Ngjarja e ditëve të fundit ku një djalë 14 vjeçar u plagos rëndë me thikë dhe për fat të keq nuk u mbijetoi plagëve me thikë që mori nga bashkëmoshatari i tij , prëveç difekteve të mëdha që nxorri si në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë në institucionet shkollore 9 vjeçare por dhe atyre të mesme madje dhe të larta, përveç difekteve të mëdha të mos funksionimit cilësor të psikologëve të shkollave, doli në pah edhe një difekt i madh për të cilin kam shkruar edhe në të shkuarën por është nënvlerësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe dikasteret e tjera mjekësore.
Pak Histori.
Me ndarjen e Spitaleve në Spitale Universitare terciare, në Spitale rajonale (dytësore), si dhe në spitale të vogla ( të rretheve), Spitalet Terciare që u qëuajtën edhe Qëndra Spitalore Universitare sepse aty ishin dhe Pedagogët e Fakultetit të Mjekësisë (sot Universiteti Mjekësor) i kanë të gjitha specialitetet mjekësore dhe të gjitha llojet e laboratorëve mjekësore, përfshi edhe traumën dhe Maternitetin (Spitalin Obstetrik&Gjinekologjik). Nëse Spitalin Obstetrik Gjinekologjik për arsye mungese vëndi dhe për arsye tradicionale ka qënë veçmas Spitalit të Përgjithshëm, Specialitetet e tjera janë të gjitha brënda Qëndrës Spitalore Universitare Tiranë `Nënë Tereza` ose `QSU Tiranë Nënë Tereza`. Në vitin 1994, me idenë që Specialiteti i Traumës të bëhej veçan një si lloj Qëndra e Traumës (Trauma Center), u vendos nga Ministria e Shëndetësisë që të Pavioni 4 i Spitalit Nr.2 Kirurgjikal të çvendosej tek Spitali Ushtarak. Kështu që të gjitha traumat Muskulo-Skeletike por edhe ato Neuro-kirurgjikale dhe Kardio-Torakale, dhe Abdominale te kalonin e të mjekoheshin aty. Megjithë kundërshtimin tim ose të ndonjë tjetri u vendos ajo që tha bindshëm idea e Prof. Panajot Bogës. Në pamje të parë dukej mirë, por Problemet u çfaqën menjëherë ose disa kohë më pas, sidomos tek Emergjencat Traumatike të të gjitha llojeve, kur pacientët megjithse shkonin tek Sitali Civil (sot QSUT) dërgoheshin tek Spitali i Traumës (ish Spitali Ushtarak) i cili megjithse emrin e Kishte të madh -Spitali i Traumës nga ana cilësore nuk mund të ishte Qëndër Spitalore Universitare, pra nuk e kishte cilësinë e duhur mjekësore. Me kalimin e viteve dhe sot, sigurisht shkuan shumë mjekë dhe profesorë të nderuar që kryenin operacione të vështira por edhe Reanimatorë të zot.
Kishte pacientë të Emergjencës NeuroKirurgjikale apo Kardio-Torakale që nuk përfitonin nga mjekët e QSUT të Kardio-Kirurgjisë dhe të Neurokirurgjisë sepse këta pacientë duhej të shkonin jo tek pavioni i Neuro-kirurgjisë dhe as tek Kardio-Kirurgjia e QSUT Nënë Tereza por mjekët duheshin thirrur që të vinin aty në Qëndrën e Traumës madje dhe Reanimatorë nga QSUT Nënë Tereza për të shkuar në Qëndrën e Traumës ëpër të dhënë një ndihmë më të specializuar?! Pas viteve 2000 u krijuan përveç Qëndrës Spitalore Universitare `Nënë Tereza` , edhe ``Spitali Universitar Shefqet Ndroqi``, si dhe u ngrit në rang Universitar edhe ``Spitali Universitar i Traumës`` por edhe një spital tjetër universitar: ``Spitali Ushtarak Qendror Universitar`` ku në territorin e tij publik është ngritur edhe një spital privat `amerikan`(?!).
Deri në vitin 1994 Emergjencat mjekësore polivalente përfshi traumën e përballonte Qëndra Spitalore Universitare në Tiranë në një kohë kur popullsia e Tiranëspa rrethinat ishte 180.000 banorë.
-ii-
Ku janë difektet dhe gabimet e Ministrisë së Shëndetësisë që i kushtojnë shëndetit të popullit, pacientëve dhe emergjencave mjekësore qoftë ato traumatike , qoftë ato mjekësore?
