Futbollistët e Kosovës mbrojtën me dinjitet sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Opinione

Futbollistët e Kosovës mbrojtën me dinjitet sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Nga: Skënder Kapiti Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 14:05
Skënder Kapiti

Futbollistët e Kosovës mbrojtën me dinjitet  sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Sot gjithçka është politikë dhe politike. Jo vetëm kombi e shoqëria por edhe çdo politikë e qeverisje kombëtare e dëshirojnë dhe krenohen me artistët, shkrimtarët, shkencëtarët dhe sportistët e shtetit dhe të kombit të vet.

Pra, edhe sporti dhe sidomos futbolli është aktivitet politik pavarësisht se është sportiv, ashtu sikurse që janë politikë edhe ekonomia, edhe financat,edhe aleancat,dhe takimet politike ndërkombëtare ne organizmat ndërkombëtare si OKB, BE, NATO etj.

Pra, edhe sporti i futbollit ashtu si edhe sportet e tjera janë aktivitete politike,politike  sidomos, sidomos janë ato ndeshje e përballje sportive mes shteteve të cilat kanë mosmarrëveshje shtetërore dhe grindje politike. A nuk janë fitore politike, ato të triumfit dhe të fitoreve të xhudisteve të Kosovës  kundër sportistëve serbë e rusë si dhe ndaj sportistëve të vëndeve që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe që huliganët kur luan futboll Kosova ulurasin Serbi, Serbi  dhe Kosova është Serbi?

A nuk janë politike fitoret e sportisteve kosovare kur shtetet që se kanë njohur Kosovën  detyrohen që të respektojnë simbolet e shtetit të Kosovës kur sportistet kosovare fitojnë medalje ari edhe në Rusi, Kinë, Brazil ,Greqi etj.?

Ato janë fitore edhe politike  pasi në to spikat shpirti i lartë luftarak,konkurues e garues për dinjitetin dhe personalitetin kombëtar për lartësimin e imazhit dhe prestigjit kombëtar gjë që e dëshirojnë  dhe krenohen shoqëria dhe kombi shqiptar por edhe politika.

Dhe prandaj edhe kombet dhe shtetet  i kushtojnë rëndësi zhvillimit të sporteve, kampionateve dhe aktiviteteve sportive kombëtare dhe botërore.

Ngjarjet e përsëritura në Rumani, ku spektatorët dhe tifozët rumun provokuan rëndë me thirrje raciste kundër ekipit të Kosovës, nuk është rastësore, por kjo është në akordancë të plotë me politikën e shtetit rumun, i cili nuk e njeh shtetin shqiptar të Kosovës. Pra, Rumania politikisht është kundër Kosovës, dhe kjo pasqyrohet edhe te racizmi antishqiptar i tifozerisë rumune edhe ne sport.Kryemistri rumun në vënd që të ndjehet i turpëruar të paktën sipërfaqësisht për këtë turp të tifozerisë rumune që thërrasin Serbi, Serbi , a thua se Kosova po luante me Serbinë në Beograd, ai mundohet që të justifikohet e të mbrohet krej paturpësisht.

Rumania me anë të kryeministrit të saj mundohet që të bëhet viktimë kur tifozeria rumune është fajtori se përse lojtarët e Kosovës ndërprene lojën.

Futbollistët e Kosovës mbrojtën me dinjitet  sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës.

Shikoni pra se cfarë bëjnë serbët dhe shtetet aleate të Serbisë kundër sovranitetit të shtetit të Kosovës edhe në futboll, kurse federate e Shqipërisë pa pikë turpi dhe pa ndjesi e respekt për Kosovën do organizojë së bashku me Serbinë një kampionat futbolli për të rinjtë, gjë që është një thikë pas shpinë për Kosovën nga Tirana.

Në vënd që Shqipëria ta mbrojë dhe ta ndihmojë sportin Kosovar,ajo bën bashkëkampionat me Serbinë, kur Serbia dhe racistët serbë kudo nëpër stadiumet e Europës bëjnë thirrje raciste kundër Kosovës, e madje edhe kanë djegur flamurin e Shqipërisë. Televizionet në Shqipqëri nuk paraqesin dhe as nuk promovojnë arritjet sportive të Kosovës, ndërsa futbollistët kosovarë, më të mirët prej tyre që luajnë nëpër Europë nuk shkojnë të luajnë për Kosovën , por luajnë për  Shqipërinë, ashtu sikurse edhe tifozeria më e zjarrtë kosovare shkojnë në të gjitha stadiumet dhe mbështesin Shqipërinë. Çdo shqiptar që ndjehet shqiptar duhet ta mbështesë Kosovën  edhe  për rastin e fundit atë që ndodhi në Rumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat