Në Berlin të Gjermanisë para ca ditësh u takuan liderët e katërshës së madhe, apo katër shtetëve me të fuqishme të Natoa dhe Perëndimit: Kancelari i Gjermanisë, Scholz, Premmieri Britanisë së Madhe, Starmer, Presidenti i Francës, Macron dhe Presidenti i SHBA-së, Biden. Tema boshte e atijt takimi të lartë, thuhet se ka qenë lufta në Ukrainë, kriza në Lindjen e Mesme, status quoja ose kriza në Kosovë etj...E sidomos paqëja dhe siguria botërore.
Kjo ishte edhe vizita e fundit e Joseph (Joe) Bidenit si Presidenti i SHBA-s në Berlin.
Skenën, "mozaikun" ose "panoramën" e njohur politike dhe diplomatike" të globit, hëpërhë vazhdojnë t´i preokupojnë dhe sfidojnë lufta e përgjakshme, imperiale, kriminale, gjakatare dhe apoksliptike e Rusisë kundër Ukriainës së bashku me luftën dhe krizën e re në Lindjen e Mesme në mes Izraelit dhe Palestinës etj.
Ndërkohë që luftën në Ukrainë sikur e bëjnë akoma me të rrezikshme dhe me të komplikuar poliferacioni ose dislokimi raketave amerikano-britanike "Atacms" dhe "Shadow" me rreze ose radisus veprimi prej 3OO ose 25O kilometrash, si dhe paralajmerimi i poliferimit të mundshëm të sistemit raketor gjerman, "Taurus ( me modernit në botë) në luftën e Ukrainës, me radius ose rreze veprimi prej mbi 5OO kilometrash, i cili do ishte në gjendje me i arrirë ose bombarduar edhe Moskën ose St. Petersburgun dhe qëndrat ose metropolat tjera të Rusisë.
U mor vesh se lufta në Ukrainë, marëdhëniet ndërkombtre, i ka kthyer sërish ne kohën e luftës së fohtë dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose bllokiste. Për të mos thënë buzë infraktit, bankrotit ose fiaskos totale.
Bëhet fjalë mbi luftën ose konfliktin e njhur në mes demokracisë së lartë pernimore (kapitlste) dhe gjeopolitkës ruse, kineze dhe të tjerëve.
Gjeopolitika, sipa politologjiisë( shkencave politke) e ka kuptimin e shtrirjes ose zgjësrimit të hapësires jetësore ( gjeografike) me ane të lufttës dhe aparatit të njohur autoritar, militarist dhe totalitatrist.
Se këndejmi, në Rusi në menyrë radikale dhje absolute ka ndryshuar gjeopolitika, strategjia dhe mentaliteti i dikurshëm sovjetik në kuptimin e bërjës së politikë dhe diplomacisë së përbashkët ruso-sovjetike ku Rusia, Ukraina dhe të,tjerët, i takonin dikur orbitës dhe nënqiellit të njejtë, dhe ku rusët ishin të bindur se në Ukrainë (Kjevë) e kanë djepin e shtetit, kulturës dhe fesë së tyre. Por,ia që doli e kundërta. Ndodhi lufta në Ukrainë dhe zhvëndosjet ose deportimët masive të rusëve nga Ukraina dhe ukrainasëve nga Rusia. Rusët janë të bindur se e kanë ngritur, projektuar, formuar dhe ndihmuar Ukrainen në të gjitha fushat ose dejtimet e mundshme e jo SHBA-së ose Perëndimi.
Numri i rusëve në Ukrainë, sikur u reduktua ndjeshëm nga Volodymyr Zelenski, Julia Tomeshkonko dhe lider të tjerë nga Ukraina. Duke veçuar në këtë histori edhe përkujdesjen e vazhdueshme ose sistematike të Moskës zyrtare për statusin dhe pozitën e gjithëmbarëshme të rusëve jashtë kufijve të Rusisë etj.
Ukraina, Lindja e Mesme dhe kriza të tjera gjithandej globit: Njëherë e përgjithëmonë e kanë ndryshuar botën.
Rusia vazhdon te stë shënoi suksese te vazhdueshme ne fushen ose frontin e luftës në Ukrainë, ndërkaq, Volodymyr Zelenski dhe gjeneralet ose admiralët e tij vazhdojjnë të harrtojnë plane për të fituar lufën me ndonje " "status quo", "pat-pozicion" etj....?!
Edhe vet bota e sotme ultramoderne ose neobashkohore, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", sikur është bërë pashmangshëm një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për pushtim, sundim dhe dominim ushtarak (luftarak), politik, teritorial ose gjeografik të atyre që jane me te fuqishëm- ndaj atyre që janë me të vegjël dhe me të dobët. Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.
E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të të rusëve dhe të tjerëve: Kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste' (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit)- të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. Duke menduar ose reflektuar në luftërat e vazhdueshme ose sistematike për kontrollin dhe menaxhimin e vlerave, resursëve, tregut, kapitalit dhe shoqërisë globale ose universale.
Ç' është e vërteta, sipas Presidentit të Rusisë, z. Putin: Shpërbërja ose dislokacioni (dekompozicioni) i ish BRSS-së, ishte njëra prej padrejtësive dhe fatkeqësive me të mëdha në historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare që duhet kompenzuar, riparuar ose rikoperuar patjetër. Qoftë kjo edhe përmes luftërave, komplotëve dhe shantazhëve të ndryshme (si lufta në Ukrainë etj.) që kanë për qëllim rervizionin (revidimin) e përgjithshëm të historisë botërore. Kuptohet edhe m ndihmën e Kinës, Iranit, Indisë, regjimëve të ndryshme diktatoriale dhe despotike në Korenë Veriore, Amerikën Latine etj.
Edhe përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nigeri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.
Ndaj, edhe vet " Samiti i madh" i Berlinit, mund të shihet ose konsideratohet si "ultimaratio" ose "urbi et orbi" në kuptimin e stacionmit ose poliferimit të mundshëm të sistemi të famshëm gjerman "Taurus" në favor të Ukrainës, për t´i diktuar ose imponuar përfundimin e luftës- Rusisë.
Presidenti Putin dhe bashkëpunetorët e tij, duan që të fitojnë sa me shumë teritor në luftë para inagurimit te Presidentit amerikan, Donald Trump në Uashington DC. Presidenti Trimp e ka paralajmëruar fundin e luftes se Ukrainës.
Rusët vazhdojnë të mbajnë nëm okipim ushtarak mbi 25 % të teritorit të Ukrainës, ku thuhet se janë kryer edhe spastrimet etnike dhe forma tjera etno-gjenocidale përmes zhvëndosjes ose shpërnguljes masive të ukrainasve, dhe ku sot mbi 99% e teritorit është e përberë nga ardhacakët ose kolonistëve rusë në Krime, Donbas, Luhansks dhe zona tjera sovrane dhe legjitime të Ukrainës të okupuara nga Rusia e fuqishme ushtarake,,nukleare ose atomike.
Rusët dhe gjermanët janë dy popujt me të mëdhenj të Europës. Numri i përgjithshëm i rusëve në Rusi, Ukrainë dhe gjithandej...e tajkalon numrin e mbi 15O milionëve.
Nderkaq, vetëm në SHBA-së, supozohet se jetojnë dikund afro 9O million shtetas ose qytetar amerikan me origjinë gjermane. Në Gjermani, afro 8O milon gjerman, në Austri afro 8 milion, në Zvicër, Francë, Belgjikë, Danimarkë, Shlezi, Moravi, Sudete, Kleipede, Rusi, Transilvani (Besarabi); dhe rajone të tjera gjithandej Europës, me miliona gjerman.
Kancelari Scholz dhe kabineti i tij mendojnë dhe supozojnë se dislokimi ose poliferimi i "Taurusëve" gjerman në Ukrainë do nënkuptonte edhe inkuadrimin estern ose interaktiv të Gjermanise ne luftën e Ukrainës.
Dikur në Gjermani ishin të dislokuar ose stacionuar 4OO. OOO ushtar të Natos, nga të cilët, me tepër se gjysma e tyre ishin ushtar amerikan. Nga viti 2OO6 dhe deri me 2O18- ishin 74.OOO ushtar amerikan.
Pesha dhe rëndësia strategjike e Gjermanisë:
Pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithëmonë ka qenë kruciale dhe jetike.
Shtabi i Përgjithëshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amdrikane për Europën (US Europian Command -EUCOM) -është e vëndosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vend të botës. Edhe në Kosovë.
Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Europë dhe në të gjithë botën.
Se këndejmi, detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it amerikan ështe mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimëve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohën as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqsore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj.
Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s, të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë.
Sipas të dhënave ose vlerësimëve të konfidentuara të Pentagonit dhe Ushtrisë Amerikane: Në Gjermani për çastin ose momentin janë të dislokuar ose stacionuar 3O. OOO ushtar amerikan, të ndarë dhe sistemuar në pesë (5) Garnizone të ndryshme, ndër të cilët edhe Korpusi ose Garnizoni i njohur për Europën dhe Afrikën ( US Marine Corps of Europe and Africa) me seli në Böblingen (në afërsi të Stuttgardit) të Gjermanisë Jugperëndimore. Plus 96OO pilot ose pjesëtar të forcave elite të Flotës Ajrore (Us Air Force) ose Aviacionit Amerikan, të stacionuar në Ramstein dhe Spangdahlem.
Ndërkohë që roli dhe misioni i Bazave ose Garnizonëve të Ushtrisë Amerikane në Gjermani është insubordinues, respektivisht multilateral dhe kolateral.
Në bazat ose garnizonet ushtarake të SHBA-s në Gjermani, nuk janë të punësuar vetëm ushtarët dhe ushtarakët (oficerët) amerikan, por edhe shumë qytetar gjerman si në Ramstein, Spangdahlem, Böblingen, në Bazën e njohur "Bavaria"(Baza me e madhe ushtarake e SHBA-s në të gjithë botën, me një sipërfaqe prej 39O kilometrash katrore ku ndodhën të punësuar afro 5OOO ushtar dhe ushtarak amerikan së bashku me familjet e tyre etj.) në kufi me Çekinë dhe gjetiu.
Ndërkaq, shteti dhe qeveria gjermane për nevojat dhe mirëmbajtjen e ushtrisë amerikane, nga buxheti i tyre shtetror dhe nacional, për çdo vitë i ndajnë nga 25O milion euro. Plus 48O milion euro për shpënzimet dhe nevojat e ndryshme sanitare, infrastrukturore dhe të tjera të Natos.
Kriza ose acarimi amerikano-gjerman, thonë se erdhi për shkak të raketave, ose 2O bombave nukleare ose atomike në bazën e njohur amerikane "Büchel" në Gjermani, si dhe këmbnguljes amerikane për ndarjen e "2 %" të Gjermanisë nga buxheti i përgjithëshëm për nevojat (buxhetin) e Natos, Ushtrisë Amerikane etj.
Shteti dhe qeveria gjermane e kanë tejkaluar limitin e 2 % për donacionin e tyre në NATO nga buxheti i përgjithshëm shtetrorë dhe nacional.
Gjithashtu, Republika Federale e Gjermanisës, pas SHBA-së është donatorja me e madhe dhe kryesore e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë imperiale dhe kolonialiste.
Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale. Kjo edhe përkunder faktit se, bashkpunimi, koperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikiuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithëmonë ose vazhdimisht ishin udhërrefyes ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave, mallerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve. Aty pra ku secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije, liri dhe pavarësi shtetrore, nacionale, politike, sipas formulës ose sintezës së njohur hegeliane sipas të së cilës: Çdo gjë e natyrshme është e logjikshme, sepse cdo gjë e logjikshme është e natyrshme.
Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshiti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll.
SHBA-së; Natoja (Perëndimi); Kina dhe shëmbulli i Tajvanit:
Sipas analistsëve dhe komntatatorëve të specializuar dhe kompetent: Sulimi , inavazini dhe pushtmii (okopumi) ushtark i Tajvanit nga Kina e fuqishme njerëzore (ushtarake), nukleare ose atomike si të thuaash është çështjeve kohe ose dite:
Tajvani në aren botërore qendron akoma me keq, se Kosova.
Ndërka, rinia e vyeshme, intelegjente, kreative studentore, shkencor ose aykademike e Tiipehut ( kryeqaytet i Tajvanit-)ka kohë që e kanë mahitur dhe pasuruar botërn me mikroocipët mikorosofët ose softverët e ndryshëm digjital ose super elektronik.
Ne Kosovë asgjë të re në fushën u zbulimit dhe patentëve të ndryshme "Medein Kosova", apo...?!
Ndryshe nga kjo, të gjithë ose shumica e njerëzvee të mençur, të ditur, të kualifikuar dhe intelejent, e dijnë pse (përse) dikur u pranuan si "maca ne thes"- "demarkacioni" dhe "asociacioni"(zejednica) ose "dodik republika serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, përvec atyre që i dhanë falas mbretin dhe mbretëreshen në "shahun e madh politik dhe diplomatik"!
Për fund:
Rusia me afro 145 miloin banor, ka sipërfaqe shumë herë me të madhe tokësore, apo hapësirë jetësore ose gjeografike se sa SHBA-s, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia ose krejt BE-së bashkë.
Shtetët e Bashkuara (SHBA-së) i numëojnë 33O milion banorë, ndërsa sipërfaqja tokësore ose gjeografike e SHBA-s, është 9.8 milion kilometra katrorë., Republika Federale e Gjermanisë i numëon dikund afro 83 milion banorë, ndërsa sipërfaqja tokësore ose gjeografike e Gjermanisë, është 357 OOO kilometra katrorë, Britania e Madhe i numëron afro 7O milion banorë, me një sipërfaqe tokësore ose gjeografike prej 243 OOO kilometrash katrorë, Franca i ka 68 milion banorë dhe një sipërfaqe tokësore ose gjeografike prej 551 OOO kilometrash katrorë, Italia i numëron 59 milion banorë, dhe e ka sipërfaqen tokësore ose gjeografike prej 3O2 OOO kilometrash katrore. Përderisa, Republika e Kinës i numëron dikund afro 1.5 miliard banorë, ndërkaq hapësira teritoriale ose gjeografike e Kinës, eshtë dikund 1O.4 milion kilometra katrorë.
Ndërkohë që Rusia është shtrirë dhe zgjëruar vazhdimisht në dëmë ose mbi kurriz të popuve dhe vëndëve të tjera joruse...Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej. Plus lufta e re pushtuese, kriminale, imperiale ose kolonialiste kundër Ukrainës, e nesër ose pasnesër ndoshta kundër Besarabisë (Moldavisë), Gjorgjisë (Gruzisë) etj...???!!!
Diçka ose shumëçka në politikën dhe diplomacinë e Perëndimit, si duket nuk shkon siç duhet, apo si duhet.
Situata është shumë serioze, konfuze dhe kaotike:
Rusia është në epërsi enorme ose absolute në raport me Ukrainën, ku nurimi i ushtarëve ukrainas është në disppropocion total ose absolut ( 1:1O ) me ushtarët rusë. Mos të flasim këtui mbi epërsinë enorme të ushtrisë ruse në fushën teknike, luftarke, logjistike etj.
Në këtë prizëm politologjia ose shkencat politike, janë instancë, forum, institucion ose audiencë e lartë shkencore dhe humaniste- kundër evazionit, konfuzionit, errësirës (territ) ose mjegullës së madhe ushtarake (luftarake), politike, diplomatike, agjituese, propagandistike etj.
Ironia tjetër është fakti se asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Europë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurtë dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqën eventuale në mes Ukrainës dhe Rusisë.
Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me me ndonjë përshkallëzim eventual, apo mbase edhe përplasja atomike në mes Natos dhe Rusisë, do e bënin të pamundur inagurimin e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, i cili nga Peesidenti Biden dhe Adminstrat e tij, shihet si njeri i Putnit me planet ose projektet e tij sanitare, kozmetike ose kirurgjike të përfundimit të luftës në Ukrainë me krijimin e ndonjë "zone neutrale"ose demarkative që do e detyrone Ukrainën për t´pranuar aktet dhe faktët e kryera.
Në instancë të fundit, të gjitha luftëtat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë deshtimin e politikës dhe diplomacisë, së gabuar dhe të pakualifikuar.
Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.
Ndaj, ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, si duket akoma nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.
Ndonëse, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës.
Ndaj, përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektual, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komptehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre.
Në fund të fundit, teoria dhe ptaktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme. Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente që i fitojnë ato.