jonë kuq e zi. Shumë mund të shpjegohet nga këto dy ngjyra. Ngjyra e kuqe që simbolizon gjakun tonë dhe të parëve të derdhur në këtë tokë, në Atdheun tonë për të mbrojtur këtë parajsë nga romak, turq dhe nomadet e Karpateve serbet. Ngjyra e zezë që simbolizon ditët e zeza për ata që erdhën me dhunë dhe tradhti edhe për neve që këto luftëra zgjatën kaq shumë dhe për këtë parajsë dhamë kaq shumë, prindër, djem dhe vajza. Nesër është dita e flamurit tonë Kombëtarë. Dita e Pavarësisë së shpallur dy herë. Një herë nga Gjergj Kastrioti;
Më 28 Nëntor 1443 në Krujë.
28 Nëntor 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali. Dardania po shpallë Pavarësinë pjesë ,pjesë, por jo më 28 Nëntor.
Më 2 Korrik në Prishtinë deputetet e Parlamentit të Kosovës shpallën Kosovën e Pavarur. Pavarësia njihet nga Parlamenti i Shqipërisë.
17. Shkurt 2008 Parlamenti i Republikës së Kosovës. Njihet nga mbi 100 shtete. Kjo datë sjell shumë kujtime, për sakrifica, vuajtje dhe krenari kombëtare.
Nëntori në mbrëmje ishte aktivitet i të rinjve patriot, që nuk frikoheshin dhe sakrifikonin më vendosjen e thirrjeve për popullin shqiptarë: Mos e festoni 29 Nëntorin ditën e copëtimit të tokave tona. Festoni 28 Nëntorin ditën e flamurit tonë! Duam të jemi të lirë! Rroftë Shqipëria! Rroftë flamuri jonë kombëtar! Këto ishin shprehje e vullnetit të ndaluar të shqiptarëve. Më datën 28 Nëntor milicia fillonte hulumtimin dhe burgosjen e të rinjve, nxënës, student dhe mësues të shkollave të mesme në terë viset shqiptare që kishin mbetur të okupuara nën Jugosllavi. Më 29 Nëntor ishte ditë e arrestimeve të këtyre nxënësve aktiv, ishte dhunë e pa përmbajtur nga organet e UDB ndaj këtyre të rinjve. Kishte edhe të vrarë në burgje; nxënës, student dhe mësues. Burgosjet ishin më burg të rënd dhe të gjatë. Leçitje nga lagje dhe fshatra, pasonin nga LKJ. Nuk zgjatnin shumë dhe harroheshin, ndërsa pas vitit 1981 këto leçitje ndërruan kahen. Zyrtarisht lëçiteshin familjes e përndjekura ndërsa realisht aktivistet e LKJ. Kjo tregonte se po ngrihej vetëdija kombëtare shqiptare. Lirimi i të burgosurve ishte festë në vete, jo vetëm për familjet por edhe për të afërmit që shkonin për të i vizituar dhe uruar mirë ardhje. Këto sakrifica nuk i përkulën shqiptarët, përkundër ata u kalitën dhe filluan ta kuptojnë lirinë edhe pse nuk e kishin shijuar kurrë. Një thënie ishte ngulitur në fjalorin shqip dhe përmendej për çdo ditë edhe më shumë.” Sa më shumë në burgje, liria është më afër” A ishte festë 28 Nëntori i këtyre viteve? Po në çdo festë ka edhe tragjedi edhe lumturi thoshin burrat. Festë sepse nuk arritën të pengonin shprehjen e vullnetit të shqiptarëve. Këto vite ishin më shumë vuajtje por vazhdimi i aktiviteteve kombëtare ishte triumf, ishte gëzim, shpresë dhe motiv për të vazhduar. Motiv që furnizohej nga së paku dy burime: Nga rezistenca e të burgosurve, rezistenca e tyre krenare me kokën lartë për veprat e tyre kombëtare. Nga nevoja që duhet të lirohemi një herë dhe përgjithmonë nga këto tragjedi të pa arsyeshme; që po na sillnin ardhacaket. Më këtë datë në këtë festë në këtë botë ka ardhur edhe heroi hostirk shqiptarë me famë botërore, Adem Jashari, i cili me sakrificën e tij familjare, i tregoj Botës se as për së vdekuri nuk çrrënjosemi nga ky truall. Lavdi! Kjo festë u festua edhe në vitin 1968 në Prishtinë dhe pati mjaftë të burgosur, pati edhe të vrarë dhe vazhdoj të festohet gjithmonë, pa llogaritur çmimin e lartë të sajë, i cili sa vije dhe ngrihej. Kjo nuk dobësonte por kalite gjeneratat e reja të edukuara dhe arsimuara mirë. Për liri këta trima, përveç lapsit rrokën edhe pushkën. Sot festojmë të lumtur, të lirë, pa tragjedi por ende kemi nevojë të çlirohemi nga gabimet tona, që kanë mbetur si plagë të qelbura nga e kaluara. Urime Festa e 28 Nëntorit gjithë shqiptarëve kudo që janë! Festofshim bashkë gjithmonë! Të bashkuar e të lumtur në një shtet dhe një komb, në të gjithë territorin e Atdheut tonë Parajsë! URIME!
27.11.2024 Vrellë