Shqipërisë i duhet një politikë e re si ajo e Donald Trump

Opinione

Shqipërisë i duhet një politikë e re si ajo e Donald Trump

Nga: Skënder Kapiti Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 16:54
Skënder Kapiti

Në Shqipëri dhe në Kosovë është domosdoshmëri jetike reforma në politikë, apo më sakt duhet bërë Veting-u në politikë. Kjo sepse tranzicioni në Shqipëri dhe politika në Kosovë  u kapën prej njërëzve me formësim,me përvojë dhe edukatë komuniste enveriste e titiste, dhe po kështu edhe sistemi i drejtësisë ishte dhe është ai  i ishprokurorëve dhe gjyqëtarëve të drejtësisë  së regjimit komunist.

Edhe mediat në demokracinë shqiptare  janë sevile të tejskajshme të politikës dhe  mercenare të pushtetit e të parasë. Në Shqipëri regjimi i lig , antihuman dhe antikombëtar i komunizmit u zëvendësua prej regjimit po të lig, zullumqar dhe antihuman,antisocial   të regjimit të korrupsionit.Tranzicioni në Shqipëri zëvëndësoi komunizmin: komunistët u konvertuan në demokratë dhe u bënë shtresa grabitqare e pasurive shtetërore dhe e grabitjes se tyre dhe të pasurive e trojeve të shqiptareve. Komunistët,ishspiunët e regjimit komunist dhe pinjollët e atij  regjimi komunist kapën demokracinë, shtetin, politikën,ekonominë dhe të gjitha partitë politike shqiptare. Dhe kjo është arëseja se përse  Shqipëria edhe në “demokraci” mbeti e fundit në Europë në zhvillim, qytetërim , mirëqënie e integrim dhe e para në korrupsion, krim, papunësi dhe eksod.

Elita politike shqiptare e paskomunizmit, është elitë që u poll nga Partia Komuniste dhe e cila  zgjidhet e votohet  prej 30 vitesh nga votuesi shqiptar.Kjo elitë politike  është  kalbur nga krimi, nga korrupsioni, nga papërgjegjshmëria publike dhe kombëtare, elitë e cila  ka braktisur qytetarin shqiptar, e ka lënë atë të varfër, të papunë, të papërfaqësuar , pra e ka harruar atë, dhe prandaj qytetari shqiptar duhet ta ndëshkojë politikën dhe këta politikanë duke i nxjerrë në pension, duhen dëbuar ata nga pushteti me votë të lirë, gjë që mjerisht shoqëria shqiptare nuk është në gjëndje që ta bëjë vetë, ashtu sikurse që as politika dhe as shoqëria shqiptare nuk ishin të aftë për ta bërë vetë as Reformën në Drejtësi pa rolin vendimtar të SHBA-ve.

Në Shqipëri nuk ka parti të djathtë të mirëfilltë,as patriotike e as kombëtare që ta ketë të parën Shqipërinë dhe interesin kombëtar.Prandaj duhet një e Djathtë e Re, si ajo e Donald Trump, të cilit ia urojmë fitoren e merituar si President i SHBA-ve, vëndit mik të madh të shqiptarëve. Historia e SHBA-së është histori demokracie, patriotizmi  dhe ndërgjegjsim e përpjekje e pandërprerë për lirinë. Dhe këtë duhet tashmë ta ketë mësuar  edhe politika europiane, se sa për politikën dhe për politikanët shqiptarë, Shqipëria prej fajit kryekëput të tyre akoma nuk ka realizuar as vlerat dhe as standartet demokratike dhe jo më t’i japin leksion demokracie qytetarit amerikan se si dhe për kë duhet të votojë ai.

Historia e SHBA-së dhe ajo e kombit amerikan është vetë demokracia  dhe liria mbi themelet e së cilës u krijuan edhe shteti edhe kombi i lirë  dhe i lavdishëm amerikan.  Historia e SHBA së është  demokraci dhe patriotizëm në funksion të lirisë; është ndërgjegjsim i pandërprerë dhe veprim i tillë po i pandërprerë për lirinë. Këtë nuk e di a e kanë kuptuar mirë akoma  në Europë përderisa  politikanë europianë  madje dhe kryeministra merren me preferenca politike dhe me paragjykime partiake dhe ideologjike për demokracinë dhe për zgjedhjet në SHBA. Demokracia amerikane gjithnjë përmirësohet dhe evoluon në ndryshim gjithnjë dhe për më mirë.

Ishte naivitet, papjekuri dhe papërgjegjshmëri shumë e madhe ajo se cfarë deklaronte Edi Rama  kryeministri  i Shqipërisë në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016 sipas tij se: zgjedhja e Trump-it për president të SHBA-së ishte kërcënim për Amerikën dhe pa dyshim  për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Nuk e di se si ka mundësi të shprehej kështu një kryeministër shteti, aq më shumë një kryeministër shqiptar, i popullit, i cili, SHBA-në e ka pasur dhe e ka aleatin më të madh strategjik dhe jetik. Moszgjedhjen e Trumpit si President të SHBA-së e dëshironin  politikanët shqiptarë, elita e prishur dhe e korruptuar  politike shqiptare në tërësi apo më sakt as e gjithë ajo. Së pari: kjo vjen nga injoranca e madhe e tyre në lidhje me atë se ata nuk dinë se cfarë është dhe si funksionon demokracia më e mirë në botë,demokracia amerikane, por më së shumti prej frikës dhe të hallit të tyre se mos do ndodh edhe në Shqipëri një lëvizje e tillë si zgjedhjet në SHBA , sipas shëmbullit të saj, që edhe “elitarëve”  të politikës shqiptare, elitarëve injorantë dhe të korruptuar madje edhe të kriminalizuar  të politikës shqiptare  t’u  shkundet dhe të dëbohen me votë të lirë nga kolltuku i privilegjit të politikanit e pushtetarit të përjetshëm.

Elita politike shqiptare e paskomunizmit, është elitë që u poll nga Partia Komuniste, është elitë  e kalbur nga krimi, nga korrupsioni, nga papërgjegjshmëria publike dhe kombëtare, elitë e cila  ka braktisur qytetarin shqiptar, e ka lënë atë të varfër, të papunë, të papërfaqësuar , pra e ka harruar atë, dhe prandaj qytetari shqiptar duhet ta ndëshkojë politikën dhe këta politikanë duke i nxjerrë në pension, duhen dëbuar ata nga pushteti me votë të lirë, por së pari duhet që  të demokratizohen partitë politike; antarësia e tyre të clirohet nga fanatizmi dhe militantizmi i verbër  si dhe nga mercenarizmi,  dhe e njëjta gjë vlen edhe për shoqërinë civile e cila karakterizohet edhe ajo nga kjo gjëndje e korruptuar dhe e manipuluar, pra edhe ajo nuk është  dhe aspak më mirë. Por më e besueshme dhe si më e duhura  do të ishte një lëvizje e re politike e pastër dhe jo e ndotur prej individësh të dështuar politik të partive të tjera  që të jenë ata “themeluesit” e që më pastaj kjo lëvizje të shndërrohet në një parti setelitore e ndonjë partie tjetër aktuale “të madhe” dhe prej saj të përfitojë vetëm lidershipi dhe interesi i tij. Këtë e ka treguar realiteti paskomunist shqiptar ku politika paskomuniste e pluralizmit vetëm sa prodhoi derivate nga ish-PPSH.

Lëvizje e tillë serioze dhe e besueshme sot është shumë e vështirë që të dalë nga ky realitet shumë i rëndë politik i korruptuar, i kriminalizar, i familiarizuar, dhe tejet i përcarë me tepër parti, partiza dhe shoqata tërësisht edhe ato servile të politikës si dhe nga mediat e pista, të korruptuara dhe të shitura si mercenare te politika dhe të paraja e te bizneset e saj,por edhe  te paraja e huaj.

Por ndryshimi pashmangshmërisht do të vijë tani pas fitores së Donald Trump në SHBA  FITORE TË CILËM PO IA UROJMË,dhe me shpresën që edhe në Shqipëri do vijë më në fund  ndryshimi.Në Shqipëri nuk ka një politikë dhe as parti të vërtetë të djathtë, dhe le të shërbejë  modeli i Donald Trump që edhe në Shqipëri të krijohet një e Djathtë e Re e Vërtetë, konservatore e republikane  si Republikania amerikane. 

Ne shqiptarët, sidomos politika jonë duhet të ketë shumë kujdes, pavarësisht preferencave dhe simpatinve tona elektorale, pasi zgjedhjet në SHBA, se kush humb dhe kush fiton ato  i përcakton vullneti i popullit amerikan, dhe politika amerikane është gjithmonë e qëndrueshme dhe nuk pëson lëkundje e ndryshime drastike në strategjinë e saj as në marrëdhëniet ndërkombëtare. Politika demokratike dhe patriotike amerikane është politikë jo përmbysëse dhe as mohim e asaj cfarë ka realizuar paraardhësja politike; por Demokracia në SHBA është demokraci në evolucion ndryshimi  te pandërprerë reformash që  përmirësojnë për në të mirë  dhe në dobi të atdheut dhe të kombit amerikan; demokraci e cila shëmbullon dhe kontribuon shumë për zhvillimin e demokracisë globale; në garantimin, sigurinë  dhe ruajtjen e paqes globale e cila kërcënohet prej regjimeve autoritariste  e diktatoriale që prodhojnë varfëri, papunësi, eksod dhe destabilitet si dhe prej shovinizmave, konflikteve, luftrave  dhe terrorizmit qofshin ato civile, lokale dhe rajonale të cilat përbëjnë kërcënim për paqen globale.  Por të vazhdojmë të argumentojmë atë se fitorja e Trump është vazhdimësi e një procesi evolucionist i demokracisë, patriotizmit  dhe i lirisë pasi:

1-Zgjedhjet presidenciale të ShBA-së treguan nevelin, kulturën dhe  pjekurinë e lartë demokratike të popullit amerikan, si një shoqëri e lirë,  jo apatike dhe si një diversitet në Lëvizje të përhershme progresiste.

2- Fitorja e dytë  e Donald Trump si president i SHBA-së  tregoi atë: se si funksionon dhe se si realizohet liria themelore e njeriut në epokën moderne, ajo e  lirisë politike. Pra, e drejta politike në SHBA nuk është privilegj vetëm për politikanët e karrierës, as e drejtë privilegji dinastie dhe trashëgimie, por si e drejtë e cdo qytetari i cili  e ka të garanuar lirinë dhe të drejtën politike për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, edhe  President madje; mundësi që demokracia amerikane  i mundëson dhe  i lejon individit të lirë për të arritur dhe zhvilluar talentin dhe potencialin e tij  si në politikë ashtu dhe në cdo fushë tjetër.

3-Rasti i fitores së dytë tani në Nëntor 2024 të Z.Trump konfirmoi specifikën demokratike amerikane; atë të  guximit dhe të këmbëguljes për të sfiduar dhe përballuar cdo pengesë e vështirësi për të realizuar qytetari i lirë amerikan: ambicien, talentin, dhuntinë, personalitetin dhe dinjitetin e tij. Këtë e tregoi dhe kandidati republikan,Trump, i cili triumfoi përsëri.

4-Por ama, Trump fitoi se kishte me vete votuesit amerikan të irrituar dhe të pakënaqur nga elita politike, e cila i kishte zhgënjyer ata, pasi votuesi dhe shoqëria amerikane pret ndryshimin dhe përmirësimin dhe atyre ajo ua beson pushtetin. Demokracia amerikane nuk funksionon vetëm si politikë dhe ideologji, por më së shumti si prakticitet, si veprim që matet me rezultate konkretë, duke peshuar mirë ato cfarë ajo premton me ato se cfarë realisht realizon. Demokracia e vërtetë është ligji moral i saj, dhe ligji moral i demokracisë janë premtimet. Tani, para Presidentit Trump qëndron vështirësia më e madhe, përballja e tij me premtimet e bëra në fushatë.

Dhe unë, s i uroj atij suksese në drejtimin e e SHBA-së, për atë që ai ka premtuar për ripërtëritjen, për bashkimin dhe forcimin e kombit, për mirëqënien dhe për sigurinë e kombit amerikan. Një Amerikë e fortë është garanci dhe siguri e madhe edhe për paqen globale,  dhe ajo që na intereson Ne Shqiptarëve më shumë se të tjerëve është kjo: se një Amerikë e fortë është në dobinë tonë kombëtare pasi SHBA është aleati ynë strategjik dhe jetik.

 “Ne Shqiptarët, tani jemi më të vetëdijshëm se kurrë, se aleati ynë strategjik janë SHBA, por duhet gjithnjë që të jemi vigjilent dhe të bëjmë kujdes se fqinjët tanë zor se mund të heqin dorë nga antishqiptarizmi dhe shovinizmi, dhe ata do të përpiqen  që të intrigojnë, të diversionojnë për të na vënë gur në rrota për të na prishur e sabotuar miqësinë tonë me SHBA-në. Të kemi kujdes e të vëzhgojmë politikën dhe politikanët tanë të mbrapshtë, “tolerantë” me fqinjët, të pabesë me popullin e vet dhe të pasinqertë, hipokritë e mosmirënjohës ndaj miqve të vërtetë,…”. (Nga kapitulli: “SHBA-ALEATI YNË I MADH STRATEGJIK” i Librit tim “TRIUMFI I KOMBIT”,  botuar në viti 2012, Prishtinë.)

Mos të harrojmë atë se cfarë deklaronte  Trump se: “Amerika do të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë ata, që dëshirojnë ta kenë mirë me Amerikën”. Dhe ne shqiptarët si populli më pro amerikan në botë, ne jemi të parët që dëshirojmë ta kemi mirë me Amerikën gjithmonë, sepse për kombin shqiptar,  Amerika është aleati dhe miku më i madh, dhe këtë aleancë na e ka ofruar vetë SHBA me kontributin e saj historik, politik, diplomatik, humanitar dhe ushtarak  vendimtar në mbrojtje të Shqipërisë, të Kosovës, të shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Preshevës si  prej Presidentëve  Republikanëve ashtu edhe prej atyre Demokratëve të SHBA-së.  Urime, Z. President, DONALD TRUMP !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat