Shefja e inteligjencës së Trumpit, përhap propagandën e Kremlinit

Opinione

Shefja e inteligjencës së Trumpit, përhap propagandën e Kremlinit

Nga: Sherif Ramabaja Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 15:30
Autori Sherif Ramabaja

Ajo është një nga personalitetet më të diskutueshme të Trumpit: Tulsi Gabbard takohet fshehurazi me diktatorët, justifikon luftën e agresionit kundër Ukrainës dhe përhap teori konspirative ruse. Në janar, ajo do të bëhet kryekoordinatorja e shërbimeve sekrete amerikane. Ekspertët e sigurisë janë të shokuar.

Herë pas here, Tulsi Gabbard, shefe e inteligjencës amerikane e caktuar nga Donald Trump, ka mbajtur anën e Rusisë. Madje ajo tregon mirëkuptim për luftën e agresionit kundër Ukrainës. “Kjo luftë dhe vuajtjet mund të ishin shmangur lehtësisht nëse administrata e Biden/NATO thjesht do të kishte pranuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Rusisë”, shkroi ajo në Twitter në fillim të pushtimit rus të vitit 2022, duke e quajtur presidentin Volodymyr Zelensky të korruptuar.

Në atë kohë, Kremlini e justifikoi pushtimin, ndër të tjera, duke pretenduar në mënyrë të rreme se në Ukrainë kishte dhjetëra biolabatorë të financuar nga SHBA për prodhimin e bioarmëve vdekjeprurëse, që mund të përdoreshin kundër Rusisë. Si Kina, ashtu edhe teoricienët e konspiracionit perëndimorë përhapin këtë dezinformatë - përfshirë Gabbard.

Në fakt ka laboratorë në Ukrainë ku hulumtohen patogjenë të rrezikshëm. Megjithatë, këto janë institucione shëndetësore publike, puna e të cilave ka për qëllim kontrollin e shpërthimeve të sëmundjeve dhe përgatitjen kundër përdorimit armiqësor të armëve biologjike.

Gabbard më vonë u përpoq të tërhiqej, duke thënë se ajo nuk po nënkuptonte se SHBA ose Ukraina, po ndiqnin ndonjë gjë të keqe. Ajo ishte e shqetësuar për sigurinë e objekteve. Por si demokratët ashtu edhe republikanët e panë qëndrimin e Gabbard - i cili u vlerësua më pas në televizionin shtetëror rus - si një gatishmëri shqetësuese për të papagallizuar propagandën ruse. Me emërimin e saj si shefe e ardhshme e inteligjencës së Trumpit, ish-demokratja nga komentet që bëri  nga Havai tani po ven në shqyrtim një dimension të ri edhe nga shumë njerëz të tjerë.

Ish-këshilltari i Trump paralajmëron kundër Gabbard

Demokratët dhe ekspertët e sigurisë në veçanti kanë frikë se Gabbard si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare (DNI) do të ishte një shërbim për Rusinë dhe mund të dobësonte lidhjet e sigurisë kombëtare dhe të inteligjencës së SHBA, me partnerët më të afërt të Amerikës. Zbulimet se Gabbard më parë është takua fshehurazi edhe me presidentin sirian Assad, një aleat i ngushtë i Rusisë dhe Iranit, kanë shtuar gjithashtu shqetësimet e kritikëve të saj.

Emërimi i saj është një nga vendimet më të diskutueshme të personelit të Trump deri më sot. Nëse Senati i ardhshëm i SHBA-së i dominuar nga republikanët e pranon nominimin e sajë, Gabbard do të bëhet kryekoordinatorja e ardhëshme e DNI-së i shërbimeve të inteligjencës amerikane dhe në të njëjtën kohë, këshilltare kryesore e inteligjencës së presidentit. Ky post u krijua pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet agjencive të inteligjencës.

Republikani i linjës së ashpër të Rusisë dhe ish-këshilltari i sigurisë së Trump, John Bolton, beson se do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme t'i besohej Gabbard-it detyrën. Ai e krahasoi atë me një "granatë dore që është gati të shpërthejë". Ai i paralajmëroi me forcë republikanët në Senat, që të mos qëndrojnë prapa kandidates, për hir të Trumpit.

“A dëshironi që ajo të dijë të gjitha sekretet e Shteteve të Bashkuara dhe shërbimeve tona të inteligjencës, kur ajo është kaq e qartë në xhepin e Putinit?” pyeti senatori demokrat Elizabeth Warren. Përgjigja duhet të jetë një "jo e vështirë".

Vetë Gabbard ka mbrojtur pozicionet e saj në të kaluarën duke thënë se 20 vjet shërbimi ushtarak, e kishte bërë atë skeptike ndaj ndërhyrjes ushtarake. Ajo i shihte marrëdhëniet e Trump me autokratë si Putini, si një shenjë guximi "për t'u takuar në mënyrë të barabartë me kundërshtarët, diktatorët, aleatët dhe partnerët në kërkim të paqes".

Media shtetërore ruse e feston Gabbard si një "supergrua"

Takimet me Assadin në vitin 2017 shkaktuan zemërim tek shumë nga kolegët e saj të partisë Demokratike. Ata kritikuan vizitën e tyre për ndihmën për t'i dhënë legjitimitet një të akuzuari kriminel lufte dhe mikpritës të Rusisë dhe Iranit në Lindjen e Mesme. Që nga viti 2015, ushtarët rusë dhe milicitë iraniane kanë mbështetur Assadin dhe e kanë përdorur vendin si bazë për sulmet ndaj ushtarëve amerikanë.

Ndërsa Gabbard mbështeti Biden në fushatën zgjedhore të vitit 2020, ajo u largua nga Partia Demokratike në vitin 2022 dhe që atëherë ka kritikuar ish-kolegët e saj si, ndër të tjera, si një "njësi elitar luftënxitësish". Më pas ajo bëri fushatë për republikanë të ndryshëm, u shfaq në kanalin e lidhur me Trump, Fox News dhe filloi një podcast.

Vetëm të premten e kaluar, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti e përshkroi Gabbard, si një "supergrua". Qëndrimet e tyre ka të ngjarë të shkaktojnë polemika, në procesin e konfirmimit të Senatit. Aleatët e SHBA-së do të duhet të shikojnë nga afër, procedurat dhe të pyesin veten se deri në çfarë mase ky ndryshim i administratës amerikane, mund të ndikojë në bashkëpunimin e inteligjencës dhe shkëmbimin e informacionit.

Zgjedhja e Trumpit ngre “pyetje shumë serioze” për partnerët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara dhe anëtarët e grupit Five Eyes, tha Thomas Juneau, një ish-analist në Departamentin e Mbrojtjes të Kanadasë. Ky është një koalicion i SHBA-së, Britanisë së Madhe, Australisë, Zelandës së Re dhe Kanadasë, të cilat kanë rënë dakord për bashkëpunim veçanërisht të ngushtë midis shërbimeve të tyre të inteligjencës - dhe, sipas ekspertit, mbështetet në një "nivel jashtëzakonisht të lartë besimi".

Quelle: ntv.de, gri/AP, Nga Gjermanishtja : Sherif Ramabaja

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat