"...Shqipëria ka ambasador në Prishtinë, por nuk ambasador në Vlorë, përderisa thu kombëtarja e Kosovës, përderisa ka teatër kombëtar, biblioteke kombëtare në Prishtinë vetëm një debil mund të thotë që s’ka komb kosovar, se këto kundërshtojnë më njëra tjetrën....” Nexhemdin Spahiu
Janë dy Kore dhe një komb, por Korea e dytë nuk e ka një emër sllav. Si Kosova. Vendi ku jeton Spahiu quhet Dardani.
Kishte dy Gjermani me biblioteka kombëtare, me skuadrën kombëtare, me teatro etj., por vetëm një komb gjerman.
Ka shumë shtete arabe, me shumë biblioteka kombëtare e teatro, por vetëm një debil mund t'i konsideroji kombe të ndryshme.
Kombi Kosovar është dëshirë serbe, jo shqiptare...
Një shqiptar jo debil nuk do të pranonte kurrë t'i vulosej në lule të ballit kombi kosovar me një fjalë me origjinë serbe...
Prandaj nuk do të ketë kurrë komb kosovar. Nëse do të ketë shteti një ditë sovranitet të plotë, do të quhet Dardani, ose do t'i kthehet Shqipërisë. Aty ku duhet.
Aty ku ia ka caktuar vendin zoti ose ose evolucioni...
Nëse krijohet kombi kosovar, atëherë hero nacional do ta kenë Millosheviqin...