Roli i disa akterëve politik të opozitës rrezulton me dy fytyra, me njërin rrol e trajton vetëvetën me një lloj rendimenti, që më shumë prodhon komplekse funksionale se i japin rrolit të vet një kuptim të besueshëm, por energjitë e saj shfrytëzohen më shumë si vegla mekanike dhe të shkëputura gjithnjë e më tepër nga interesat e popullit.
Ndërsa, rrolin e dytë, e lozin duke u treguar të respektueshëm dhe të arsyeshëm ndaj ndërkombëtarëve, thua se vetëm opozita është ajo që ua njeh kontributin dhe përkushtimin e tyre ndaj shtetit të Kosovës, duke e fajësuar pa reshtur kryeministrin Kurti, edhe atëherë kur kemi të bëjmë në dëm të sovranitetit dhe teritorit të vendit, duke ia plotësuar edhe shumë plane, që diktohen nga Vuçiqi dhe Serbia.
Nga një vend sovran e njikohësisht edhe paqëdashës sikur që është Kosova, pse ky lloj pozicioni do kthehej në një kompleks të një anti vlere dhe anti-shteti me energji rrënuese, duke anashkaluar dhe humbur qartësinë e vet reale, ku njeriu i këtij vendi me të drejtë të shqetësohet nga kjo ndjenjë pasigurie, dhe i pa mbrojtur ndaj problemeve që i parashtron ekzistenca.
Pavarësia e shtetit të Kosovës, është shtysa më e vlershme dhe diçka më shumë se një zbulim i ri, që lidhet me pozitën tonë si popull si kurrë më parë në histori, dhe se përjetimi i drejtë i kësaj mvetësie është diçka që nuk çmohet me asgjë, që do varet nga gjykimi i drejtë dhe vullneti i këtij populli.
Pas pamvarësisë së Kosovës, ndër të tjera u duk se po zhvillohet edhe vetëdija njerëzore në këtë vend, ku gjithçka do arrijë pikën e saj të lakmueshme nga liria dhe format e ndryshimit, për këtë arsye edhe vetë njeriut i duhet kjo hapësirë lirie e madhe që quhet demokraci, në të cilën çdo gjë përcaktohet nga nevoja, që bazohet edhe mbi sigurinë e këtij vendi.
Mirëpo, këtë gjë do e nxjerrim në pah ndryshe, nga gjithë kjo do të dilte diçka e pa imagjinueshme që do rrjedh nga mangësitë tona dhe mënyrat e qeverisjes, pa dyshim se ky përvijim me qeveritë e dobëta të shtetit të Kosovës, do shdërrohet si gjithçka në përsonale, poashtu edhe vetë shteti, i cili ende trajtohet i kapur thellë në veçanti « prekuroritë » e shtetit, nga qeverisjet e kaluara, të cilat po luajnë një rrol kyç, në shumë çështje dhe deri në « Kushtetuese ».
Kënd duhet ta fajësojmë si shkakëtarin e gjithë këtij kaosi dhe rrëmuje, e gjithë këtyre ngecjeve zhvëllimore, e gjithë atyre krimëve të luftës dhe pas luftës, e gjithë kësaj papërgjegjësie dhe drejtësie, duke mbetur po aq të huaj ndaj vetë realitetit tonë, apo deri kur, duke u mbeshtetur gjithë jetën në mëshirën e të tjerëve.
A do të thotë se këta njerëz duhet të turpërohen një ditë dhe të kërkojnë falje para gjakut të dëshmoreve që ua sollën lirinë, a duhet të turpërohen dhe para këtij populli, që po e gjunjëzojnë pamëshirshëm në mënyrë brutale dhe përbuzëse në aspektin shoqëror dhe ekonomik, shëndetësor e kulturor, moral e shpirtëror, duke e goditur dhe fyer gjithë sakrificën e këtij populli.
Për t’i kuptuar më mirë të gjithë ata qeveritarë faqezinjë që e prunë Kosovën në këtë gjendje të mjerueme, ata duhet ti parafytyrojmë jashtë qeverisë dhe vetëm në opozitë, që të shërohen nga sëmundjet e krimit, korrupsionit dhe keqmenagjimëve të shëmtuara ndaj këtij shteti dhe populli.
Në këto zgjedhje të ardhshme të 9 shkurtit të vitit 2025, për të formuar një qeveri më efektive dhe më të fuqishme ky shdërrim i rendimentit të punës së kësaj qeverie, përkon me një koncept dhe model, që do ta karakterizonte kulturën qeverisëse në këtë vend, i cili ka nevojë edhe për një mandat të qeveriset nga Albin Kurti.
Në këto rethana- nga një këndvështrim i veçantë, disa parti është vështirë që ta kalojnë pragun, dhe ky rrezik rritet në përpjestim me masën e pushtetit që kërkojnë disa « rrahagjoksa », për t’a minuar dhe ç’akorduar një pushtet të ardhshëm, i cili do përfaqësohet me njerëz meritor, që do ti votojë populli me votën e tyre të lirë dhe demokratike.
Përndryshe, si do të ishte e mundur në Kosovën e pavarur dhe demokratike të ndodhin gjëra të tilla, të gjitha këto pa drejtësi që mund t’i behën në demokracinë e saj, me ç’rast duhet t’ia ngarkojmë këto të meta më shumë vetëvetës, sepse e kemi shtetin tonë dhe nuk po mundemi ta shtyejmë përpara dhe as ta lëvizim me ndërgjegje të pastër ashtu sikur e meriton ky vend dhe ky popull.
Dhe në zgjedhjet e ardhshme të ndryshohet ligji për pakicat, veqanarisht për pakicën serbe, që ti kenë dhjetë vende të rezervuara, sepse këto vende përveq se janë keqpërdorur, veprimet dhe sjelljet e këtyre njerëzve , shumica e tyre shdërrohen në kriminel dhe me sjellje që janë në kundërshtim me shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës, duke qenë vegla të Serbisë dhe Vuçiqit, që paguhen nga taksapaguesit e qytetarëve të Kosovës.