Qӫ nga Lufta e Dytӫ Botӫrore situata e Sigurisӫ Globale nӫ Botӫ asnjëherë nuk ka qenӫ mӫ e rrezikuar se tani. Sferat e interesit tӫ fuqive tӫ mӫdha kanӫ filluar tӫ dominojnë dhe tӫ krijojnë rreziqe duke shpӫrthyer konflikte dhe lufta tӫ reja gjithandej Planetӫs tonӫ. Lufta nӫ Ukrainӫ ndërmjet Rusisӫ dhe Ukrainӫs e cila po zhvillohet para syve tӫ njerӫzimit dhe Shteteve tӫ Botӫs paraqet rrezik permanent pӫr zgjerimin e luftӫs me pasoja tӫ pa parashikueshme.
Poashtu përhapja e luftës nӫ lindjen e mesme ndërmjet Izraelit dhe Hamasit e cila ӫshtӫ shndërruar nӫ varreza tӫ civilӫve tӫ pafajshëm ӫshtӫ akti mӫ i rӫndӫ i gjenocidit i cili po ndodh para syve tӫ Botӫs dhe diplomacisë ndërkombëtare. Nuk do shumӫ mend se rendi Botëror po tundet duke dalur nga binarӫt nӫ drejtim tӫ kaosit diplomatik ndӫrkombӫtarӫ deri tek Institucionet mӫ tӫ larta tӫ Organizatӫs sӫ Kombeve tӫ Bashkuara përkatësisht tӫ Kӫshillit tӫ Sigurimit.
Tani Institucionet Ndërkombëtare tӫ cilat ishin përgjegjëse pӫr ruajtjen e Paqӫs dhe rendit Botӫrorӫ ekzistojnë vetӫm nӫ letӫr. Rezolutat e Kӫshillit tӫ Sigurimit dhe tӫ Asamblesӫ sӫ Kombeve tӫ Bashkuara nuk kanӫ asnjӫ efekt duke mos u pӫrfillur nga Shtetet e caktuara përkatësisht nga fuqitë e mӫdha tӫ cilat janӫ përgjegjëse pӫr ruajtjen e paqӫs nӫ Botӫ.
Nuk ka dilemë se zhvillimet qӫ po ndodhin nӫ Botӫ po shkojnë nӫ drejtim tӫ polarizimit dhe ndarjes nӫ blloqe tӫ Shteteve tӫ cilat i takojnӫ grupit tӫ fuqive Botӫrore. Aleanca ndӫrmjet Rusisӫ, Kinӫs, Koresӫ Veriore, Indisӫ e Iranit po e ndajnӫ Botӫn nӫ dy pole duke u rreshtuar kundӫr perӫndimit, kundӫr Evropӫs përkatësisht kundӫr Shteteve tӫ Bashkuara tӫ Amerikӫs. Mjerisht nӫ kӫtӫ kaos tӫ rrezikut diplomatik gjithandej Botӫs tani situata e tensionuar po vlon edhe nӫ Ballkanin Perëndimor. Shtetet tӫ cilat dolӫn nga ish Jugosllavia asesi nuk arritӫn ta ndӫrtojnӫ demokracinӫ dhe tӫ integrohen nӫ vlerat perӫndimore tӫ Bashkimit Evropian. Situata po vlon nӫ Serbi ku opozita ӫshtӫ ngritur nӫ kӫmbӫ duke u rebeluar kundӫr pushtetit tӫ Vuqiqit i cili me vite ka instaluar diktaturë nӫ Serbi dhe i cili nӫ vazhdimësi i kërcënon Shtetet fqinjӫ duke pretenduar nӫ zgjerimin e territoreve pӫr Serbinӫ e madhe. I njӫjti kaos po ndodh nӫ Shtetin amӫ nӫ Republikӫn e Shqipӫrisӫ ku opozita ӫshtӫ përjashtuar nga Parlamenti dhe Institucionet e Shtetit nga Edi Rama.
Mjerisht nga ardhja e tij nӫ pushtet krimi i organizuar, korrupsioni, droga, kriminaliteti, prostitucioni, bandat dhe mafia po lulëzojnë duke e shkatërruar bërthamën e moralit tӫ njerëzve tӫ kӫtij vendi. Duhet theksuar se gjendja aspak e kënaqshme nuk qӫndron as nӫ Bosnjӫ dhe Hercegovinӫ nӫ Republikӫn e Malit tӫ Zi, nӫ Maqedoninӫ Veriore e besa besӫ rrymat tӫ ndryshme destruktive kanӫ filluar tӫ atakojnë edhe demokracinë nӫ Republikӫn e Kosovӫs. Asnjëherë mӫ parӫ Bota nuk ka qenӫ mӫ e varfӫr duke i munguar liderӫ, - President burrӫ shtetas qӫ do tӫ kishte autoritet apo ndikim pӫr ta ndryshuar gjendjen nӫ tӫ mirӫ tӫ njerӫzimit duke e ruajtur paqӫn. Se qfarӫ do tӫ sjell e nesërmja ӫshtӫ e panjohur. Por njerӫzimi ӫshtӫ i rrezikuar nga zgjerimi i luftrave dhe nga armӫt bërthamore.