Kreu i SPAK-ut në Shqipëri Altin Dumani, meriton të shpallet Njeriu i Vitit 2024

Opinione

Kreu i SPAK-ut në Shqipëri Altin Dumani, meriton të shpallet Njeriu i Vitit 2024

Nga: Skënder Kapiti Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 12:20
Skënder Kapiti

Nese mbahet një sondazh serioz dhe nëse ky sondazh do të organizohej nga një institucion transparent apo media  që janë të besueshëm nga publiku, seriozë, të paanshëm dhe jo politik në Shqipëri, dhe në atë sondazh të listoheshin personalitet më të mira politike, akademike, sportive,letrare, juridike etj.,vleresoj se më meritori për t’u shpallur Njeriu i Vitit 2024 do të ishte Kryetari i SPAK-ut, Z. Altin Dumani.Kjo për faktin se publikisht dhe mediatikisht ai është personi më i vlerësuar dhe më i respektuar  për aftësinë, profesionalizmin, përkushtimin, seriozitetin, për ndershmërinë, për përgjegjshmërinë, guximin patriotik dhe të suksesit në kryerjen e detyrës së vështirë të Kryetarit të Strukturës së Posacme Antikorrupsion, SPAK.

Korrupsioni, kjo plagë e rëndë prej së cilës po vuan Shqipëria prej mëse 30 vitesh, korrupsioni i cili ishte bërë kërcënim për sovranitetin kombëtar dhe që ishte bërë i pandëshkueshëm e i pasfidueshëm, sot SPAK ka bërë të mundur që askush të mos jetë mbi ligjin, as mbi shtetin dhe as mbi drejtësinë. Tani falë SPAK-ut, drejtuar me kompetencë nga z.Dumani po funksionojnë drejtësia e ligji, dhe shqiptarëve u është kthyer besimi te shteti e drejtësia.Dhe prandaj them se z.Dumani e meriton të jetë njeriu i vitit 2024. Ky gjykim i mi që z.Dumani të shpallet Njeriu i Vitit 2024, vjen nisur nga suksesi i tij në krye të SPAK, dhe prej asaj se para miratimit të Veting-ut 90% e shqiptarëvë e kishin humbur besimin te drejtësia dhe më shumë akoma e kishin humbur besimin te politika, dhe rrjedhimisht edhe te shteti, shkak prej së cilave,kryesisht prej padrejtësive dhe korrupsionit të drejtësisë e politikës, shqiptarët vetëm sa largohen nga Shqipëria.

Nëse ndonjë institucion nga Shteti që meriton urimin për 112 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë atë e meriton vetëm SPAK, si  Drejtësisë së Re, dhe falenderimi për ndërtimin dhe për funksionimin e saj, të kësaj Drejtësie të Re e meritojnë si mirënjohje të madhe SHBA-të.

Me të vetmen gjë që mund të  krenohet vendi sot është SPAK  sepse: ai dhe aleati i madh i shqiptarëve,SHBA-të po e clirojnë shtetin shqiptar nga kthetrat dhe prangat e korrupsionit pasi:  Sovraniteti  kërcënohej nga krimi dhe korrupsioni politik. Shqipëria prej korrupsionit mbeti më shumë se 30 vite tranzicion, mbeti  në udhëkryq.

 Në këtë përvjetor të Pavarësisë dhe në vazhdimësi SPAK-ut dhe opinionit e mediave që e mbështesin atë i urojmë suksese në punën për realizimin e drejtësisë dhe  të kthimit të besimit të shqiptarëve të drejtësia dhe te shteti;SPAK të vazhdojë me pastrimin e sistemit gjyqësor, në hetimin dhe në ndëshkimin e gjyqtarëve e prokurorëeve me aktivitet dhe me  lidhje krimi e korrupsioni. SPAK njëkohësisht po i bën edhe politikës shqiptare pastrimin dhe Veting-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat