën edhe sot”. Gjatë kompletimit të administratës- kabinetit të tij të deritanishëm ende të pa përfunduar dhe të pa konfirmuar nga Senati, emri i tij nuk figuron askund. Pasi Trump është i paparashikueshëm, nëse i jep ndonjë pozitë, ajo mund të jetë e atillë për të cilën nuk kërkohet konfirmimi nga Senati, ani pse, në këto zgjedhje e mban kontrollin e të dy Dhomave që është rrezik për demokracinë amerikane, lë të nënkuptohet se edhe mund ta ketë konfirmimin sepse demokratëve u pa mundësohet përdorimi i filibusterit-obstruksionit-ndalimit të përkohshëm të vendimeve të dëmshme por, sipas reagimeve të shumta nga vetë republikanet të cilët shprehin habinë dhe pa kënaqësinë ndaj shumë emrave të nominuar për të cilat janë të bindur se, vetëm do të jenë shërbyes lojal të Trumpit të cilët nuk janë në gjendje t’i kundërvihen asnjë vendimi të cilin ai në mënyrë autoritare do ta marre ose, nëse ndokush e merr guximin, jo vetëm kundërshtojë por edhe ta sugjeroj, do ta përjetojë fatin e atyre që “dhanë dorëheqje”, në fakt u shkarkuan.

Nuk votova për një president i cili një kohë të gjatë e kaloi nëpër gjykata duke u dënuar për 34 vepra penale, akuza për mbajtjen e dokumentacionit sekret nëpër banjat e shtëpisë së tij në Mar A Lago dhe për “hush money ”- paraja fshehur duke i dhënë për ta fshehë të vërtetën rreth skandalit seksual rreth aktores Stormy Daniels në vitin 2006 rreth filmit pornografik.

Gjatë fushatës e dëgjova një deklaratë të tij i cili, sadopak e ka zbutur apo modifikuar qëndrimin rreth abortit dhe, nëse e kam kuptuar drejt, u shprehë së, ai, preferon martesa në mes meshkujve dhe femrave. Se si do ta pranojë këtë Grenell dhe të tjerët si ky, pritet të shihet.

Lidhjet e tij me Putinin datojnë shumë më herët para se të jetë kandidatë për president, por bisedat edhe pas largimit të tij.

Në vitin 2013 sipas POLITIKO-s, solli “Miss Universe një karneval-shfaqje kremtore të bukurosheve” të cilin e konsideron si vendim të madhe për t’i sjell bashkë dy vendet duke i sugjeruar Putinit që të merr pjesë në ketë eveniment për ta bërë mik të mirë. Nuk komentohet rastësisht se, nga kjo ngjarje shërbimet sekrete ruse kanë incizime komprometuese ndaj Trump deri format të shantazhimit.

Deklarimet e tij se, do ta ndal luftën Rusi-Ukrainë për 24 orë, len më nënkuptua së në ndërkohë janë zhvilluar e zhvillohen bisedime konficidente Putin të cilat, janë jo vetëm të dëmshme por edhe të rrezikshme përpos për Ukrainën, Evropën dhe vetë Amerikën në aspektin e humbjes së primatit, respektit dhe besimit ndaj aleatëve dhe të asaj pjese të botës të cilës Amerika iu ka gjendur në momentet e duhura dhe kritike.

Çka nënkupton përfundimi i luftës Rusi-Ukrainë sipas teorisë së Donald Trump, siç e ceka edhe nëntitullin e këtij shkrimi se, çfarë kostoje do të ketë për palët e dëmtuara. Kjo, nënkupton që, të pajtohen për ndërprerjen e luftës me kusht që, territori i Ukrainës i okupuar nga Rusia i cili nuk është më i vogël se sipërfaqja e Italisë, të vihet nën një “gjoja nën protektoratin ndërkombëtar” për një kohë të pa caktuar, ndërkohë që Ukrainës do t’i “garantohet sovraniteti” pa të drejtë të anëtarësimit në NATO. E njëjta gjë i është “garantuar” në vitin 2014 edhe pse ka qenë e kushtëzuar që mos të ketë të drejtë të posedimit të ameve nukleare që ishte gabim fatal, Rusia e shkeli në mënyrën më drastike përmes okupimit të territoreve ukrainase.

Ku është sot Ukraina, ku janë garancionet e dhëna edhe nga Amerika. Tani, aty ku unë e kam hallin është së, mund t’i imponohet e njëjta gjë edhe Dardanisë kur bëhet fjalë për pjesën veriore rreth bisedimeve me Serbinë, që përputhet me deklaratën e mikut të ngushtë të Vuçiqit dhe Putinit, Edvin Kristaq Rama pas eskalimit të situatës në veri, ngjarje kjo e organizuar nga grupet terroriste ndaj forcave të KFOR-it që, për t’ia plotësuar interesat e Vuçiqit, ky propozoj pa kurrfarë konsultimi me udhëheqjen dardane se, kontrollin e veriun duhet ta merr KFOR-i, ani pse atje ishte një polici e aftë ndër më të përgatiturat në rajon.

Sipas Washington Post, presidenti Vladimir Putin e ka thirrur Donald Trump për t’ia uruar fitoren që ka qenë aq e shkurtër siç transmetojnë disa media përderisa , disa mediat në Dardani e mohojnë se edhe presidenti Vuqiq nuk ia ka uruar fitoren Trumpit, që nuk është e vërtetë. E vërteta është se edhe Vuçiq e ka telefonuar Trumpin me siguri sipas sugjerimit paraprak të Vladimir Putinit.

Ndërsa, sipas raportimeve të The Wall Streat Journal, Elon Mask( Elon Musk), ka zhvilluar bisedime të rregullta më Putinin që nga viti 2022. Festimet e fitores së Donald Trump, ani pse kësi herë jo në mënyrë bombastike e publike sikur në vitin 2016 kur Duma-Parlamenti rus nën organizimin dhe udhëheqjen e ultranacional shovenistit Zhirinovski festoi deri në orët e mëngjesit, kësaj here, për ta fshehë involvimin përmes inteligjencës artificiale dhe reale, vetëm nëpërmes postimeve të cilave iu bashkëngjit edhe Serbia, serbet e veriut por, edhe shqiptarët në Prishtinë duke i publikuar fotot e Trumpit dhe Grenelit, si shenjë shprehje të simpatisë dhe shpresës tek serbet, se Trump do të jetë në anën e tyre ndërsa shqiptarët, se do ta “rrëzojnë për herë të dytë Qeverinë Kurti II, njëherit edhe komplet udhëheqjen aktuale dardane”.

Tani, lë të nënkuptohet se, kur miliarderët bëhen bashkë dhe angazhohen për zgjedhjet që i dëshirojnë e i planifikojnë, duke shpenzuar shuma marramendëse për reklama deri në 2 bilionë dollarë amerikan, nuk është rastësi të ceket së Elon Musk në mënyrë publike e dhuroj shumen prej 121 milion dollarësh që i siguroj edhe përfshirjen e tij në kabinetin e ri, pa i përfshirë miliarderet tjerë, që nuk është befasi kur deri në momentet e fundit, dallimi ne mes kandidatëve ka qenë 2 % në favor të Kamalla Harris, por që në mënyrë rapide u kthye në favor të Donald Trump.

Miliarderet u shpërblyen për “paratë e humbura” kur më 6 nëntor bursa u rritë në mënyrë rapide përmes se cilës Donald Trumpit vlera e pasurisë, iu rrit për 1 miliard dollar ndërsa mikut të tani edhe anëtar i kabinetit Elon Musk për 21 miliard duke u bërë njeriu më i pasur në botë më 335 miliard dollarë.

A mund të thuhet se, “klubi i miliarderëve” ia siguroi fitoren Trumpit?

“Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh”) do të thoshte,( Honore de Ballzak 1799-1850).

Donald Trump edhe ashtu prej natyre i ka maniret e diktatorit të cilat i ka manifestuar edhe si pronar i kompanisë i cili duke u sjellë më një arrogancë ndaj vartësve të tij tani, mund ta paramendoj kur është i gjithë pushtetshëm duke i pasur nën kontrolle të dy Dhomat, Senatin dhe Kongresin përmes shumicës, do të bëjë spastrime e hakmarrje ndaj ish kundërshtarëve pasi, me zgjedhjen e Prokurorit Gjeneral Matt Gaetz njeriu më të fuqishëm në fushën e drejtësisë, i cili aktualisht gjendet nën hetime. Pete Hegest Sekretar i Mbrojtjes, ish udhëheqës i një emisioni televiziv në Fax Neës duke i lënë anash gjeneral më katër yje, brengosja për këto nominime vjen edhe nga vetë partia republikane. Marko Rubio një fëmijë i emigrantëve nga Kuba komuniste dhe John Ratcliffe për drejtor të CIA, janë zgjidhje të pranueshme ani pse, ata duhet të jenë maksimalisht lojal përndryshe do të largohen sikur shumë të tjerë. Për katër vjet të mandatit të dytë dhe të fundit, ky, do të tentoj t’i realizojë të gjitha aspiratat dhe parashikimet e tija të cilat, mund të jenë rrezik për Amerikën, për aleatët dhe posaçërisht për Republikën e Dardanisë. Arsyeja, sepse, ky fshehtas është i lidhur dhe bashkëpunon ngushtë me diktatorin Putin dhe aleatët dhe përkrahësit e tij, duke e pasur parasysh rrezikun për demokracinë amerikane dhe sigurisë nacionale. Ndërsa, si brenga për shtetin tim të origjinës, Republikën e Dardanisë në të cilën mungon uniteti për çështjet nacionale me një opozitë e cila për fatkeqësinë ton, për të ardhur në pushtet për t’i mbuluar hajnitë, krimet dhe pasurimet marramendëse në bashkëpunim më armiqtë tanë dhe miqtë e Aleksandër Vuçiqit të dirigjuar nga kryeministri Shqiptar Edvin Kristaq Rama, bashkë me disa mjete të informimit të shkruara dhe vizuale të paguara nga armiqtë tanë, shkojnë aq larg sa që janë në gjendje edhe ta pranojnë vendimin Thaçit për korrigjimin-ndarjen e pjesës veriore që është aktualizua edhe këtyre ditëve përmes të ashtuquajturve analistë deri te, siç u deklarua edhe sot se, disa deputetë të PDK-së janë takue me disa përfaqësues evropian duke iu kërkuar që mos të hiqen masat ekonomike ndaj Republikës së Dardanisë.

Nuk mund ta kuptojë se si të gjithë janë rreshtuar në një opozitë kundër pushtetit aktual për të cilin për herë të parë populli shqiptar i Dardanisë i votoj mbi 51% me qellim të zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, ruajtjes dhe mbrojtjes së shtetësisë dhe shtrirjes së sovranitetit në tërë territorin për herë të parë 25 vite.

Për udhëheqjen aktuale dardane, është jetike të jetë unike në qëndrime përball Administratës së Trumpit t’i japin informatat e duhura pa hiperbolizime apo minimizime, të provojnë me durimin më të madh të bashkëpunojnë me të deri në momentin kur të fillojnë diktatet arrogante të cilat në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim në çështjet kapitale të sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale mos të nënshtrohen. Kemi pritë që 25 vjet do të presim e qëndrojmë edhe 4 vjet pasi Trump nuk mund të zgjidhet edhe për një mandat tjetër që sipas mendimit tim, do të vijë dikush tjetër por assesi i kalibrit të Donald J. Trump, qoftë republikan apo demokrat. Qëndrimet e mia janë të një shtetasi amerikan të cilat assesi nuk mund të përkojnë me qëndrimet e juaja zyrtare.

Shpresoj që populli i Dardanisë do të jetë i vetëdijshëm dhe i vendosur që, shteti është para një rreziku i cili, jo që nuk mbrohet nga opozita e sotme por, në bashkëpunim më aleatet ruso-serb po punojnë hapur kundër interesave shtetërore e kombëtare.

Republika e Dardanisë në ketë shekull për herë të parë e ka një udhëheqje e cila e meriton të rizgjidhet në zgjedhjet e ardhshme më 9 shkurt 2025.

Hafiz Shala

New York,

16 nëntor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat