Liria e cunguar për shqiptarët!

Opinione

Liria e cunguar për shqiptarët!

Nga: Petrit Dibrani Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 21:58
Petrit Dibrani

Shqiptarët në trojet e tyre stërgjyshore, s’janë të lirë. Janë të “prangosur”, nga po vet shqiptarët-nga vetja e tyre.

Duket e çuditshme, mirëpo është një FAKT që po e përjetojmë!

Askush s’mund të jet i lirë në tokën, shtëpinë e të parëve t’vet, përderisa është i rrethuar me SPIUN SEKRET.

Mjerimi dhe poshtërsia, mund t’jenë në shtëpi, e lëre më në fqinjësi, ngase nuk jemi në dijeni, se kush dhe cili, për cilin shërbim sekret punon dhe vepron.

Mos ndoshta është vazhdimësi e “historisë”, ku dy vëllezër të një shtëpie gjatë okupimeve, okupatorët kanë arritur t’i ndajnë në dy besime fetare. Kjo ka ndodh, është realitet.)

Apo vazhdon kjo dukuri, e faqezinjëve ZUZAR për të ndarë e përçarë shqiptarët?

(PO.), vetëm se pa-dhunë dhe me shpërblime të MAJME!

Prezenca e shumë shërbimeve „SEKRETE“ të huaja, në t‘gjitha trojet shqiptare, që aspak nuk i‘a duan të mirën popullit shqiptar dhe tentimi i këtyre shërbimeve, se cili të përfitoj më shumë dhe sigurisht, ç’doherë në bashkëpunim me veglat shqipfolëse dhe mbi kurrizin e shqiptarëve, po sjellin mjegull dhe po i tjetërsojnë qëllimisht, traditat dhe vlerat kombëtare shqiptare.

E thënë dhe çuditërisht, realitet!

E përbashkëta e Shqipërisë dhe Kosovës është; paaftësia e Shqipërisë, për të „mbajtur“ shtetin dhe e Kosovës, për t‘a „krijuar“ shtetin.

Sigurisht po dëgjoni dhe lexoni, thuajse çdo ditë, marifetllëqet e shqipfolësve duke injoruar, shpifur dhe përbuzur veten e tyre!

Nuk mbahet apo krijohet shteti, me spiun që punojnë për Serbinë fashiste dhe me klerik fetar: (priftërinjë e hoxhallar), që të vetmin qëllim e kanë, rreshtimin e “besimtarëve” në radhët e tyre, për t’i financuar dhe ata/ato të rrinë në kultet fetare, aagjë KURRË papunuar.

Tjetërsimi i hovshëm ndër shqiptar, ka filluar dy dekadat e fundit edhe pse çdoherë, u kanë thënë historikisht, mos shkoni në shkolla, se bëheni SHKIJE.

Është një FAKT, që askush s’mund t’a mohoj.

Ngase mbi 90% e prindërve tanë, të gjeneratës sime dhe t’juajen, janë ANALFABET.)

(Prindërit tanë mbi 90%, nuk dinë shkrim dhe lexim), ngase:

HOXHALLARËT u kanë thënë: (mos shkoni në shkolla, ngase bëheni shkije, madje duke sjellur hoxhallar edhe nga Rusia, qëllimisht.)

Vazhdon, ngase mjerisht ka çfarë dhe shumë për t’thënë….(

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat