Popujt e Gadishullit Ballkanik, më tepër se pesë shekuj ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Të gjithë këta popuj kishin në të njëjtën status quo. Tragjedia e gjithë kombit shqiptar filloi pas shpërbërjesë së Perandorisë Osmane.
Të gjithë popujt sllavë të Ballkanit formuan shtet të përbashkët, Mbretërinë Jugosllave, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, federatën e përbashkët, në të cilën shqiptarët ishin të përjashtuar dhe të diskriminuar skajshmërisht.
Shqiptarët, në të dy periudhat e dy shteteve të popujve sllavë, mbeten pa një autonomi ose republikë.
Publicisti dhe autori Veton Surroi, shkruan se fatëkeqësisht shqiptarët ishin i vetmi popull në Gadishullin Ballkanik pa fis. Pas një shekulli, shqiptarët me dy shtete u bënë të barabartë me popujt tjerë ballkanikë.
Pas luftërave ballkanike dhe Luftës së Dytë Botërore, te gjysma e kombit filloi tragjedia. Të gjitha tokat dhe pronat e ish pronarëve dhe bejlerëve të vilajeteve shqiptare, u uzurpuan dhe u konfiskuan nga sllavët, grekët dhe bullgarët.
Pjesa e klasës së mesme, bejlerët, esnafët dhe administratorët e elitës u burgosën, persekutuan, ndërsa një pjesë u shpërngulën në Turqi.
MË MIRË ME “DOVLETIN” SE ME “KRAJLIN”!
Gjyshi im jetoi më tepër se një shekull, në tre etapa historike, 20 vite në periudhën e Perandorisë Osmane dhe pjesë tjetër të jetës në dy shtetet sllave, monarkisë dhe federatës jugosllave.
Gjyshi rrëfente se në kohën e Dovletit, shqiptarët në katër vilajete, kanë jetuar më mirë se në kohën e Krajlit, të ashtuquajturën Serbinë e parë dhe Serbinë e dytë. Në periudhën osmane, rrëfente gjyshi, xhandarët ishin shumica shiptarë dhe osmanlinj.
“Në kohën e Dovletit, kur ndodhte ndonjë vrasje, plaçkitje, ose rebelim, xhandarët osmanë, shumica shqiptarë, shkonin te imami, ose kryeplaku i katundit, pastaj nisnin me hetime, ose arrestonin vrasësit ose hajdutët. Nuk thoshin kot pleqtë e katundit ‘i joti, kocin ta ha por palcën ta len’”.
Në kohën e osmane, një kacak kishte vrarë një caush.pas disa ditësh ishte dërzuar kacaku.kurse zhandarët e Dovletit e kishn lidhë në pranga dhe kishin dërguar në burg.
Në kohën e Kraljit, Serbisë së Madhe, rrëfente gjyshi, xhandarët serbë nëpër katundet shqiptare ushtronin dhunë, represalje dhe shpesh bënin bastisje nëpër shtëpitë shqiptare. Një xhandër, rrëfente gjyshi, pasi e kishte rrahur deri në agoni një shqiptar në fund e kishte sharrë “jebem vam tursku majku”. Nëna ime është shqiptare, nuk është turke, ia kishte kthyer djaloshi . “Ista govna, ste i vi shiptari-një mut jeni dhe ju arnaut”, i kishte thënë xhandari serb.
Pas një viti xhandari serb ishte vrarë. Xhandarmëria dhe ushtria serbe kishte rrethuar katundin dhe kishte vrarë disa burra, kishin rrahur imamin dhe kryeplakun e katundit, dhe në fund kishin djegur shtëpinë e vrasësit të xhandarit.
Babai së bashku me djalin e tij ishte dorëzuar, duke iu thënë se nuk vriten gjithë burratë e katundit pa faj. “Ja ne jemi vrasësit e xhandarit dhe na vritni neve”, kishin thënë ata.
KONFISKIMI I TOKAVE DHE PRONAVE
Shqiptarët në katër vilajete posedonin toka pjellore, ndërsa në vendet urbane ishin bejlerët, esnafët dhe administratorët. Sllavët banonin në pjesët rurale dhe punonin tokat te bejlerët shqiptar. Dorën në zemër, sllavët në periudhën osmane gëzonin më pakë të drejta se shqiptarët, turqit dhe komunitetet tjera muslimane.
Të krishterët kishin institucione fetare dhe shkollat në gjuhënë e tyre, por ishin qytetarë të rendit të dytë.
Pas pushtimit të forcave të ushtrisë serbe, bejlerëve, esnafëve dhe zejtarëve, ua konfiskuan dhe uzurpuan gjithë tokat, pronat dhe dyqanet okupatorët sllav dhe grek. Regjimi kolonialist serb ushtronte terror dhe dhunë. Shumë bejlerë, esnafë dhe intelektualë i burgosën, persekutuan dhe një pjesë i dëbuan për në Turqi. Klasa e mesme qytetare, bejlerët, esnafët dhe administratorët ishin elita dhe aristokracia e gjysmës së kombit shqiptar.
JU ARNAUTËT JENI MË TË RREZIKSHËM SE TURQIT!
Gjyshi shpesh rrëfente se shqiptarët kishin jetuar më mirë në kohën e Dovletit sesa në periudhën e Kraljit dhe të komunistve. Xhandarët e Dovletit ishin shumica shqiptar, thoshte gjyshi, dhe flisnin në dy gjuhë, turqisht dhe shqip. “Në kohën e krajlit, xhandarët serb bënin kërdi nëpër katundet tona.
Gjyshi rrëfente ngjarjet që kishte përjetuar në periudhën oamane. “Një malësor kaçak në katundin tonë kishte vrarë një çaush. Xhandarët erdhën tek imami dhe kryeplaku i katundit, pasi dy xhandarët e kishin arrestuar edhe nënën dhe me pranga e kishin sjellë në burg. Por xhandarët e Dovletit nuk ishin si xhandarët serb”, rrëfente gjyshi.
Ndërsa xhandarët serbë shpesh i merrnin burrat në stacion , i torturonin dhe i rrihnin pa faj.
“Një kushëririn tonë, xhandari tërë natën e kishte torturuar, ia kishte shkulur mustaqet dhe i kishte sharrë nënën turke. Kushëriri i kishte thënë xhandarit se nënën e kam shqiptare. Xhandari ishte vërsul dhe i kishte thënë se ju arnautët jeni më të rrezikshëm se turqit”, rrëfente gjyshi.
Shqiptarët pas daljes në vitet 70-ta të shekullit të kaluar në shtetet perëndimore, filluan të blenin tokat dhe pronat nga sllavët, të cilët në dy etapa të sheteve sllave, kolonët serb, dhe maqedonasit sllav, ua kishin uzurpuar dhe konfiskuar.
Një mik i imi, rrëfente një histori të trishtë të familjes së tyre.
Gjatë viteve të 50-ta, dajallarët e tij ishin shpërngulur në Turqi. Kjo familje kishte qenë familje bejlerësh dhe kishte pasur toka dhe prona të shumta. Çdo herë kur kalonte me nënën në lagjën ku kishte lindur dhe ishte rritur nëna e tij, ulej shpesh dhe mallkonte këta pronarë dhe uzurpues që ua kishin marrë pronat e prindërve të saj.
Miku im rrëfente me shumë emocione. Kur nëna na përcillte në kurbet iu thoshte, biro kurseni dhe ruani paratë. “Nëse shitet ndonjë shtëpi te toka e gjyshit dhe dajëve tuaj, nuk ua bëjë hallall nëse nuk e bleni”, i thoshte nëna mikut tim.
Gjatë viteve 80-ta në lagjën e pronave të gjyshit ishte vendosur një shpallje “shtëpia në shitje''.
Kur unë me vëllezërit e blemë shtëpinë, tregonte miku im, pasi ia dhamë paratë pronarit që kishte ndërtuar shtëpi dhe dyqan në pronat e uzurpuara të gjyshit tonë na dridheshin duart dhe fillova të qaj, sepse kjo tokë ishte e gjyshit dhe nënës sime. Ai i kishte thënë pronarit se shqiptarët i blejnë përsëri pronat e veta. “Ju zotëri më këta para që kemi fituar me gjak, në Beograd dhe në Shkup do të bleni pallate dhe dyqane në kurriz të popullit shqiptar”, i kishte thënë ai pronarit nga i cili po e blente tokën e gjyshit dhe nënës së tij.