Kush dhe pse e dështoi zyrtarizimin e gjuhës shqipe në RM

Opinione

Kush dhe pse e dështoi zyrtarizimin e gjuhës shqipe në RM

Nga: Ejup Berisha Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 11:02
Ejup Berisha

Pse gjuha shqipe edhe pas 23 viteve nuk është gjuhë e mirfilltë dhe realishtë zyrtare këtu në RMV.

Per këtë që shtje duhet të pyeten dhe të pë rgjigjen zyrtarët politik dhe ushtarak të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombetare-UÇK që ka vepruar në RMV. Ata kanë qenë në krye të ketij formacioni ushtarak, dhe sa për informim të njejtët kanë qenë indirekt të kyqur në bisedimet për për tu arritur Marrëveshja paqë sore mes palëve të përfshira në konfliktin e armatosur shqiptaro-maqedonas te vitit 2001. E njejta njihet si Marrevrshja e Ohrit meqë u arrit në bisedimet mes paleve te konfrontuara në qytetin e Ohrit. Pra të njëjtët edhe pse në prapaskenë kanë qenë vendimtar për arritjen e të njejtës, me të cilën përfundoi konflikti shtatë mujor mes Ushtrisë Çlirimtare kombëtare dhe forcave ushtarako-policore maqedonase. Kështuqë këta duhet të përgjigjen se pse gjatë bisedimeve për përplimin dhe për nënshkrimin e Marreveshjes së Ohrit nuk kanë kërkuar që gjuha shqipe të bëhet vërtetë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Këta duhet të përgjigjen e jo të njejtët tërë kohës ta sulmojnë koalicionin politik qeveritar VLEN dhe atë për tendencat e disa subjekteve politike maqedonase për abrogimin e tre neneve të ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj udhëheqësit e ish UQK-së meqë më tepër se dy dekada ishin në pushtet duhet të tregojnë se pse nuk insistuan që gjuha më e bukur dhe më e ëmbel në botë pra gjuha shqipe të jetë vërtetë zyrtare dhe e  barabartë me gjuhën maqedonase këtu  në vendin tonë. Vlersoj se po ta kishin bërë ata këtë gjë qysh atëherë sot do të pamundësoheshin edhe tentimet e padrejta dhe qëllimkëqija të disa faktorëve politik maqedonas për abrogimin e neneve të ligjit për përdorimin e gjuhëve në RM, apo të atyre që kanë të bëjnë me gjuhën që njihet si 20 përqind e jo si gjuha shqipe.

Pra udhëheqësit e ish UÇK-së ata me kollare dhe të parfumosurit para se ta kalojnë gardhin e shtepisë së VLEN-it duhet të ndalen dhe ta vezhgojnë me shume vemendje  oborrin dhe gardhin e tyre politik. Kështuqë keta si lider politik dhe ushtarak te ish UÇK-së kanë dështuar në zgjidhjen e drejtë dhe meritore të kësaj qështjeje e jo koalicioni VLEN.Prandaj për lëshimet dhe për mangësitë e zyrtarizimit të gjuhës shqipe duhet të pëgjigjen këta e jo dikush tjetër në vend të tyre. Ndërsa VLEN-i meqë është në pushtet e ka për detyrë dhe për obligim që ta mbronë dhe ta përparon përdorimin e gjuhës shqipe në RMV. Dhe më duket se  përfaqsuesit e saj institucional dhe politik po e bëjnë dhe do ta bëjnë këtë punë me shumë ndershmëri dhe me dinjitet.

Dhe për fund ju udhëheqësit e ish  UÇK-së dëgjoni mirë pra në këtë qështje përfaqsuesve të VLEN-it u duhet angazhimi dhe përkrahja edhe e juaja e jo pengesat, sulmet dhe shantazhet të cilat po ua bëni ju atyre në vazhdimsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat