Paalternativa si alternativë

Opinione

Paalternativa si alternativë

Nga: Bekim Rexhepi Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 13:17
Bekim Rexhepi

Tani kur zgjedhjet ofrohen qytetaret nuk kanë shumë alternativa besueshmërie ngaqë partitë e vjetra qeverisëse nuk janë reformuar njëmend: Nëse rotacioni i zgjedhjes së një kryetari të ri brenda partisë do të nënkupton reformim partie kjo le të mbetet një objektivë por qytetari e di se çfarë do të thotë të manipulosh më këtë lloje reforme fiktive me të njëjtit njerëz brenda një partie.

Qeveria aktuale, e Albin Kurtit ka pasur pritshmëri të mëdha tek të gjithë qytetaret, madje thënë edhe me troç edhe vet Albin Kurti ka pasur pritshmëri të mëdha me vet e tij (Albin Kurti), por ja që pushteti dhe qeverisja nuk janë prognoza dhe kërkesa prej babadimri. Çështja e veriut të Kosovës është dhe mbetet suksesi i tij më i madh dhe më i prekshëm i katër vjetarit të tij qeverisës, megjithëse opozita në të gjitha shenjestrat, më shumë se me fjalë rrufe përpiqet ta minojë këtë sukses të qeverisë Kurti në Veri të Kosovës, në mënyrë qe të mos i jap kredo besimi për mandat të ri qeverisës.

Në veri të Kosovës : janë ndaluar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë,. Ëështë ndaluar referendumi i Serbisë,. Janë hequr tabelat e automjeteve të leshura nga Serbia ilegalisht për territorin e Kosovës,. Janë mbyllur institucionet paralele serbe,. Janë hequr flamujt e Serbisë që ishin vendosur pa doganë kudo në veri,. Është ndaluar dinari serb në territorin e Kosovës,. Janë hequr postat serbe dhe Bankat e Serbisë,. Është luftuar banda terroriste e Rajdoqiqit dhe ky i fundit me grupin e vet terroriste po strehohet në Serbi, i është pamundësuar listës serbe aktivitet i jashtëligjor në veri,. Është kthyer ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve dhe rikthimi i tyre në shtëpitë e tyre në veri,. Është kthyer edhe stabiliteti i komunitetit serb në veri nga trysnia e regjimi autoritar i Vuqiqit përmes Listës serbe.

...

Pastaj sukses i veçantë është se nuk ka pasur hajni e korrupsion si me qeveritë e më parme, për këtë kemi edhe një buxhet të shtuar në arkën e shtetit, derisa qeveritë e tjera e shtonin borxhin dhe e lenin kasën e shtetit në zero. Fjala e lirë ka standard dhe garanci demokratike sepse vetëm po të shikohet në këtë prizëm kemi media të shumta që përpos dyshimeve të funksionimit të tyre, ato vazhdojnë të janë edhe masha të ati sensasivitetit antishqiptar.

Për dallim nga të tjerët nuk ushtrohet një fushatë shtrigash siç kemi pasur në kohen e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, nuk ushtrohet dhunë speciale ndaj qytetarëve si në kohen e Ramush Haradinajt kur ndalonte automjete në mes të rrugës nga bandat e tij e të tjera si këto...

Tani kur zgjedhjet ofrohen qytetaret nuk kanë shumë alternativa besueshmërie ngaqë partitë e vjetra qeverisëse nuk janë reformuar njëmend: Nëse rotacioni i zgjedhjes së një kryetari të ri brenda partisë do të nënkupton reformim partie kjo le të mbetet një objektivë por qytetari e di se çfarë do të thotë të manipulosh më këtë lloje reforme fiktive me të njëjtit njerëz brenda një partie.

Shkurt këtë reformim të partive të qeverive të kaluara LDK/PDK/AAK nuk e koncepton askush si reformë dhe nuk e kupton askush si alternativë e mundshme për marrë besueshmëri qytetare për të qeverisur. Qeveria e aktuale mbetet ende me besueshmëri dhe për këtë më të drejtë paalternativa, mbete si një alternativë e vetme edhe për një mandat të ri katër vjeçare, opozitës i mbete shumë punë, madje edhe më shumë punë në të ardhmen sepse qeveria aktuale ka një buxhet të mirë për të qeverisur edhe më mirë në mandatin e ri dhe pretendon ende ta rrisë këtë buxhet në mandatin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat