Angazhimi i SHBA dhe BE për rregullimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë duket që është shumë i hershëm. Këto marrëdhënie nuk mund të behën me serbet që kanë dy shekuj edukim armiqësor kundër shqiptarëve. Madje kjo armiqësi është e shtresuar kohë shumë të gjatë nga Kisha serbe e ruse dhe AASHS. Kishat serbe dhe ruse bekojnë krimet që i bënë ushtria serbe dhe ajo ruse.
Këto kanë bekuar krimet e rënda që dy shekuj. Për të ilustruar këtë shembull është lufta e fundit në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci dhe lufta në Ukrainë ku që në fillim Krye-popi rus u deklarua së Putini po bënë atë që e thotë zoti. Serbia deri tani ka treguar dhe verifikuar që vetëm gjuhën e forcës e njeh. Kjo që tani po ndodhë me lutje që 24 vite të kriminelit është jo vetëm humbje kohe por edhe stimulim e krimit kur në një tavolinë ulët krimineli dhe viktima. Serbia ka përfituar shumë herë nga tokat shqiptare.
Gjeopolitika e kohës ka ndikuar që shqiptarët e robëruar shumë shekuj më parë dhe që kanë luftuar pa ndërprerë kundër të gjithë okupatoreve të dëmtohen në favor të Serbisë që ishte pjesë e interesit rus. Serbia për të qëndruar në pasuri të shqiptarëve gjithmonë ka pas frikë që një ditë këto toka do të i humb. Për këto qellim Rusia i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe bashkë kanë hartuar projekte për të mbajtur ndikimin e vet në Evropë, kjo kuptohet më qëndrimin e Serbisë në Dardani.
Si nga Rusia ashtu edhe nga Serbia ka dominuar dukuria e poshtërimit të shqiptarëve në forma më drastike. Kjo dukuri ka qëndruar që nga pushtimi i Perandorisë turke, e cila i ndihmoj shumë Rusisë dhe Serbisë për të depërtuar në Gadishullin Ilirik. Kjo dukuri ishte përdorur fillimisht kundër hebrenjve dhe pastaj kundër shqiptarëve. Kundër shqiptarëve vazhdon edhe sot.
Projektet e Atihsarit as tani Projekti Franko- Gjerman nuk do të shëroj plagët e shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve sikur që nuk do të ndal në këtë formë apetitet e sëmura serbe dhe ruse. Serbia kupton vetëm gjuhën e forcës, këtë gjuhë jo vetëm që e kupton por e respekton në përpikëri dhe pas një kohe të shkurtër e lavdëron dhe e vlerëson si të arritur të saj.
Andaj kjo lutje kriminelin vetëm sa e trimëron, i jep shpresë njësoj sikur kur e përkëdhel gjarprin e ai llastohet por kurrë nuk do të harroj kafshimin e helmuar. Për të kuptuar më mirë këtë do të ishte mirë që të shikonim një herë memorandumet serbe.