Robert Fico, ke vërtetuar qëndrimin e Lajçakut, jeni të një gjuhe në raport me Kosovën!

Opinione

Robert Fico, ke vërtetuar qëndrimin e Lajçakut, jeni të një gjuhe në raport me Kosovën!

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 20:34
Gani I. Mehmeti

“Do të përsërisë se ne e respektojmë integritetin tuaj territorial dhe kur është fjala për Kosovën, ne kurrë nuk do lejojmë që të zhgënjeheni”, ka pretenduar Fico.kryeministri i Sllovakisë, në takim me Aleksandër Vuçiqin. (Bota Sot, më 21. 11. 2024).

Nuk çuditemi fare me qëndrimet tuaja, duke e ditur qëndrimin e Lajçakut, « ndërmjetësusesiet » të lehtësuar për Serbinë në dilaogun me Kosovën. Zatën, këtë e kemi thënë sa e sa herë, nga që shihej qartë animi i tij ndaj Serbisë, i cili vazhdimisht kërkonte vetëm nga Kosova t’i jipte Serbisë, por kurrë nuk kërkoi nga Serbia për njohjen e Kosovës, si qëllim final i bisedimeve.

Tani, ti me përkrahjen e Serbisë në raport me Kosovën, doli gjithçka në shesh dhe, përkundër zgjatjes së madatit për bisedime të Lajçakut deri më 31 janar 2025, BE-ja do duhej t’ia ndërpresë mandatin menjëherë, meqë shihet qëndrimi juaj proserb dhe kundër Kosovës së lirë e të pavarur.

Njeriu ka të drejtë të zgjedhë mikun. Dhe çfarëdo që është ai, thuhet se nuk ka shoq pa shoq! Kështu, edhe Vuçiqi, gjen mikun e tij në Sllovaki pse ështi si ai.

Mandej, për të drejtën e shtetësisë së Kosovës, e dha fjalën edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, për çka, ti si kryeministër i një shteti të Bashkimit Europian, do duhej të ishe i arsyeshëm dhe ta pranoje, pa marrë parasysh sa jeni të afërt si sllav me serbët.

Është për keqardhje se si një shtet i Bashkimit Europian të ketë qëndrime të tilla, nga që nuk është demokratike më sundimi i një poçpulli nga një popull tjetër, aq më tepër kur Kosova ka qenë për 87 vite herë pas here e pushtuar nga Serbia, por   asnjëherë nuk ka qenë territor i Serbisë,

Fico, duam të të përkujtojmë se, Aleksandër Vuçiq ishte bashkëpunëtor i Millosheviqit, i cili trazoi tërë ish Jugosllavinë, nisur nga Sllovenia, Kroacia, Bosna e Hercegovina dhe Kosova. Në këto luftëra janë vrarë me qindra mija njerëz të pafajshëm. Pamëshirshëm janë masakruar gra, fëmijë, pleq e plaka, për çka ka ardhur deri tek ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, për ta shpëtuar popullin shqiptar në Kosovë nga gjenocidi.

E, të përkrahësh Vuçiqin, do të barazohesh me të!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat