Gjergj Dedaj dikur me Rugovën, tani “satelit” i PDK-së

Opinione

Gjergj Dedaj dikur me Rugovën, tani “satelit” i PDK-së

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 17:31
Autori Faton Mehmeti

Duket se "shuplakat" e Hashimit kanë qenë më të forta se ato që populli ia dha atij dhe opozitës. Gjergj Dedaj, derisa nuk e "shiti" shpirtin dhe ndërgjegjen tek Hashimi, ishte burrë i vlerësuar për qëndrimet e tij pranë presidentit Rugova. Kjo është arsyeja që u ndalua gjatë luftës në Drenicë dhe mori shuplakat, të cilat më vonë i mohoi. Me servilizmin e tij arriti të bëhej ambasador në Maqedoninë e Veriut, përpara se të shkarkohej në mënyrë të papritur nga presidentja Osmani, diçka që ka ngjallur zemërim dhe urrejtje patologjike ndaj Vjosës dhe Albinit.

Kur urrejtja të vërbon arsyen, arrin deri aty sa të thuash gjëra pa logjikë, diçka që Gjergji shpesh e ka bërë. Së fundi, shprehu budallallëkun e tij duke thënë se Albini nuk duhet të marrë më shumë se 5%, dhe madje as të kalojë pragun, pasi Gjergji synon të kthehet në pushtet, aty ku kishte arritur jo nga zotësia, por nga servilizmi.

Një njeri që ka rënë në këtë "degradim" është për keqardhje, duke u munduar të lëpijë pas pushtetit pa menduar për dinjitetin. Albini është në pushtet dhe do të mbetet aty, pasi njerëz si Gjergji, "satelitët" e pushtetit, e kanë çuar vendin në agoni. Gjergji dhe soji i tij janë arsyeja pse Kurti është në pushtet, dhe derisa opozita të ketë njerëz si Gjergji që i mbajnë ison, ajo do ta ketë të vështirë të vijë në pushtet.

Është e dhimbshme të shohësh dikë të degraduar kaq keq, por siç thotë populli, "interesi të korit", dhe kjo ndodhi me një njeri që nuk duhej të ndodhte. Opozita do të rrijë gjatë aty ku është, derisa të pastruahet nga njerëz të konsumuar që nuk ofrojnë asgjë për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat