Gjykata Kushtetuese serbe legjitimon gjenocidin e heshtur në Kosovën Lindore

Opinione

Gjykata Kushtetuese serbe legjitimon gjenocidin e heshtur në Kosovën Lindore

Nga: Milazim Maraj Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 20:42
Milazim Maraj

Në Komunat e banuar më shumicë shqiptarë në Kosovën Lindore; Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Serbia ushtron gjenocid të heshtur.

Në këto tre komuna ka kohë që Serbia ushtron projekte të pastrimit etnik. Deputeti shqiptarë në kuvendin serb ka shtruar sa herë këtë çështje por kot. Serbia vazhdon me pastrim etnik të komunave të banuara me shqiptarë. Shqipëria dhe Kosova janë të heshtura para kësaj ngjarje makabër, ndaj bashkëkombësve të vet sikur kjo tragjedi të ndodhë diku në anën tjetër të globit, ndaj një populli krejt të panjohur për neve. Çka ka përveç interesit personal nga të zgjedhurit tonë, në këto shtetet tona?

Për këtë do të duhej të reagonin shqiptarët edhe Maqedoni, por si duket nuk po arrijmë ta kalojmë vetveten. Nuk shohim gjë me larg se katër vite në pushtet dhe pastaj lë të behët çka të behët. Shqipëria do të duhej të reagonte në KS OKB, në BE dhe të gjitha instancat e larta ndërkombëtare. Serbia ka arritur t’i vejë nën hije krimet e veta ndaj shqiptarëve me pluhurin plotë gënjeshtra që e ngritë për serbet në veri të Mitrovicës që nuk ishte deshtë as të përmendët. Taktikë politike serbe

Aty për çdo ditë gjendën armë, për çdo ditë behën krime të llojeve të ndryshme të iniciuara nga shërbimet shtetërore serbe; sepse nuk sulmohet Serbia për krime që bënë. Nga kalimi në amshim i Presidentit Rugova shqiptarët janë në defensivë. Krejt kohën qëndrojnë në pozicionin mbrojtës, mbrohen nga kush? Jo rrallë disa titullar që tani përsëri kërkojnë votën e shqiptarëve; bashkëpunuan më këta kriminel, falanga serbe. Nga ky bashkëpunim fituan turpin, humbjen e besimit të populli i vet dhe lanë në mëshirën e serbëve shqiptarët e tre Komunave që 25 vite.

I humbën shqiptarëve një çerek shekulli kot. Mendoni ju që kërkoni besimin e shqiptarëve së ju një ditë do të përfundoni në një varr, ku do të mbulohet vetëm trupi i juaj i pa vlerë, por turpin tuaj nuk do ta zë varri i juaj. Ai do të jetoj gjithmonë si shembull i keq.

Si damkë për familjen tuaj dhe ata që u deshën dhe ju qëndruan pranë. Shqiptarët që mbetën nën robërinë serbe kanë potencial intelektual, ata do të gjejnë rrugë në instancat ndërkombëtare për të u ankuar për këtë tragjedi kombëtare. Por heshtja e juaj pushtetar, shqiptarë është për turp dhe faqe të zezë.

Ju tregoni që nuk jeni të duhurit në udhëheqje, nuk jeni ata që keni vizion, vullnet, gatishmëri dhe guxim të merreni me fatin e popullit tuaj. Nuk realizoni atë që u premtuat atyre që u dhanë besimin. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu tregon se një qytetari nga Medvegja i është refuzuar kërkesa për të ia kthyer adresën që i është pasivizuar. Do të thotë ju mohua e drejta që të kthehet në shtëpinë e vet. Nga gjykata Kushtetuese e Serbisë i është kthyer përgjigje negative, për të ia kthyer adresën e tij.

Kjo kushtetutë e bazuar në Naçertania dhe Memorandumin e AASHS, Çubrilloviqit dhe kriminelëve si ai vazhdon projektin për botën ruse. Z. Lutfiu thotë së do ta përkrahu qytetarin shqiptarë për të realizuar të drejtën e vet; por askush nuk u deklarua se do ta përkrahin kryetarin Nevzat Lutfiu

Mundësia e ankesës është vetëm në Gjykatën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Strasburg. Për këtë gjenocid të heshtur për pastrim etnik do të duhej të reagoj dy Ministrit e Jashtme të shtetit shqiptarë dhe të Kosovës, çdo ambasadë e Shqipërisë dhe Kosovës. Fati i shqiptarëve të Kosovës Lindore nuk lihet në mëshirën e Serbisë dhe kriminelëve të saj. Ky projekt është përdor në vitin 1947 në Kosovë.

Ndërrimi i mbiemrave dhe heqja e obligimeve shtetërore, pastaj shpërngulja me dhunë. Kushtetuta e Serbisë në shërbim të gjenocidit dhe pastrimit etnik të shqiptarëve. Ndërsa ushtron presion dhe terror ndaj serbëve në Kosovë nëse ata duan të jetojnë të qetë. Në Kosovë kërkon rebelim nga serbet, ndërsa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, bënë presion për larguar shqiptarët nga tokat dhe shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat