Kalkulimet politike dhe lufta e ftohtë adoleshente

Opinione

Kalkulimet politike dhe lufta e ftohtë adoleshente

Nga: Bekim Rexhepi Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 20:10
Bekim Rexhepi

E kot, duket pritja të qëndrosh në korridoret politike ti numërosh qeverisë çka ka premtua dhe çka s’ka bërë. Megjithëkëtë qytetari ka një recetë të vetën për të mos harruar se kë ka në llogari më të mirë për tu zgjedhur.

Nëse shikoni vetëm opinionet televizive të të ashtuquajturit opinionistë dhe qeverinë, ju mungon shumë çka politike. Çfarë po ndodh jashtë? Jashtë ekranit? Në aktivizëm dhe ilegalitet? Larg përditshmërisë politike ka një përditshmëri tjetër ku qytetarët nuk vrasin mendjen shumë për politikën sepse ajo është e pa kapshme për interesin e tyre sepse nuk po përfitojnë prej saj, prandaj kjo përditshmëri e qytetarit pa politikën është vrastare për shtetin, shteti pa politikën qytetare nuk shkon më. Nuk mund ta mbajmë qytetarin pa aktivitet, por aktiviteti i tij është rënë ndofta ilegaliteti i tij duket më vonë. Nuk pati protesta kundrejt qeverisë, kjo ndofta në prapavijë faturon ose tregon një fytyrë të re qytetare se protesta nuk është zgjidhje nuk zgjedh asgjë më protesta.

E kot, duket pritja të qëndrosh në korridoret politike ti numërosh qeverisë çka ka premtua dhe çka s’ka bërë. Megjithëkëtë qytetari ka një recetë të vetën për të mos harruar se kë ka në llogari më të mirë për tu zgjedhur.

Mbarimi ose shkuarja kah fundi i mandatit qeverisës dhe përqendrimi kah fushata zgjedhore kanë nxitur kalkulimet politike dhe ka nisur lufta e ftohtë adoleshente, mbas me këtë titull do të shfaqim këtë herë pak opinion aversivë politik.

Ishte e ditur dhe e pritshme që qeveria e Albin Kurtit do të jetë ne kohë zgjatjen e vet, në mandatin e plotë të saj qeverisës, për dallim nga qeveritë e tjera, që se mbaronin dot mandatin nga që konstruksionet politike, të cilat ishin ndërtuar që pari me llogarit fiktive dhe me ca kalkulime personale politike.

Duke spikatur që në politikë ka parime, pa çka se politika ka kaheje dhe të gjitha binin në llaç, kur është në pyetje pushteti dhe përfitimet personale. Në pikë të natës bëhej koalicionet dhe ndahej torta politike siç ishin llogaritë personale të liderëve kryesor të partive. Madje koalicionet bëheshin edhe me strukturat kund shtet me qëllim që të mbahej një pushtet gogolian. Madje për tu bërë qeveria pritej edhe ardhja e tyre deri në 6/7 orë edhe me miratimi të Beogradit. Për dallimi Qeveria Kurti ka arritur të krijohet pa votat e strukturave miratuese të Beogradit ndaj edhe kohëzgjatja e saj qojë deri në fund të mandatit qeverisës.

Lufta e ftohtë adoleshente politike bëhej pa moral dhe pa kompromise, ato gjithnjë shkaktonin eksplozive në emocionet e qytetarëve dhe ndarjet bëheshin fanatike por si në logjikën fiktive, sa mbyll e qel sytë bëheshin fakte politike që nuk lënin shëndet komponentës logjike se si ndërtoheshin koalicionet në Kosovë brenda çastit, brenda natës. Pas arsenalit të madhe dhe të ashpër degradues të partive dhe të liderëve ndodhte çudia e pritjes në ankthe, pritja si në semaforin e kuq ku ndalohej kalimi, hapej e gjelbrta dhe fillonte më pas ecja politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat