28 apo 29 nëntori dita e çlirimit, lufta çlirimtare ishte tjetër gjë dhe tjetër gjë ishte diktatura komuniste

Opinione

28 apo 29 nëntori dita e çlirimit, lufta çlirimtare ishte tjetër gjë dhe tjetër gjë ishte diktatura komuniste

Nga: Skender Kapiti Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 11:20
Autori Skender Kapiti

Komunistët dhe “intelektualët” komunistë të Shqipërisë për 50 vite edhe historinë e kanë shkruar dhe vlerësuar nën këndvështrimin komunist, edhe historinë e kanë shkruar dhe “ndrequr” politikisht sipas interesit ideologjiko-politik të tyre , ata kanë shpallur heronj komunistë shqiptarë dhe internacionalistët sllavë dhe si tradhtarë i shpallën, vranë, përndoqën dhe persekutuan nacionalistët e patriotët shqiptarë.

Tjetër gjë është Lufta Antifashiste dhe tjetër gjë është diktatura komuniste që u instalua pas Çlirimit të Shqipërisë. Shqiptarët luftuan për liri dhe jo për diktaturën komuniste. Lufta partizane ishte luftë për çlirimin e atdheut dhe të rifitimit të pavarësisë dhe jo luftë për vendosjen e sistemit kriminal diktatorial të komunizmit që ndodhi më vonë, pra që rezultoi si luftë e egër për pushtet. Komunistët pas çlirimit e zëvendësuan dhe manipuluan me luftën çlirimtare dhe vijuan me revolucionin socialist e proletar që bëri të mundur instalimin e diktaturës komuniste të proletariatit. Prandaj komunistëve dhe komandantit të tyre Enver Hoxha u duhej një datë tjetër për çlirimin dhe jo ajo e 28 Nëntorit e cila është edhe Dita e Pavarësisë dhe e Ismail Qemalit.

Por e vërteta e deklaruar dhe njohur si Ditë e Çlirimit është 28 Nëntori 1944. Kështu flasin dokumentet, dëshmitarët dhe madje edhe vetë udhëheqësi i PKSH, komandanti partizan. Kjo ditë është njohur si dita e çlirimit, pra 28 Nëntori 1944 ku në Tiranë po atë ditë është bërë dhe parada e çlirimit e partizanëve me aleatët. Dhe ky ishte një rast i veçantë, sepse kjo ditë përkonte edhe me ditën dhe festën e pavarësisë.

PRA ME 28 NËNTOR NË KËTË DITË NDEROHESHIN TË DYJA KËTO FESTA POR EDHE TË GJITHË DËSHMORËT DHE HERONJT E ATDHEUT TË ÇDO KOHE.

Mirëpo këtë Ditë e ndryshuan pas një viti komunistët sepse ata donin të festonin Ditën e Çlirimit si festë të triumfit të revolucionit socialist e proletar si ngjarjen më të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare, sic festonin rusët ditën e revolucionit socialist të Tetorit, si edhe për faktin tjetër të atij se 29 Nëntori i vitit 1943 u vendos nga Partia Komuniste Jugosllave si dita e Federatës së Jugosllavisë, kur edhe dihen marrëdhëniet vëllazërore komuniste të komunistëve të Shqipërisë me ata të Jugosllavisë së Titos, pasi Jugosllavia synonte për gllabërimin edhe të Shqipërisë. Komunistët e ndryshuan datën e çlirimit sepse ata e ndjenin se nëse festohej Pavarësia dhe Çlirimi në një ditë, ata e dinin se venitej Partia Komuniste Shqiptare që kishte qenë në krye të asaj lufte, sepse shqiptarët krenohen , nderojnë dhe njohin si festën më të madhe kombëtare 28 Nëntorin 1912, ata të shpalljes së Pavarësisë.

Komunistëve dhe komandantit të tyre Enver Hoxha u duhej një datë tjetër për çlirimin dhe jo ajo e 28 Nëntorit e cila është Dita e Pavarësisë dhe e Ismail Qemalit

Nëse historianët dhe socialistët e pinjollët nostalgjikë të komunizmit nuk bien dakord që ta pranojnë 28 Nëntorin si Ditë e Çlirimit atëherë të vendoset si Ditë e Çlirimit, 17 Nëntori, dita e çlirimit të Tiranës.

Socialistë dhe historianë jopolitikë nderoni dhe njihni 28 Nëntorin si Ditë Çlirimi nga fashizmi se ajo është e vërteta, pasi kjo datë si ditë çlirimi u festua edhe me 28 Nëntor 1944 edhe nga vetë çlirimtarët , dhe jo 29 Nëntorin që e vendosën më vonë komunistët për motive politike, ideologjike, proletare, komuniste. Lufta partizane në Shqipëri ishte luftë çlirimtare ose të paktën si e tillë filloi dhe se partizanët morën armët për liri dhe jo për komunizmin, dhe ajo luftë ishte e drejtë dhe në anën e duhur të historisë, luftë në aleancën anglo-sovjeto-amerikane, pra të kësaj aleance “demokratiko-komuniste” kundër nazifashizmit. Pra, aleatë në atë luftë kundër fashizmit ishin vendet demokratike perëndimore me Bashkimin komunist sovjetik.

Luftën partizane të vendeve të pushtuara nga nazi-fashistët e mbështetën edhe SHBA dhe Britania e Madhe. Kjo është e vërtetë e pamohueshme.

Mirëpo komunistët dhe “intelektualët” komunistë edhe historinë e kanë shkruar dhe vlerësuar nën këndvështrimin komunist, edhe historinë e kanë shkruar dhe “ndrequr” politikisht sipas interesit ideologjiko-politik të tyre , ata kanë shpallur heronj komunistë shqiptarë dhe internacionalistët sllavë dhe si tradhtarë nacionalistët e patriotët shqiptarë.

Tjetër gjë është lufta nacionalçlirimtare dhe tjetër gë është diktatura komuniste. Ishte e pashmangshme që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore që në pushtet të vinin forcat luftarake që luftuan kundër fashizmit.

Deri këtu dakord.

Por e keqja erdhi pasi në vendet e Evropës Lindore dhe në Shqipëri pas çlirimit u instaluan diktaturat komuniste.

Komunistët edhe “intelektualët” komunistë edhe historinë e kanë shkruar dhe vlerësuar nën këndvështrimin komunist.

Socialistë dhe historianë shqiptarë mos mbartni akoma ideologjizmat dhe falsifikimet historike të komunizmit por tashmë duhet pranuar e vërteta historike.

Nëse pretendoni se jeni ndarë nga komunizmi respektoni sakrificat dhe luftën çlirimtare partizane për liri e cila është tjetër gjë si luftë për çlirim kombëtar, është vlerë historiko-kombëtare e pamohueshme.

Çdo luftë për liri dhe çlirim është vlerë kombëtare dhe ajo duhet të respektohet, festohet dhe të nderohet. Dita e Çlirimit e Shqipërisë si dita e largimit i ushtrisë naziste duhet festuar 28 Nëntori dhe jo 29 Nëntori pasi kjo ditë, pra 28 u festua si ditë e çlirimit, por më pastaj udhëheqja e politike e Partisë Komuniste e ndryshuan atë dhe vendosën 29 Nëntorin. Dhe këtë date, si ditë e çlirimit u festua në diktaturën e komunizmit ku më shumë oshëtinte e dëgjohej nëpër tribuna, takime, aktivitete e parada internacionalja socialiste se sa Himni Kombëtar Shqiptar

ENVER HOXHA DHE PARTIA KOMUNISTE E SHFRYTËZUAN LUFTËN DHE SAKRIFICAT PARTIZANE DHE INSTALUAN DIKTATURËN E URRYER KOMUNISTE.

Me ardhjen e demokracisë dhe me rënien e komunizmit , kjo datë u ndryshua dhe u rivendos përsëri 28 Nëntori si ditë e çlirimit. Këtë nuk e pranuan socialistët dhe shumica e veteranëve të Luftës nacional-çlirimtare, me pretekstin sikur mohohej Lufta.

Jo, përkundrazi data 28 Nëntor si ditë e çlirimit e vlerëson jashtë mase Luftën Çlirimtare. Sepse nuk po mohohej lufta partizane, por po vlerësohej ajo gjithë shqiptarisht duke respektuar e nderuar faktin se lufta çlirimtare identifikohej me atë partizane-çlirimtare, duke e njohur si datë të çlirimit pikërisht meritën se për atë ditë luftuan dhe liria erdhi nga lufta partizane.

Këtë datë duhej ta kishin pranuar të gjithë shqiptarët, sepse anulimi nga socialistët i 28 Nëntorit dhe heshtja intelektuale e historianëve dhe akademikëve i vendos ata në një plan me ata të cilët e anuluan 28 Nëntorin si festë pasi ajo u festua kur ajo u festua si ditë çlirimi me 28 Nëntor vitin 1944.

Nryshimi i ditës së çlirimit nuk u bë nga çlirimtarët por u bë nga komunistët, sepse ashtu deshi Partia Komuniste, interesi i saj politik, që vendosi më pastaj diktaturën dhe regjimin komunist.

Ndryshimi i kësaj date nga komunistët u bë edhe për faktin se revolucioni komunist , e reja internacionaliste donte që edhe tërë historinë kombëtare shqiptare të komunistifikonte. Nuk donin komunistët që Ditën e Çlirimit ta festonin në një ditë me atë të Shpalljes së Pavarësisë, sepse komunistët donin që historia të mësohej sikur ajo fillon me çlirimin dhe me triumfin e komunizmit.

Komunistët nuk donin 28 Nëntorin si ditë çlirimi sepse ata e dinin se në këtë datë shqiptarët kudo, jo vetëm në Shqipëri por edhe në trojet jashtë saj dhe në diasporë e kudo do festonin 28 Nëntorin e Pavarësisë si ngjarjen më të madhe kombëtare të shqiptarëve, dhe komunistët e dinin këtë fakt, dhe kjo do ta eklipsonte dhe zhvlerësonte revolucionin komunist të diktaturës që komunistët vendosën pas çlirimit të Shqipërisë.

Vendosja nga komunistët e 29 Nëntorit si ditë e çlirimit i koresapondon me ditën e formimit të federatës së ish Jugosllavisë që është 29 Nëntori i vitit 1943. Pra, kjo duket sikur është një ditë çlirimi e vendosur edhe si shprehje e respektit të komunistëve shqiptarë dhe diktatorit ndaj bashkim-vëllazërimit me jugosllavët dhe si mirënjohje për Partinë Komuniste Jugosllave për ndihmën e saj për formimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Edhe sikur ta zëmë se Shqipëria u çlirua me 29 Nëntor, “filozofët” komunistë injorantë duhet të ishin menduar mirë që të mos e vendosnin politikisht 29 Nëntorin si ditë të çlirimit por ta linin 28 Nëntorin e Pavarësisë ose ditën e çlirimit të Tiranës.

Është në nder dhe në respekt të luftës çlirimtare që të festohet 28 Nëntori 1944 si ditë e çlirimit, Kjo për faktin se 28 Nëntori i vitit 1944, kjo është edhe e vwrteta pasi edhe Enver Hoxha ka deklaruar se :

“Në çdo 28 Nëntor është derdhur gjak i bijve heroikë që përlesheshin me bajonetat e okupatorit e të tradhtareve. Dita e flamurit u bë dita dy herë e shenjtë, dita e çlirimit dhe e bashkimit të popullit shqiptar”. (Siç – Enver Hoxha – Nga fjala e mbajtur në Tiranë ditën e 28 Nëntorit 1944).

Pra si ditë e çlirimit duhet të merret ajo e vërteta, dhe ajo e cila do ishte më e pranueshmja nga të gjithë shqiptarët që është 28 NËNTORI I VITIT 1944. Nuk kishte pse kur erdhën socialist në pushtet , nuk duhej që ata ta rikthenin si ditë çlirimi 29 Nëntorin . Kjo për faktin se edhe ata të cilët nuk janë dakord me 29 Nëntorin , ata meqenëse e njohin me të drejtë 28 Nëntorin si Ditë të Çlirimit, ata po e pranojnë dhe po e respektojnë luftën çlirimtare si meritore të çlirimit. Si dhe tjetra meqenëse 28 Nëntori është edhe dita e pavarësisë së vitit 1912,, 28 nëntori i dytë i vitit 1944 është Dita e Çlirimit ,pra edhe e rifitimit të Pavarësisë nga pushtuesit nazifashistë.

Çdo shtet dhe komb do ta kishte festuar dhe do ndjehej i mrekulluar që në një ditë të kishte edhe festën kombëtare të pavarësisë , edhe atë të çlirimit. Vendosja e ditës së çlirimit e datës 29 Nëntor u bë nga komunistët, pasi ata e ndjeni se festimi i të dy festave në një ditë atyre nuk do u pëlqente ,pasi komunistët më të rëndësishëm kanë ideologjinë dhe revolucionin komunist se sa 28 Nëntorin e vitit 1912.Shqiptarët kudo që janë do festonin për Pavarësinë kombëtare si ngjarjen më madhore në historinë tonë kombëtare, ashtu sikurse që është festuar gjithmonë. Komunistët synonin që si festa më e madhe të ishte triumfi i revolucionit proletar, e ngadhënjimit te revolucionit marksist-leninist, e ideologjisë antinacionaliste dhe prandaj edhe e ndryshuan datën e çlirimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat