Në televizionet shqiptare, 80% të kohës e ka surrati i parruar i Edi Ramës. Goja e tij me fjalorin më të pistë në botë, nxjerr gjuhën, thotë, hëngshit kokat, mos u merrni me ata që flasin nga penxherja, nuk keni parë gjë akoma, halla po të kishte koqe i thoshin xhaje, Noc Rrokun do merrni, Zoti ishte në stres kur bëri shqiptarët, Sudja me gjyslyke, borxhi jonë publik 110%, e ça pastaj, Japonia e ka 130%, mos më ulni në tavolinë me injorantë si Beleri, kush ha kumbulla e dardha pas shpinës sime mirë t'i bëhet etj.... pas Edi Ramës ajo pjesë tjetër ka vetëm telenovela turke ku brenda moralit artistik, shqiptarët jetojnë një pushtim të fort otoman, pavarsisht se në muret apo koridoret e shtetit të tyre mbahen varur portretet e Skëndërbeut apo Ismail Qemalit.
Dhe po të jesh pak ndjekës i botës virtuale, gjithë qokat, batutat bulliste të Edi Ramës, janë sot një ushqim shpirtëror po aq anadollak dhe dominat i vëmendjes së shqiptarëve. Një shqiptar sot ndihet më shumë turk dhe arab se sa shqiptar, ndihet më shumë mavi rilindas se sa shqiptar, ndihet më shumë i veshur me bullizëm se sa me mirësi dhe mendje të hapur. Vëllai e ka mendjen t'ia hedhi vëllait, fqinji fqinjës, shoku në shkollë, shokut apo shoqes, ndihet më shumë i prirur të kapi batuta për të bullizuar tjetrin se sa ta ndihmojë atë. Eshtë bash kjo arsyeja që në Shqipëri sot quajnë një të sëmurë mendore a me probleme të tjera depresive, ta quajnë budallaqe dhe jo të sëmurë. Bullizmi ka një dominacë të përmasave të murtajës në shekullin e kaluar apo të kancerit sot.
Pra, ky bullisti me emrin Edi Rama, në vend që të mbylli veten në kafaz, hedh sot idenë e mbylljes së platformës së Tik-Tokut në Shqipëri. Dhe shqiptarët si gjithnjë, si peshq të mrekullueshëm që janë, hanë me kënaqësi karremin e një kryebullisti si Edi Rama. Akoma nuk e kuptojnë se, bash në një ditë zie kombëtare qytetare, u vra barbarisht një 14 vjeçar..., ishte vetëm 14 vjeç, Zoti u ruajt mend e kokës prindërve, hedh idenë e mbylljes së rrjeteve sociale. Edhe pse rrjetet sociale e kanë bërthamën jashtë territorit të tij, ai prapë e ka kurajën të flasi për broçkulla, pavarsisht faktit që ai është vet fatkeqësia, ai duhet mbyllur. Sigurisht atij nuk i pëlqen më asgjë kundër tij, ka mbyllur ato webe që i prishin humorin, ashtu sikundër edhe i ka blerë thuajse 99% të televizioneve që nga misioni i tyre institucional, janë kthyer në faqja jonë e zezë.
Megjithatë të dikutosh sot Tik-Tokun pa një dorëheqje publike është rënie totale kombëtare. Gjimnazet e Shqipërisë sot duhet të ishin të gjithë në protestë, por nuk e bën. Disa syresh në Tiranë e ndërprenë mësimin për 1 orë dhe aq. Kjo është e dhimbshme pasi etapat për përsosjen e jetë së një vendi nisin pikërisht nga ky stad jete. Ishte vetëm 14 vjeç dhe protestat duhet të ishin në çdo cep të vendit ku ka Gjimnaze. Përpara se të kuptoni besimet fetare, besimet ideollogjike, kuptoni drejt besimin social, qytetarinë. Ndryshe tuneli nuk ka për të mbaruar asnjëherë.