Gabimi madje dhe faji kryesor është i Ministrisë së Shëndetësisë e cila është drejtuar dhe drejtohet nga drejtues jo- mjekë dhe sit ë tillë ata kanë rënë pre dhe bien pre e sugjerimeve për përfitime individuale madje edhe të dia mjekëve të njohur të cilët e kanë çuar Sistemin Mjekësor Publik Spitalor në qorrsokak përsa i përket Manaxhimit spitalor por më e rëndësishmja është keq manaxhimi i Emergjencave mjekësore të cilat sot vijnë jo vetëm nga Tirana që me gjithë rrethinat ka 1 milion banorë të rregullt (dhe të parregullt), por edhe nga e gjithë Shqipëria.
Ku qëndrojnë këto gabime dhe gafa në strukturën dhe manaxhimin mjekësor të Spitaleve Publike?
-Të quash Spital Universitar Mjekësor dhe të mos presësh të gjitha llojet e Emergjencave Mjekësore tregon që nuk e njeh Sistemin Mjekësor Ndërkombëtar. Teorikisht të katër Spitalet Universitare duhej të prisinin Emergjinca të çdo lloji (përveç rastit të emergjencave Obstetriko-gjinekologjike të cilat i kemi në spitale të veçanta sot). Prakikisht Urgjencat Traumatike të mësipërme i pret ekskluzivisht Spitali Universitar i Traumës, por po të njëjtat Emergjenca duhej ti priste teorikishr dhe praktikisht edhe QSUT `Nënë Tereza` e cila është privuar nga pritja sepse nuk ka pavion Ortopedi&Trauma, pornuk pret urgjenca traumatike as pavioni i Kardio-Kirugjisë dhe as pavioni i Neuro-Kirurgjisë i cili egziston por i dërgon tek Spitali i Traumës. Merreni me mënd që një pacient si ky rasti fatkeq që pati një plagë të rëndë në toraks po nuk u operua në QSU- por u vonua me minuta të tëra në trafikun e rëndë të Tiranës për të shkuar në Spitalin e Traumës. Rezultati ? ai mund edhe të kishte jetuar nëse do të shkonte nga Shkolla Fan Noli në QSUT tek Kardio-Kirugjia. Po kështu edhe Spitali Universitar Shefet Ndroqi nuk mund ta meritojë emrin Universitar (megjithëse ka mjekë të nderuar), pikërisht sepse nuk pret urgjenca të çdo lloji.
-Pra Sistemi Spitalor Publik Universitar në fakt teorikisht nuk mund të jetë `Universitar` për asnjë nga spitalet terciare që ka Tiranë sepse të jesh i tillë duhet të kesh këto kritere:
-Të kesh të gjitha Specialitetet Mjekësore
-Të kesh të gjitha llojet e Laboratorëve mjekësore për të gjitha llojet e Sëmundjeve
-Të pranosh të gjitha Emergjencat mjekësore që të paraqiten
-Të ketë vënd për tu ulur Helikopteri i Urgjencës
-Të kesh pedagogë me tituj të kategorisë Profesor dhe Doktor
- Të kesh një Bord drejtues mjekeësor dhe jo një drejtor politik (?!)
- Të kesh Protokolle të zbatueshme Mjekesore të Emergjencës dhe të Specialiteteteve
-Të kesh Kode të caktuara për rastet e ndryshme Mjekësore
- Të kesh manaxhim mjekësor të drejtuar nga specialistë mjekësore me përvojë
-Të kesh të gjitha llojet e Medikamenteve hospitaliere në Farmacitë e Spitaleve
-Të kesh Disiplinën mjekësore profesionale të drejtuar nga Specialistë mjekësorë
-Të ketë mundësinë e praktikave mjekësore nga studentët universitarë dhe post universitarë
- Të mundësojë konkurencën mjekësore midis spitaleve terciare midis tyre dhe spitaleve rajonalë për shërbime cilësore
-Të mundësojë shërbimin e kujdesit pas-spitalor (pasi pacienti del nga Spitali)
Asnjëra nga këto Spitale të quajtura universitare të Tiranës nuk i plotëson kushtet dhe kjo për faj të politikave sipërfaqësore të Ministrisë të Shëndetësisë e cila nuk ka staf professional, dhe kjo vihet re tek Këshilltarët që kanë qënë dhe janë edhe sot e kësaj dite në këtë Ministri.
Së fundmi mund të them se vetëm një reformë e thellë në Sistemin Publik Spitalor mund të zgjidhë këtë anarki në Spitalet Publike Terciare dhe Rajonale në dëm të kujdesit ndaj Pacientit dhe ndaj viktimave në aksidente.