Cili “shërbim sekret” e solli Haki Abazin nga LVV në AAK?

Opinione

Cili “shërbim sekret” e solli Haki Abazin nga LVV në AAK?

Nga: Faton Mehmeti Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 08:35
Faton Mehmeti

Politika pa moral është shumë e rrezikshme dhe si e tillë prodhon dështime. Disa politikanë kur janë në pushtet janë komod dhe bëhen babaxhan me fjalë duke ledhatuar kryetarin e partisë për benefitet, kur nuk janë në pushtet tjetërsohen, egërsohen deri në palcë.

Kështu ndodhi edhe me Haki Abazin, pasi humbi postin e zv. kryeministrit humbjet tjera për z. Abazi ishin rrjedhojë e rënies së pandalshme, pasi mbeti askund me largimin nga pozita e Komisionit për Punë të Jashtme, ish deputeti i VV-së kishte folur për zhdukjen e mostrave të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, duke thënë se ka video-incizime që dëshmojnë kush i zhduki ato. Krejt këto pallavra për të damkosur ish kryetarin e tij Albin Kurtin.

Ishte po ky Haki Abazi që dikur mbronte Albinin nga sulmet e kryetarit të ri të tij, Ramush Haradinaj. Deri aty arrinte ‘mbrojta’ e tij sa që aludonte në përfshirjen e z.Haradinaj në ndonjë shërbim në lirimin e tij nga Franca. Haki Abazi e kishte pyetur Haradinajn se cili shërbim sekret e ka kthyer nga burgu në Francë drejt e në kryeministri.

Meqenëse atëherë nuk kishte marr përgjigje, tani që janë brenda të njëjtës parti mbase e merr përgjigjen e kërkuar. Më duket e pamoralshme dhe krejtësisht meskine të strehohesh në çatinë e personit tek i cili s’ke siguri dhe as besim. Është mirë që z.Abazi të sqarojë se nga i kishte informacionet që ndonjë shërbim e solli Ramushin nga burgu, apo kishte sajuar diçka koti, ndryshe nuk shpjegohet hyrja e tij në AAK.E kuptoj Haki Abazin nëse Skënderbeun e kishin sjellur ndonjë shërbim nga Stambolli e në Krujë, njësoj si Ramushin nga Franca e në kryeminstri. Mbase i njëjti “shërbim” e solli Hakiun nga VV deri në zyrën e AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat