Për ata që po shkruajnë sot....

Opinione

Për ata që po shkruajnë sot....

Nga: Agron Shabani Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 22:35
Agron Shabani

Është e habitshme dhe befasuese se gati asnjë formë shkencore, akademike, pedagogike, letrare, kulturore, informative, politike, diplomatike etj....Asnjë mënyrë e të folurit, shkruarit, menduarit dhe logjikuarit konform me kohën dhe botën moderne ose bashkohore në te cilat jetojmë, nuk njihen dhe s´reflektohen fare në botën e sotme shqiptare ose kosovare! E sidomos në Kosovë.

E tash, njeriu ose lexuesi i nderuar mund të shtrojë pyetjen: Vallë janë shqiptarët e Kosovës pengje dhe viktima të mosdijes, stupiditetit, nebulozes,  mosnjohjes dhe mospërkujdesjës së vazhdueshme (optimale ose maksimale) -ndaj vetvetës së tyre, si dhe ndaj aftësive, potencialeve, kapacitetëve ose mundësive të tyre objektive dhe subjektive (lexo: interspekcioni, intereflesioni ose njohja dhe përkujdesja e vazhdushme ndaj vetvetës), të indolencës, mediokritetit, animozitetit, amnezionit, mungesës së hetueshme të intelegjencës së jashtme dhe të brendshme shpirtërore ose emocionale, disonancës kognitive, sinergisë së tepruar emocionale dhe kognitive, apo....?!

 Mos të flasim këtu mbi nivelin e ultë (minus xero), apo  mungesën e hetushme të narrativit, kualitetit ose kreativitetit kulturor, informativ, politik dhe diplomatik në Kosovë!

Ndonëse, peronalisht s'i jap rëndësi fare këtij fenomeni dhe as që besoj se në Kosovë ekziston, apo mund të ekzistojë diç e atillë. Jo çfare. E sidomos vlerat, parimet, premisat dhe postulimet e njohura shkencore, intelektuale, profesionale, intelegjente ose akademike.

Nuk e kupton dot se si ata që i thonë vetes analist, publicist, kulturolog, historian, politikan të ndryshëm ose diplomat, nuk lexojnë fare, nuk dijnë të flasin dhe shkruajnë si duhet shqip etj...

Apo, sëpakut të mësohen të mendojnë dhe logjikojnë normalisht ose racionalisht....Në menyrë  shkencore, akademike, kulturore,, racionale, kompetente. kritike, normale dhe logjike....Por merret me gjëra që nuk varen fare prej tyre. 

Të mësuarit e shkruarit të një eseje ose tregimi të vetëm mbi edukatën, kulturën, politikën ose diplomacinë, është shumë më i levërditshem dhe konvertibil, se sa debati monoton, tragjikomik, reaksionar dhe anakronik mbi "meritatt" ose "veprat historike, heroike dhe patriotik të Albin Kurtit, Hashim Thaçli, Enver Hoxhajt, Behfgjet Pacollit, Besnik Bislimit, apo dikujt tjetër" Apo, debatet, replikat dhe polemikat monotone dhe teper banale mbi "islamin radikal e politik te shqiptareve" etj.....!!!

Thua se Albin Kurti & Company ,dhe idelogjia fetare, për Kosovën dhe shqiptarët janë çështje jete a vdekjeje! E sidomos per popullin (kombin) dhe shtetin e Kosoves.

Ndaj, pa ndryshuar esencialisht (substancialist) punët në Kosovë dhe Shqipëri, në trurin shqiptar, në mendimet, veprimet dhe reagimet e tij, vështirë se mund të ndryshojë diçka për të mirë tek shqiptarët.

Nuk bëhen edukata, kultura, informimi, historia, politika ose diplomacia me njerëz pa kualifiim, pa edukatë, pa kulturë dhe pa histori.

Nga rrushi bëhet vera, por nga vëra nuk bëhet rrushi.

Intelektuali politik ose politikani intelektual, krijuesi, artisti, gazetari, analisti, publicisti,  pedagogu ose kulturologu, duhet të jenë kretativ, inovativ, komunikativ (komunikologjik), lukrativ, integral, kompetitiv, kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, kognitiv, koniuktiv, narrativ, koherent, transparent, konvencional, kredibil, të besueshëm, të ndërgjegjshëm, racional, koperativ, analogjik, intelegjent etj. Dhe, jo ireverzibil, inkompaktibil, komplotist, dinastik, servil, vasal, poltron, epigon, kameleon, shpifës, linçues, përsekutues, demonizues, satanizues, stigmatizues etj.

Hashim Thaçi, Albin Kurti , Ramush Haradinaj apo dikush tjetër nuk jantë profet ose perëndi te Kosovës. Me besoni se nuk i njeh askush. 

Në të kundërten, luftërat ose konfliktët e ndryshme, mund t' i përmysin ose ndryshojnë ligjet, mbretëritë (perandoritë), sistemët ose regjimët e ndryshme borxheze, skllavopronare, feudaliste, pushtuese, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, autoritare, totalitariste, imperialiste, kolojialiste etj., por jo edhe vlerat, parimet, premisat dhe postulimet e njohura shkencore, kulturore, njerëzore (qytetare) dhe humaniste.

Nga ajo që mund të shihet, vërehet, lexëohet ose kuptohet nga largësitë ose distancat e ndryshme: Në Kosovën e pasluftës, pos tjerash ka luftë ose shkatërrim enorm dhe alarmant vlerash të përgjithshme. Luftëra infernale ose cikliko-enciklike në mes vlerave dhe antivlerave.

U mor vesh se edhe pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptët, narrativat, idealet dhe vizionet e ndryshme mbi lirinë, drejtësine dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.

Një digresion filozofik:

Përse dhe ndaj kujt reagonte ose protestonte dikur Shopenhaueri? Patjetër sikur shtrohet pyetja.

Schopenhauri, thuhet se reagonte ose protestonte kryesisht ndaj Hegelit dhe përpjekjes së tij madhështore ose metaestetike për të rihyjnëzuar dhe reinkarnuar botën dhe natyrën tonë me ndihmën e shqisës së gjashtë, intelegjencës së brendshme shpirtërore dhe emocionale, si dhe sensit etik ose filozofik të historisë.  Ndoshta pa dashur t´i  "përdhoste, stigmatizonte dhe demonizonte" këtu botën,  jetën, dhe natyrën, siç kishin bërë dikur me herët në Antikë disa filozof kulminant.

Filozofia e Hegelit është një filozofi e frymës, idesë, idealit, vizionit, narracionit, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, e lirisë, e vlerave të njohura hyjnore dhe universale të jetës së njeriut në tokë. Ajo është  një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit të antropomorfizuar ose antropologjizuar në ide dhe teori të larta shkencore ose humaniste ku edhe qielli duket lebroz.

Ndaj, për të shmangur dualizmin e njohur në mes shpirtit dhe natyrës, të subjektit dhe objektit, natyra shkrihet në shpirtë, objekti në subjekt dhe kështu me radhë. E sidomos aty ku natyra identifikohet me procesin praktik dhe teorik të dëshirave, pritjeve, orekseve dhe ngashërrimeve të përbashkëta, të kënaqësive e dhimbjeve' të ndryshme objektive dhe subjektive etj. etj...

Në këtë 'ritual' ose 'celebrimë të përbashkët' të shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi "fenomenologjitë" e ndryshme të shpirtit dhe natyrës. Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia, respektivisht gjenealogjia e natyrës. Kujto ose lexo: vepren kapitale "Phönemenologie des Geistes(-Fenomenomenologjia e Shpirtit") te Geoorge Wilhelm Friedrich Hegelit, respektivisht horizontin e horizonteve te pafundme te dijes ose diturise.

U mor vesh se filozofia idealiste ose filozofia hegeliane, lëvizë ose penetron nga ilegjimiteti i deduksionit (të çështjes ose materies në vetvete) duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë dhe induksionit, që është një ligj i parimit të arsyes subjektive në objektivitet dhe racionalitet e kështu me radhë.

Shopenhaueri ndërkaq, sikur bën të kundërtën: Kthehet tek Kanti, për t'u hedhur më pas tek maksima ose formula e tij e shquar e "Vullneti për të jetuar" (Wille zum Leben).

Kështu që fenomeni interferon dhe integrohet në vullnetin për të jetuar, që është edhe thelbi i botës.

Për Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë holistike, transcendentale, metafizike dhe primatologjike.

Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, "veritates aeternae" (të vërtetat e përjetshme).

Për më tepër ndërkaq, Schopenhaueri e pranon edhe tutelen e filozofisë fetare, duke u shprehur më pas se "parimi i ndërgjegjës dhe arsyes, nuk është primar ose prijetar i çdo gjëje, dhe se bota e natyra nuk janë ngritur ose projektuar vetëm si pasojë e tyre dhe në përputhje me to."

Ai me anë të një analizë të shkëlqyer, ose tepër sublime dhe brilante, në menyrë lucide dhe akribike na tregon dhe sqaron se si vullneti për të jetuar mishërohet tek të gjitha qeniet njerëzore (qytetare), kulturore ose politike, dhe lëvizë ose penetron tek të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme ose maratonike për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, për arritjen e përhershme të caqëve ose qëllimëve të reja individuale dhe kolektive.

Është pra një "stuhi e brendshme interpersonale dhe interaktive që nuk pushon asnjëherë", ku qeniet njerëzore, apo sociokulturore, sociopolitike dhe socioekonomike, janë në kaos dhe anarki, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të vetvetës dhe nevojave të jetës, të shkëputur nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia dhe nga mërzia tek nevojat e reja, pa arritur ndonjëherë një qëllim të limituar, final ose përfundimtar, kur  vullneti  per te sunduar dche dominuar, na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë.

Ndarja dhe thellimi i dy sferave filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, sunduar ose dominuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën, e sidomos kur vullneti bëhet pavetëdije individuale dhe kolektive.

Deskriptimi i botës, jetës dhe natyrës, sipas Shopenhauerit, është qëllimi kryesor i filozofisë.

Por, Schopenhaueri gjithashtu e kundërshtonte 'panteizmin' e Spinozës ose "pandiabolizmin" e tij.

Ndaj, pavarësisht të qënit të tij si "ateist i parë i sinqertë dhe i palëkundur", gjegjësisht si "profet i madh" i Anti-Zotit ose Anti-Krishtit: Fridrih Niçe është pikërishtë ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin, rrebelimin dhe skandalizimin e hyjnores ose profetikës. Si autor dhe protagonist i madh jo vetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së njohur njerëzore dhe natyrore, Fridrih Niçeja është "mbinjeriu", apo ai që e dominon unin e xhindosur dhe diabolik. 

Se këndejmi, për Hegeli, arti ( i pandarë nga shpirti) dhe filozofia (e pa ndarë nga feja ose religjioni)-janë dy format dhe subjektët e vetme dhe kryesore të shpirtit absolut, për të cilat nuk ka aspak vlerë, peshë, kuptim dhe rendësi dallimi ose ndryshimi në mes meje dhe teje, apo mes  nësh dhe jush si person (individ), popull, nacion (komb), racë, etni, fe, kulturë, gjini etj.

Në fakt, po aq sa ka filozofi në art, sipas Hegelit, po aq ka art në filozofi. 

E sidomos atëherë kur përmes artit të shkruar ose vizatimor, shprehet ose manifestohet një diçka e madhe, esenciale ose substaniciale, ku secili prej nesh e gjen veten ose vetvetën e tij objektive dhe subjektive.

Ndryshe nga kjo, sipas Pièrrè Clastrèsit dhe Miguel Abensourit, vetëm komunitetët ose "shoqëritë primitive" ose parapolitike, mund të kenë natyrë ose karakter bashkimi, organizmi ose mbijetese latente ose permanente me anë të një "barazie, drejtësie ose ligjshmërie natyrore ose ordinare, si dhe në bazë të një 'kontrate' të pashkruar shoqërore, sociale, politike ose parapolitike etj.

Platoni:

Platoni atëbotë (në Antikë) deshironte të sillte rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin, mendimet, veprimet dhe reagimet tona...

 Ai vurin në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre "ideve" që i mendon masa ose turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën "doxa", dhe ne do e quajmë "gjykim i shëndoshë" ose "racional" i cili sipas Platonit dhe Aristotelit, si dhe shumë filozofëve të tjerë, sikur janë  "bërë shoshë"ose hi e pluhur prej gabimëve ose mendimëve të ndryshme iracionale dhe negative ndaj grupit, personit ose individit.

Me ç'rast, idetë ose teoritë e njohura racionale, elitare, shkencore ose metodologjike mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, famën, karierën, profesionin, botën, jetën, edukatën, kulturën, nderin, moralin apo mirësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë logjikës ose aryes.

Kjo për faktin se njerëzit kaerierist, ambicioz, supersticioz, kompleksivë ose malicioz, udhëhiqen ose stimulohen shpesh ose vazhdimisht nga instinktet, emocionet apo pasionet e çastit ose momentit.  Mbase, nga fobia, paranoja dhe sinergia e tepruar emocionale. Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në mendime dhe vendime iracionale ose negative mbi bazën e asgjësë për asgjë.

Kjo sipas Diegmund Freudit, të ngjason në ngarendjen e tufës së harlisur të mushkave ose gomarëve pas një gurupi kuajsh me të egër me sy të lidhur (mbyllur). Si tufat, kastat ose kopete e ndryshme kosovare pas Albin Kurtit, Hashim Thacit, Ramush Haradinajt etj.

Ndaj, mëqe fjala mbi Platonin, ai parasegjithash dëshironte që ne të hyjmë në marrëdhënie ose raporte tè ndryshme në një mënyrë sa më pak "luftarake" dhe krenare me njëri tjetrin. Duke pranuar gjithashtu se nuk jemi të plotë ose të kompletuar pa ndihmën, përvojën dhe këshillat e të tjerëve.

 Kjo sipas tij, do thotë se ne duhet pë përpiçëmi ose përkushtohemi për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër sa me të mirë, duke i përballuar ose duruar edhe "stuhitë" e pashmangshme që i sjellin këto ndryshime.

Në anë tjetër ndërkaq, nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve të dikujt tjetër për të na përmirësuar ose korigjuar.

Se këndejmi, të gjithë neve na pëlqejnë gjërat e bukura, të famshme, të dashura, të çmuara ose me vlera të larta,. Nuk janë pa rëndësi primare ato gjëra se çfarë lloji shtëpie apo pallati keni, çfarë fame, kariere, pozite, funksioni ose profesioni keni, çfarë talenti, arti ose skulpturash keni përreth vetës, çfarë edukate, kulture ose arsimimi keni, çfarë femre ose gruaje keni pranë vetës etj.

Askush para Platonit s´e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë gjërat e bukura dhe të famshme?

 Ai gjeti tek to një arsye interesante, duke pohuar ose konstatuar se ne shohim tek to një pjesë të mirësisë dhe lumturisë sonë objektive dhe subjektive. Bukuria, fama, kariera, pasuria, edukata dhe kultura, mund të na i zbusin dhe edukojnë mendjet, zemrat dhe shpirtërat tonë, thoshte Platoni.

Ai shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale.

Në librin e tij, “Republika": Platoni identifikon një numër ndryshimësh që duhen bërë, duke u shprehur se: ne kemi nevojë për politikan dhe heronj të rinjë, ne kemi nevojë për autocensurën, etikën, moralin dhe disiplinën, ne kemi nevojë për edukatën, kulturën, emancipimin dhe arsimin e mirë ose cilësor, theksonte asokohe Platoni i cili ishte i shqetësuar për mendimin dhe konceptin e gabuar të lirisë.

Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionbërësit dhe opinionshitësit më të këqinjë...Nocione të çmendura fetare, kulturore, politike dhe ushtarake, në dukje të ëmbla, por të rrezikshme, reaksionare dhe anakronike se ide dhe teori që thithën entuziazmmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike, si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ose katastrofal ndaj Spartës etj.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar dhe vetmuar, është një gjë shumë e keqe, e rrezikshme dhe ndjellakeqe, mendonte Platoni.

 Kështu që ai kërkonte kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publikë dhe predikruesve të rrezikshëm dogmatik, demagog dhe hipokrit.

Ai gjithashtu besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën.

Gjëja kryesore që ne duhet t'i mësojmë dhe ushtrojmë, nuk janë  vetëm matematika, retorika ose oratoria patetike, apo drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por si të jemi të mirë, normal dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë, qetësinë dhe lumturinë.

Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet, ku athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më shumë, pos asaj se si të jetonin, punonin dhe vdisnin si njerëz.

Idetë e Platonit mbeten thellësisht sfiduese, provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon ato është ambicia dhe idealizmi i tyre.

Platoni donte ose deshironte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën dhe vetvetën tonë... Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë.

Para se t'i ndryshoni të tjerët, duhet ndryshuar ose përmirësuar egon, antiegon, superegon, libidon ose vetvetën tuaj objektive dhe subjektive, thoshte Platoni.

Aristoteli:

 Aristoteli ishte mendimtari dhe filozofi më i madh dhe më i shquar në Antikë dhe njeri prej filozofëve më të mëdhenj të njerëzimit ose civilizimit tonë.

 Aristoteli se këndejmi u bë i shquar ( i famshëm) dhe i pavdekshëm me veprat e tij në fushën e politikës, metafizikës, skolastikës, retorikës, logjikës, psikologjisë etj.

Tek vepra e tij " Politika", Aristoteli trajton çështjet, aspektët dhe pikëpamjet e njohura mbi shtetin dhe familjen. 

Ai mbështet formën e regjimit aristokratik dhe jo format e metodat e njohura demokratike  si ato në "shtetin" ("polisin") e Athinës, që Aristoteli do i quante formë të keqia të qeverisjes.

 Ai ka shkruar kushtetutat e158 vendeve, midis të cilave edhe ato të Epidamnit (Epidariumit), Apolonisë dhe molosëve, por që kanë humbur, përveç asaj të Athinës që ka mbijetuar deri sot.

Ai është autor i veprës “Mbi historinë e kafshëve” dhe “Mbi mrekullitë e dëgjuara” dhe kështu me radhë.

Gjithashtu Aristoteli na mëson mbi "njeriun si kafshë politike"(" zoon politicon"),si "qenie të logjikshme" ose "homo sapiente", mbi "Etikën e Nikomahut" etj.

Ndërkohë që Aristoteli u shqua edhe për kritikën e tij subjektive ndaj idealizmit objektiv të Platonit ish-mësuesit të tij.

Aristoteli ishte pra një filozof materialisto-idealist, sepse  e pranonte idenë e materies jashtë ndërgjegjes dhe logjikës së njeriut dhe e merrte atë si një lëndë dytësore ose sporadike ku mund të ndërtohen dhe ndryshohe  gjërat. Dhe,  kjo sipas Aristotelit bëhet e mundur vetëm me anë të logjikës dhe intelektit të njohur njerëzor i cili është burimi dhe fillimi i çdo gjëje që lëvizë duke u transformuar në formë evolutive ose empirike, qëllimi i gjithçkaje ose çdo gjëje që ekziston.

 Aftësia dhe madhështia jonë si krijesa njerëzore ose qenie intelegjente, nuk mbështetët në ribërjen e tokës ose planetës sonë sipas mitit të njohur të epokës nukleare ose atomike, por në ringjalljen ose ribërjen e jetës, shpirtit, intelektit dhe vetvetës sonë sipas mësimëve ose predikimëve të njohura të Platonit, Aristotelit etj.

Ndryshe nga kjo, Aristoteli i cili lindi në vitn 384-para Krishtit, ishte me origjinë ilire ose jogreke, si i biri (djali) i Nikomahut (Nikomanit) që ishte pedagog dhe mjek personal i mbretit të Maqedonisë, Amintit dhe një intelektual i respektuar në kohën dhe vendin e tij: I inspiruar nga nderi, morali ose etika e babait dhe birit (djalit) të tij, Nikomanit (Nikomahut), dikur me vonë shkroi veprën e njohur "Etika e Nikomahut (Nikomanit)" etj. Ndonëse, i inspiruar dhe stimuluar edhe nga humanizmi, solidariteti dhe etika e njohur e popullit grek...Sigurisht.

Ndërkaq, dikur me vonë, mbreti Filip i Maqedonisë, do e luste Aristotelin për t'ia mësuar, edukuar dhe përgatitur të birin ose djalin e tij, Aleksandrin (Lekën) e Madh, i cili asokohe ishte 13 vjeçarë.

 Kështu që Aristoteli kthehët në Maqedoni me lutjen ose kërkesën paraprake të mbretit Filip...ku fillon me mësimët, edukatën, kulturën dhe përgatitjet e përgjithshme intelektuale, politike dhe ushtarake (luftarake) të Aleksandrit (Lekës) të Madh, i cili falë përvojave, aftësive ose shkathtësive të mësuara nga Aristoteli, dikur me vonë do bëhej komandanti dhe strategu më i madh ushtarak dhe politik i kohës ose epokës së tij.

Aristoteli i cili në moshën 18 vjeçare i kishte ndjekur studimët në Akademinë e lartëpërmendur të Platonit në Athinë, ku kishte punuar edhe si pedagog ose profesor: Me rastin e vdekjës së mësuesit ose pedagogut të tij të dashur dhe të çmuar-Platonit, të cilin Aristoteli e kishte idhull ose idol jete, Aristoreli do largohëj përfundimisht nga Akademia e Athinës e cila kishte rënë në duart e Speusipit, një kundërshtari të njohur të Platonit dhe Aristotelit.

Ndërkohë që Aristoteli, dikund në vitin 335-para Krishtit, ishte kthyer prap në Athinë, ku i kishte ngritur ose themeluar edhe liceun, respektivisht shkollën politike "Stoa" së bashku me shumë shkolla ose akademi të tjera ku studiohëshin dhe ligjërohëshin filozofia, politika, etika, retorika, oratoria, skolastika dhe disciplina tjera shkencore ose akademike.

Aristoteli, pos tjerash njihet edhe si arkitekti ose instruktori i parë i bashkëpunimit, konvergjencës ose komunikimit të njohur në mes kulturës greke ose europerëndimore me kulturat dhe civilizimët lindore ose orijentale të Babilonisë, Egjiptit, Asirisë, Mesopotamisë, Medisë (Persisë) etj.

Ndonëse, pas vdekjës së papritur të Aleksandrit (Lekës) të Madh në vitin 323-para Krishtit, në Athinë kishin filluar levizjet ose manifestimët e ndryshme antiilire ose antimaqedone, të cilat nuk e kishin kursyer as Aristotelin etj.

 Mëqe, sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut: Atëherë do theksuar në rolin e njohur të intelektit ose intelegjencës  se njeriut, e cila etimologjinën ose origjinën e vet e ka nga latinishtja "volere" që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual,  profesional dhe intelegjent për t'i njohur, studiuar, analizuar dhe kuptuar gjërat ose obligimet e njohura shkencore ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, diolomatike dhe të tjera.

 Në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, drejtshkrimore ose kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj.

Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomacia, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni,  inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe të tjera.

Përderisa,edhe fjala, termi ose nocioni 'politikë' ose 'politika': origjinën ose etimologjinë e tyre e kanë nga greiqishtja që do thotë aftësi ose afinitet i njohur shkencor, intelektual dhe profesional për të udhëhequr ose drejtuar me shtetin, popullin (kombin), pushtetin ose organizatat e caktuara shoqërore, qytetare ose politike etj.

Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke 'tä politika' ( pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe 'hè politik' (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur).

 Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme ('tä politka' dhe 'hè politik') -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik "politikos" ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe "politiès" (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).

Ndërkaq, me kalimin e kohës, termi ose nocioni 'politik' ose 'politika' në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumëta ekskursive dhe diskursive.

Se këndejmi, ndarja (divorci) ose diferencimi i 'anës politike' nga 'sfera' e interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike dhe të tjera, pos tjerash, e kanë sjellur ndryshimin ose transofmimin e shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare nga fazat e hershme të organizmit ordinar ose parapolitik në fazat e reja të organizmit shtetror, qytetar, kulturor, politik, diplomatik etj.

Ndonëse, gjithënjë sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Ndaj, vendin e Shkollës (Akademisë) së njohur të Platonit dhe Aristotelit, e zuri "Stoa" një shkollë e njohur politike, sipas tër së cilës: "aktivitetèt e njohura njerèzore, qytetare ose politike, duhet ngritur dhe rregulluar sipas kulturës, edukatës, arsimimit, emancipimit, nderit, moraliit, virtytit, idealit si dhe të vullnetit hyjnor ose profetik.

 Me fjalë tjera, krejt (të gjithë shqiptarët)-janë të interesuar fort dhe maksimalisht për lirimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve nga Den Haga, por, jo edhe për himnizimin, mitizimin, glorifikiim ose imponimin e tyre si "profet" ose "shpëtimtar i Kosovës" nga ana e disa që nuk i besojnë as vëtvetës..

Sipas Friedrich Nietzches: "Nuk është dyshimi, por është siguria e plotë në mediokritetin, paditurinë, naivitetin ose budallallëkun tënd ajo që të çmend, dhe të bën qesharak ose tragjikomik para të tjerëve.

 Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ndonjëherë në kulturën, informimin, politikën dhe diplomacinë e Kosovës.

Nuk është aspak e lehtë të jetosh dikund në mes krimit, denimit, manipulimit, shantazhit, komplotit, kërrcnimit dhe fasadës.

Po të mos ishte gjithëmonë Serbia si"fajtore kujdestare" për gjithëçka ose çdo gjë që ka ndodhur e nuk ka ndodhur në Kosovë, dhe sikur të publikohëshin hapur ose botërisht (publikisht) emrat, mbiemrat dhe adresat e deshmitarëve të rrejshëm kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Pjetër Shalës dhe çlirimtarëve të tjerë shqiptar në Den Hagë: Opinioni i brendshëm shqiptar ose kosovar së bashku me opinionin e jashtëm ose ndërkombtar: Do kishin parë dhe vërtetuar se shumica absolute e deshmitarëve të mbrojtur kundër UÇK-së, janë shqiptar shpirtëshitur, faqezi i kokëbosh, e jo serb! Shume prej tyre madje u shkojne per vizita ose "pelgrinazhe" te ndryshme rituale ose spektakulare  atyre qe jane te paraburgosur ne Den Hage. 

Arsyeja e kontraditore e kësaj  ideje dhe teorie paradoksale,  reaksionare dhe anakronike, kujtoj se qëndron tek një koncept ose definicion i gabuar dhe tepër i reduktuar, redaktuar ose modest i kauzalitetit dhe kulturës çlirimtare, shtetrore, nacionale ose patriotike që e redukton atë në reflektim periodik, koniuktural, nomenklatural ose ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep të drejtë impulsit të kundërt të veprimit ose reagimit që përmban ideologjia dhe kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), çlirimtare, patrotike, historike, materialiste, idealiste, dialektike etj.

Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare, feudaliiste, imperiale ose kolonialiste, e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit.

Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale ose politike.

Kjo për faktin se gjykimi i shëndoshë dhe racional siç u tha me herët, janë "bërë shoshë" ose hi e pluhur në politikën dhe diplomacinë shqiptare, e sidomos në atë kosovare.

E sidomos atëherë kur merren vendime, gjykime ose aksione të rënda ose drakonike mbi bazën e asgjësë për asgjë!

Ky zatën është kërrcnimi ose rreziku kryesor për Kosovën dhe shqiptarët.

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë atyre shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionar, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, kulturës, informimit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës, të cilët "vëjnë dorën në brez ose revole", apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, satanizojnë dhe kriminalizojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe mbiemrin e ndonjë lideri, politikani ose intelektuali të lartë dhe intelegjent.

U morr vesh se Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e larta shtetrore, nacionale, parlamentare, politike ose ushtaraje (luftarake) me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake . Sigurisht se jo.

Por, Kosovës i kanë munguar gjithëmonë intelektualët e lartë kulturor, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombtarizojnë vlerat epokale dhe monumetale të luftës dhe levizjes liridashese, heroike dhe patriotike të UÇK-s.

Kjo ka ndodhë (ndodhur), sepase akteret ose protagonistët e njohur të elitës së lartë shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur, ose kanë emigruar në qeveri, parlament ose partitë politike.

Ndër­kaq, edhe më i çuditshëm është fakti se një pjesë e popullit ose opinionit kosovar, akoma iu besojnë rrenave (gënjeshtrave), shpifjeve, spekulimëve dhe maipulimëve të përditshme "senzacionale" ose "bombastike" të skribomanëve, mediokritëve, demagogëve dhe hipokritëve të ndryshëm stupid, nebuloz, mizantrop, paranoid, skizofren, oligofren, analfabet ose komplotist që lehin përditë (ham-ham-ham e llam-llam-llam) herë kundër njërit krah e herë kundër krahut tjetër!!!

Kjo ndodhë në shtetët ose shoqëritë e ndryshme fraxhile, poroze, inkompakte, heterogjene, tranzitore, post-moderne ose neoliberaliste si Kosova ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të "industrisë propagandistike", apo e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, agjituese, propagandistike etj. Mbase, kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.

E sidomos aty (në Kosovë) ku ajo ose ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj.

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.

Duket se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë fenomen diskursiv.

Ndaj, për të mos i cekur të gjitha shpifjet, kurthat, intrigat, dredhitë, spekulimët, manipulimet, shantazhet, komplotet, insinuatat ose inskenimet tashme të njohura paradoksale, reaksionare, anakronike, violente, infantile dhe psikopatologjike të "watch dogsëve", "analistëve", opinionistëve" ose "hulumtuesve" të ndryshëm mediokrit, analfabet, stupid, nebuloz ose karaxhoz, të portaleve ose shtypit të verdhë ose bulevardesk në Kosovë dhe diasporë që vazhdojnë të lehin ose ulurojnë përditë herë kundër njërit krah dhe herë kundër krahut tjetër, me porosi ose qëllime të ndryshme komplotiste, konspirative dhe dekonspirativiste nga brenda dhe jashtë Kosovës, për t'i fshehur (si dhelpërat) gjurmët e krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit të lartë ose galopant në Kosovë.

Shtoja këtu edhe "fenomenin" e "popullit të ri kosovar" të "dalur ose lindur nga lufta dhe revolucioni" si "komuna" e Parisit etj.

 "Miqtë e mi, qeni nuk e ha qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit', as gjarpëri nuk e sulmon gjarprin; ka paqë mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm "kafshët e larta" njerëzore, politike ose ushtarake, nuk gjejnë dot paqë dhe qetësi me njëri tjetrin." (Erasimo Roterdamski)

Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s'i njohin ato."( George Wilhelm Friedrich Hegel)

Duke iu referuar ideve dhe teorive të njohura shkencore, elitare ose liberaliste të Adam Smitit, Davide Ricardos, Richard Codbenit, Hienrich Grossmanit dhe të tjerëve: Armiqtë ose kundërshtarë me të rrezikshëm ose kryesor të shtetëve ose shoqërive të ndryshme njerëzore, qytetare ose politike gjithandej globit: Pos personave ose individëve të ndryshëm asocial, apolitik, demagog, hipokrit, introvert, mediokrit, stupi, nebuloz, karaxhoz, violent, infantil ose psikopatologjik, janë edhe qarqët ose forcat e ndryshme asociale, parazite, kleptokratike (kleptomanike) ose joproduktive.

Kështu që sot nuk është kurrfarë rastësie ose zbulimi i posaçëm shkencor ose politik, nëse edhe personat e ndryshëm primitiv, provincialist, kreten, skizofren, idiopat, psikopat, maniak, dubioz, ireverzibil, radikal, shovenist, ksenofob, racist, kriptoklerikalist, ekscentrik , egocentrik dhe të tjerë, të paraqitën ose prezantohen si njerëz të ditur, të mençur, human, karitativ, të kulturuar, lukrativ, inovativ, kontemplativ, komplementar, suplementar, komprehensiv, kreativ, integral etj.

Ndërkohë që ndosdhta anë kallpi, plehu ose kërmat e shtetit dhe shoqërisë:

Mos harroni se shqiptarët janë i vetmi popull në Europë që tubohen ose bëhen bashkë për Pashkë, Krishtlindje dhe Bajram: Ndërkaq, gjatë tërë vitit punojnë kundër njeri tjetrit.

Shqiptarët janë i vetmi popull në Europë ose planet, që i shajnë, përqeshin, injorojnë, demonizojnë, satanizojnë, spiunojnë, linçojnë, kriminalizojnë dhe mohojnë figurat monumentale ose emblematike, respektivisht trimat dhe heronjt e tyre shtetror dhe nacional sic  janë akteret ose heronjt (çlirimtarët) e UÇK-së. Apo.....!!!????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat