Përderisa dikush po shpërndanë letra nëpër vende të ndryshme si ankesë nga të qenurit opozitë, të tjerët që kanë marrë legjitimitetin e plotë të popullit, sidomos atë të pastër shqiptar në qeverinë aktuale të RMV-së, po hapin epoka të reja në politikëbërje, zhvillim ekonomik, bashkëpunim energjetik dhe arsimor.
Ky hap padyshim se rrit eksperiencën e shkëlqyer të bashkëpunimit rajonal, materializimin e iniciativave rajonale të mbështetura nga BE-ja, siç është Procesi i Berlinit dhe angazhimin në përshpejtimin e anëtarësimit të plotë dhe sinkronizimin me legjislacionin e BE-së si rajon në përgjithësi.
Bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i cili është në rritje e sipër, pritet që gjatë vitit 2025 të dyfishohet, të materialozhet bashkëpunimi në sektorin e energjetikës si përgjigje ndaj krizës energjetike, si dhe bashkëpunimi në sektorin e arsimit që do të rris kualitetin edukativo-arsimor dhe shkencor nëpërmjet këmbimit të ligjëruesve dhe studentëve.
Nëntori është muaji ku shqiptarët kanë bërë revolucion historik dhe vazhdon të jetë i tillë!