Vuçiqi po e forcon teorinë e tij konspirative: Putini nuk do të ngurrojë ta përdorë atomin!

Opinione

Vuçiqi po e forcon teorinë e tij konspirative: Putini nuk do të ngurrojë ta përdorë atomin!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 11:29
Sherif Ramabaja

Më mirë se e njoh unë Putinin se njeh askush, deklaroi kryetari i Serbisë Vuçiq. Kjo mund të jetë e saktë, sepse ky në shumë raste ia kalon edhe Putinit. Ekzistojnë dëshmi se në shumë raste, Rusia e kopjon Serbinë kur është në pyetje gjenocidi, torturat, masakrat, propaganda etj.

Derisa këto ditë perëndimi po merr vendime që të hyjë në një fazë të re të  luftës në Ukrainë, po vërehet se Putinit e Rusisë kjo po u dhemb. Me këtë rast lufta jo që do të marr një dimension të ri, po ajo shumë lehtë mund të bartet edhe në Rusi, me rrezikshmëri për pushtetin e Putinit.

Duke i analizuar të gjitha këto gjëra, të cilat mund të kenë efekte katastrofale edhe për vetë Serbinë, u lajmërua edhe Vuçiqi me shoshë në dorë.

Askush nuk e njeh Putinin sikurse unë, iu bashkua ai propagandës që në perëndim të mbjell frikë. Në rast se e vëren se po rrezikohet Moska, ai do ta përdor atomin. Kështu kësaj teorie konspirative përpos Lavrovit, Medvedevit, Sputnikut dhe aparatit propagandistik shtetëror rus, iu bashkua edhe Vuçiqi.

Pse jo, edhe ky hyn në familjen sovjetike. Humbi Putini, do të humb edhe Vuçiqi. Dhe jo vetëm pushtetin, po ndoshta edhe të tërë Serbinë si krijesë artificiale, të ngritur mbi themelet e Dardanisë.

Prandaj dalja e Vuçiqit tash edhe me shoshë, tregon për demoralizimin e tij. Tregon frikën e tij duke e ditur se çfarë do ta pres edhe atë me dorëzimin e Putinit. Mbijetesa e tij, lidhet tërësisht me zhvillimin e ngjarjeve në Rusi.

Edhe pse perëndimi nuk i shfrytëzoi të gjitha mundësitë që ta gjunjëzonte Putinin deri më tash, nuk do të thotë që Rusinë dal - ngadalë nuk do ta qet në dy gjunjët: ekonomikisht, politikisht, por edhe ushtarakisht.

Teoritë konspirative, duke u munduar që të mbjellin frikë në perëndim, mbi bombën atomike, bashkëpunëtorët e Putinit i kanë përdorur pas çdo aksioni në favor të Ukrainës. Dhe çfarë ka ndodhur? Asgjë. Të tëra ishin kërcënime në ajër, boshe. Megjithatë perëndimi ndoshta e ka tepruar me frikën e panevojshme, por ka zgjedhur hapat më të sigurt, shkërmoqjen e Rusisë fazë pas faze. Ndoshta do të vonoi më gjatë, po fundi i Rusisë pritet të jetë i sigurte.

Në të kundërtën perëndimi është i vetëdijshëm se një fitore eventuale e Rusisë, do ta rrezikonte jo vetëm ekzistencën e EU, po të tërë perëndimit.

Gjendje e paqartë do të jetë me ardhjen e Trumpit, në janar në Shtëpinë e Bardhë, po Evropa duhet të vetëdijesohet që ta marr rolin kryesor në armatosjen e Ukrainës.

Një sinjal pozitiv po ashtu është se me rënien e qeverisë gjermane, zgjedhjet do të mbahen në shkurt 2025, ku si Bundeskancelar pritet të zgjidhet Friedrich Merz i CDU, i cili gjithnjë ishte pro furnizimit të Ukrainës me raketat Taurus.

Po ashtu llogaritet se bundeskancelari ( i ri ) Friederich Merz, CDU, i cili pritet ti fitoi zgjedhjet, do të kuptohet shumë më mirë me presidentin Trump, sesa bundeskancelari i tashëm Olaf Scholz, SPD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat