Mos manipuloni me ne, edhe të vdekurit flasin!

Opinione

Mos manipuloni me ne, edhe të vdekurit flasin!

Nga: Dedë Preqi Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 11:41
Dedë Preqi

Këto ditë, që nuk na ndajnë shumë nga koha e zgjedhjeve parlamentare me 9 shkurt të vitit 2025, që për herë të parë do përfundojnë me mandat të rregullt me qeverisjen e Albin Kurtit, me ç’rast edhe zëdhënësi i KQZ-së, z.Valmir Elezi, njofton se jemi në fazën përgaditore dhe se çdo gjë rrjedh sipas ligjit zgjedhor dhe standartit të vendeve demokratike.

Ndër të tjera zëdhënësi z.Elezi, thotë, që prej vitit 2021, dhe deri në gusht të vitit 2024, janë larguar mbi 40 mijë emra të përsonave të vdekur nga Lista votuese, dhe në kuadër të këtyre përgaditjeve për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme, janë duke vazhduar listat e pastrimit të përsonave në fjalë, të cilët do të ishin përdorë pa të drejtë, duke manipuluar me votën e tyre.

Shepeshherë gjërat që bien në sy për të mirë, dikush do ti quante përsona të vyeshëm, përveq asaj se rritët vlera e vepres, kur veprat e mira ndikojnë edhe në dinjitetin njerëzor, por kur shkatërrohet diçka, dhe bie për keq në sytë e opinionit, atëherë sëcili ka të drejt të thotë se, paska qenë ndonjë aktivitet qyqarë, i cili lejon para shoqërisë së vet një shëmtim të tillë, duke e lozur një lojë të pistë, apo duke manipuluar dhe përfituar nga votat e të vdekurve.

Për të themeluar shtetin e Kosovës, do angazhoheshin shumë veta, dhe nuk mundet ta mohojë askush luftën e UçK-së, sepse për të ndërtuar thëmelet e shtetit të Kosovës, ushtarët e saj u bënë kurban dhe hynë thellë në palët e kësaj toke, për të pasur sot liri, demokraci dhe zgjedhje parlamentare.

Pavarësisht vëzhgimëve sporadike, që flitët dhe zhurmohët sot për ushtarët e UçK-së, pyetjet dhe dilemat janë të shumta, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë pas luftës, po bëhët zhurmë nga disa qarqe ndërkombëtare, të cilët janë të nxitura nga Serbija, për të njollosur luftën e drejtë të UçK-së, e cila luftoi për mbrojtjen e popullit dhe vendit të vet.

Për të kuptuar të gjitha ato sakrifica, që u bënë për formimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, duhet të punohet më shumë dhe më më përkushtim, që mos të biem pre e të këqijave dhe abuzimëve njerëzore e ligjore, të cilat e rëndojnë jetën dhe ia shtojnë peshën e të këqijave kësaj popullate dhe këtij vendi.

Po ta shikojmë sot Kosovën me syrin realist të një qytetari të thjeshtë dhe të flasim pa paragjykime dhe anime politike, sidomos gjendja e fundit e partive politike, do të ishte alarmante, duke e vequar opozitën nga PDK, LDK dhe AAK, sëcilës nuk i intereson gjendja dhe mirëqenja e kësaj popullate, por vetëm pushteti dhe pushteti, dhe kurgjë më shumë.

Prandaj, duhet të ndëgjohet zëri i intelegjencës së re dhe asaj akademike, për ti mposhtur dukuritë negative dhe shëmtitë e kësaj shoqërie në këtë shtet, dhe për të krijua reforma të reja dhe të favorshme për të realizuar dhe përmirësuar standartin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Nuk do të thotë se Kosova nuk ka probleme të tjera, me të cilat do përballët përditë nga kushtet jo adekuate dhe të një mirëqenje më të mirë, mirëpo çështja e Mitrovicës veriore, është procesi i ndërvarur i stabilitetit të këtij vendi, që rrezullton me suksesin dhe mos suksesin, që kjo e fundit e rritë dhe e nxisin brengën e këtij populli përmes tensioneve të bezdishme, duke e bërë këtë vend jo të qetë, që shkakëtojnë serbët servil dhe kriminel, që i angazhon Beogradi, në krye me Vuçiqin, për ta destabilizuar dhe penguar zhvillimin e Kosovës.

Dhe inkurajimi është tani më i nevojshëm se kurdoherë me rastin e përgaditjeve të zgjedhjeve të reja, që mbahen me 9 shkurt të vitit 2025, duke shperesuar se do të ketë zgjedhje të ndershme dhe korekte dhe pa politizime, poashtu duke marrë parasysh të kaluarën apo zgjedhjet para vitit 2021, si një praktikë e hidhur dhe e shëmtuar, që kanë manipuluar edhe me votat e të vdekurve, të përfshirë në listat zgjedhore.

Edhe pse është e kaluar dhe dëshirojmë të mbetët e kaluar, sepse ka sjellë një realitet me pasoja, të cilat vet populli i ka bartë në kurrizin e vet, por tani KQZ-ja, e jep lajmin e mirë këto ditë se këto lista janë pastruar dhe janë shkarkuar këto lista nga një numër i madh të atyre që nuk kanë pasë të drejtë të votojnë, sepse ishin përsona të vdekur, me të cilët dikush më herët ka manipuluar përmes tyre.

Besoj se këtyre fjalëve i bashkangjiten edhe mendimet e gjithë qytetarëve të Kosovës, me gjetjen e një kuptimi më të mirë, më të sjellshëm dhe më serioz në zgjedhjet e ardhshme dhe të fiton vota qytetare e lirë dhe pa e manipular, në mënyrë që Kosova të ecën përpara, dhe të përmirësohet jeta qytetare e popullit kosovarë, kurse të vdekurit t’i lëmë të prehën të qetë, të pushojnë në paqë dhe mos të manipulohet më me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat