3 muaj para zgjedhjeve nacionale tӫ cilat priten tӫ mbahen me 9 shkurt nӫ Kosovӫ partitë politike janӫ shpӫrndarӫ gjithandej Evropӫs pӫr ta bindur elektoratin nӫ diaspor qӫ ti votojnë.
Kjo parafushatӫ zgjedhore ka filluar me plot tensione duke përdorur gjuhën denigruese me plot shpifje dhe banalitete tӫ cilat e tregojnë nivelin e ulët tӫ kulturës dhe tӫ integritetit politikӫ tӫ individit apo tӫ shoqërisë nӫ përgjithësi.
Sindromi i luftӫs pӫr karrierë dhe pushtet ӫshtӫ kultivuar qӫ nga pas lufta nӫpӫr strukturat e partive politike duke mos zgjidhur mjete racionale edukative e morale pӫr ti arritur qëllimet. Kjo politikӫ e degradume skajshmërish nuk premton asgjë tӫ re dhe tӫ mirӫ pӫr Kosovӫn.
Asnjӫ subjekt politikӫ deri mӫ tani nuk ka ofru ndonjӫ ide strategji apo program, inovacion apo reformӫ pӫr ta bindur elektoratin se mund tӫ pritet ndonjӫ progres nӫ legjislaturën e ardhshme.
Se me tӫ vërtet vite me radhӫ partitë politike kanӫ mbetur me mendësinë dhe vetëdije tӫ kaluarӫs duke u rreshtuar rreth liderit tӫ partisӫ, grupeve tӫ interesit dhe klaneve krahinore, duke e ngushtuar apo mbyllur frymӫn e demokracisë nӫ rrethanat nӫ tӫ cilat po jetojmë.
Askush nӫ kӫtӫ kohӫ nga ata qӫ mirӫn me politikӫn e vendit nuk qajnë kokӫn pӫr situatën aktuale pӫr rrezikun e Sigurisӫ Globale nӫ Planetӫn tonӫ. Kjo situatӫ e imponon nevojӫn urgjente qӫ partitë politike bashkӫ me Institucionet e Shtetit ti lӫnӫ interesat personale e partiake nӫ mӫnyrӫ qӫ ti përafrojmë mendimet, programet partiake dhe vizionin pӫr tӫ ndӫrtuar njӫ strategji tӫ pӫrbashkӫt politike, shtetӫrore dhe kombëtare pӫr ta ndӫrtuar dhe forcuar Shtetin e Kosovӫs.
Ështӫ e dhimbshme pӫr vendin tӫ dӫgjosh akuza mӫ tӫ ndryshme nӫpӫr tubimet me qytetarӫt nӫ diasporӫ ku përfaqësuesit e partive vrapojnë dhe lӫbojnӫ duke shpifur dhe akuzuar rivalin politikӫ tӫ partisӫ.
Ky mjerim nӫ vazhdimӫsi po manifestohet edhe nӫpӫr ekranet televizive nӫ Kosovӫ pӫrmes opinionistӫve tӫ ashtuquajtur “analistӫ” tӫ cilӫt me vetӫdije apo nga naiviteti po pӫrdorin gjuhӫ nxitӫse duke ngritur tensione nӫ dӫmӫ tӫ raporteve ndӫrnjerӫzore ndërmjet Shqiptarëve.
Asnjӫherӫ mӫ parӫ Shoqӫria Kosovare nuk ka qenӫ mӫ e politizuar dhe mӫ e ngarkuar me propagandӫ shpifëse si nga brenda po ashtu edhe nga jashtë, nga Serbia dhe Rusia. Kӫtӫ nuk po e kuptojnë ata qӫ kanӫ marr përgjegjësi nӫ politikӫ pӫr ti ndӫrtuar Institucionet stabile nӫ tӫ mirӫ tӫ Republikës sӫ Kosovӫs.
Pavarësisht jetӫs pluraliste tӫ cilӫn e kemi përqafuar qӫ nga ramja e sistemit komunist, rrethanat aktuale politike nӫ Ballkan dhe mӫ gjerӫ na obligojnë ti lӫmӫ anash interesat partiake nӫ mӫnyrӫ qӫ ta forcojmë vetëdijen dhe unitetin pӫr ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit tӫ Shtetit tӫ Kosovës.