Të gjithë shqiptarët e vërtetë e patriotë e duan Kosovën të fortë, të lirë, të pavarur dhe me sovranitet e legjitimitet shtetëror të konsoliduar. Të gjithë shqiptarët patriotë të parën kanë Kosovën, dhe shqiptarët patriotë njohin dhe respektojnë dhe u janë mirënjohës SHBA-ve për kontributin vendimtar të asaj që sot kemi Shtetin e Pavarur të Kosovës.Jam kundër të gjithë asaj politike korruptive, dështake, nihiliste dhe djallëzore e cila sot me djallëzi dhe hipikrizi i kundërvihet Kryeministrit Kurti, ku si justifikim kundër tij përdorin të ashtuquajturin “antiamerikanizëm” të Kurtit.
Nuk rezulton kurrë që një politikë sovraniste, kombëtare ,një politikë antikorrupsion, e hapur dhe transparente karshi popullit të vet, dhe nuk ka shanse kurrë që një politikë që mbron sovranitetin dhe legjitimitetin e shtetit të Kosovës, sic është qeverisja e Albin Kurtit, kurrë nuk mundet që një politikë e tillë e Kurtit të jetë antiamerikane, por përkundrazi politika mirëqeverisëse e Kurtit është politikë kombëtare dhe politikë pro-SHBA-ve njëkohësisht.
Kjo për faktin se SHBA-të janë kontributorja kryesore e Luftën për clirimin e Kosovës, SHBA-të janë njohësja e parë e shtetit dhe të Pavarësisë së Kosovës si dhe mbështetësja kryesore në shtetndërtimin modern e demokratik të Kosovës;SHBA-të janë mbështetësja kryesore për njohjet e Kosovës dhe të antarësimit të saj në organizma ndërkombëtare; ato janë mbështetësja kryesore për integrimin e Kosovës në BE.
Nuk po zgjatem shumë dhe më tej por po e mbyll këtë shkrim me këtë pyetje se: a nuk është Kurti pro të gjitha këtyre për të cilat SHBA mbështesin Kosovën , dhe pra a nuk është Kurti kryeministri më besnik dhe më serioz pro SHBA-ve dhe në shërbim të shtetit,sovranitetit dhe legjitimitetit të Kosovës?
Dhe se a nuk është politika “Kurti” për Kosovën si ajo e presidentit Donald Trump për SHBA-të i cili të parën ka SHBA-të, dhe pyesin se cili politikan e shtetar shqiptar para Kurtit ka pasur më shumë pastërtinë dhe përgjegjshmërinë për interesin kombëtar ,publik dhe atë shtetëror se sa Kurti sot?Prandaj jam me Kurtin.