Aktet terroriste dhe kriminale serbe në Kosovë, në Banjskë të Zveçanit, dhe tani me shpërthimin e kanalit Ibër-Lepenc, nuk mund ti quanim akte të fundit terroriste dhe kriminale serbe, por po shihet qartë se bandat kriminale të Vuçiqit dhe Serbisë gjenocidiale nuk do të ndalen asnjëherë në Kosovë, nëse nuk do e merr dënimin e merituar baza dhe burimi i këtyre akteve, që rrënjët i kanë thellë, jo vetëm në mentalitetin dhe urrejtjen patologjike të këtij populli, por janë gjeneratorët e saj që prodhon pa ndërprerë ASHA e Serbisë, në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Serbe.
Prandaj pa u ndëshku Serbia, për luftat e përgjakshme dhe masakrat e shumta, që qojnë në gjenocid ndaj popujve jo serb, si ndaj boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve, ku vetëm brenda një dite në luftën në Bosnje dhe Hercegovinë, në vitn 1992-1995, ushtria dhe paramilitarët serb, me udhëheqjen e gjeneralit kriminel serb Ratko Mlladiç, masakroi mbi 8mijë njerëz të pa fajshëm të kombit boshnjak në Srebrenicë, para syve të botës.
Një luftë dhe tragjedi e tillë nuk ishte e rastësishme, por ishte e planifikuar mirë nga politika e Serbisë, në krye me Millosheviqin, e cila luftë me një bilanc të përgjithshëm dhe aq tragjik muar jetërat e mbi 100 mijë viktimave, ndërsa gjenocidin e kësaj lufte mbi këtë popullatë të Srebrenicës, Serbia e sotme në krye me Vuçiqin, e mohojnë si një gjenocid, duke i quajtur këto viktima edhe si viktima të trilluara të popullit boshnjak.
Serbia pas shpërbërjes së Jugosllavisë, muar hov dhe shpërtheu me nacionalizmin e vet serb në krye me Millosheviqin, duke sulmuar së pari Slloveninë, por për fat, sllovenët ishin të organizuar mirë dhe të vendosur në çdo aspekt e përzunë ushtrinë dhe forcat serbe nga Sllovenia, brenda dhjetë ditëve, me çrast ky vend nuk kishte më shumë se dhjetëra viktima.
Dhe tani radhën e kishte Kroacia, ku vetëm në qytetin e Vukovarit, e pësoi më së shumti nga kjo luftë e përgjakshme dhe tragjike, duke u shdërruar në një vend tmeri, ku humbën jetën dhe u masakruan mbi 3600 viktima, siq thuhet ky vend u bë edhe si kryeqendra e përgjakjes së shtetit jugosllaven.
Pse Serbia e Millosheviqit, e kishte lënë Kosovën, si të fundit, sepse këtu e kishte tërë mëllefin dhe urrejtjen e akumuluar, që ndaj shqiptarëve të kryej edhe zhdukjen e tyre, që e kishte planifikuar shekuj me radhë, që këtë popull ta shlyej dhe ta zhduk nga sipërfaqja tokës së Dardanisë, dhe t’a populloj me ardhacakë serb nga viset e ndryshme të Serbisë.
Serbia fashiste gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkatërroj dhe dogji gjithçka që është pronë e këtij populli, shkakëtoj në gjithë vendin më shumë se 400 masakra të rënda ndaj këtij njerëzimi, me mbi 15 mijë viktima të pa fajshme, në mesin e tyre edhe 1434 fëmijë, prej të cilëve edhe në gjirin e nënave të veta, poashur duke maltertuar dhe përdhunuar mbi 20 mijë gra edhe vajza të mitura në mesin e këtij populli.
Dhe për gjitha këto të bëma dhe luftëra të përgjakshme që shkakëtoi regjimi i Serbisë me kriminelët e saj, ndaj popujve jo serb, as çereku i kriminelëve të tyre nuk janë ndëshkuar apo janë dënuar nga Gjykatat Ndërkombëtare dhe ato serbe, por shumica e tyre janë të lirë dhe shetisin botën pa u penguar fare, ndërsa një pjesë e madhe e këtyre krimineleve janë në vende udhëheqëse dhe kyçe nëpër Institucionet e Serbisë, të cilët i ka rehabilituar krimineli Aleksandër Vuçiq.
Dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj historie makabre të Serbisë, edhe e sotmja e saj me politikat e njëjta të regjimit të vjetër i kontribuon të njëjtës linie, sikur ajo e ofertës ruse, duke u poziocionuar në anën e Rusisë fashiste, e cila pretendon ta okupojë dhe nënshtrojë Ukrainën, si një vend demokratik dhe i pa varur, me çrast gjitha vendet demokratike të botës janë kundër këtij agresioni që po shkakëton gjakderdhje ndaj një populli të pa fajshëm, ndërsa Serbia, në krye me Vuçiqin, e përkrah dhe e mbanë anën e Rusisë.
Prandaj, edhe Evropa, me politikat e saj jo efektive dhe jo serioze po qëndron në një mënyrë e pa faktorizuar mirë ndaj qëndrimeve dhe politikës së Serbisë, dhe sikur nuk është e gatshme të prodhojë politika efektive por edhe politika që i trajton të drejtat e popujve të vet në një mënyrë të barabartë, kur kemi të bëjmë me krimet e regjimit të Serbisë, që masakruan dhe viktimizuan qindra e mija njerëz të pa fajshëm në gjithë rajonin e Ballkanit, si pjesë përbërëse e këtij kontinenti të vjetër.
Dhe përkrahja e Serbisë, duke mos e ndëshkuar me sanksione agresorin rus, e ka një domethënjë të rrezikshme të politikës serbe, e cila nuk ka ndryshuar fare me regjimin e vjetër dhe po qëndron e lidhur me zingjirin e projektit ruso-serb, duke e kërcënuar Kosovën, për t’a destabilizuar rajonin dhe tërë Ballkanin perëndimor.
Agresioni dhe lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, është luftë e egër dhe fashiste, luftë kundër qenjës së lirë dhe të drejtave njerëzore, ndaj sëcilës luftë është kundër gjithë bota demokratike. Dhe kjo luftë pothuaj se, po zhvillohet në zemër të Evropës, e cila është nisur nga një logjikë e sëmurë njerëzore, që ka për synim dhunën ndaj popujve dhe pushtimin e vendeve tjera, të cilat tipare sot nuk po i kundështon Serbia, por po anon dhe i përkrah me fanatizëm.
Prandaj, edhe problemet që lidhen me çështjen e serbëve dhe shqiptarëve, si edhe rrezikun që mund ta sjell me vete situata e tanishme në këtë vend, në ecurinë e mëtejme të kësaj situate, pasojat mund të jenë të pa imagjinueshme. Në veçanti, nëse synimet e Serbisë dhe ambicjet e saj nuk parandalohen me ndëshkimin që e meriton Serbia, duke i dënuar kriminelët e saj, në mënyrë që së paku kjo Serbi, që ka ngritur kry, të qetësohet dhe disiplinohet njëherë e përgjithmonë, që edhe Kosova, të gjejë rehatinë dhe stabilitetin e vet.