Nuk ka një javë që mediet e Kosovës pëmes B. Kërstiq shpifën për bashkëshorten e kryeministrit Albin Kurti. Lexo tekstin më poshtë. Disa media të Kosovës mes tyre edhe e Berat Buzhalës u rreshtuan për ta përhapur shpifjen e „Banos“. Pastaj kopalla – Ramush Haradinaj sërish me akuza ndaj Albin Kurtit. Dhe sërish media manipuluese edhe kur Kosova pas sulmit të dytë terrorist të 24 shtatorit 2023, kësaj radhe ndaj infrastrukturës vitale (kritike) nuk ka të ndalur me manipulime. Çfarë ndodhi më 29 nëntor 2024? Gjendja në terren. Kishte një shpërthim të fuqishëm i cili ndodhi në mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, komunë kjo në veri të Kosovës, duke dëmtuar kështu kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Po kush ju "gëzua" sulmit terrorist mbi Ibër Lepenc? Kishte shumë, sidomos ishin oponentë të qeverisë, të cilët mes tyre Dardan Islami thoshte; Unë mendova se veriu është nën kontroll!!! Një ish-zyrtar tha; le të dalin tash Dimali, Mefi, Sfeçla dhe patriotët e FB-kut t‘ i menjanojnë dëmet nga sulmi terrorist…Tjetri gjithashtu me hipokrizi pyeti: A nuk u çlirua Veriu a? etj etj…
Të gjitha këto mesazhe dashakeqe tregojnë se këta nuk janë me Serbinë, por solidarizohen ose i gëzohen sulmit terrorist mbi infrastrukturën vitale të Republikës së Kosovës për hesape të tyre politike. Prandaj kryeministri Albin Kurti dha alarmin. Kujdes mediat, mos shpifni dhe mos mbani anën e terroristëve! Nuk pash ndonjë prononcim joprofersional të Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, si herave tjera. Shumë mirë.
Prandaj kryeministri Albin Kurti apeloi tek gazetarët dhe opinionistët të mos bien pre e dezinformatave, të mos bëhen një me ata që kanë vendosur eksploziv dhe kanë kryerë vepër terroriste.
Sanimi i dëmtimeve në kanalin e Ibër Lepencit u bë në kohën rekord dhe me këtë nuk ju plotësua dëshira atyre, disave që kishin dëshirë, për ta parë Kosovën në kaos. Ta shohish Kosovën në kaos, do të thotë, vetëm për ta dobësuar kundëershtarin politik, por jo Kosovën si shtet dhe shoqëri.
Siç pata thënë javë më parë, Serbia, që ta shmangë vemendjen nga grushtimet në parlamentin serb mes deputetesh, krizën permanente në vend, i dirigjon sulmet në Kosovë. Por për sulmin e fundit tha se nuk ka gisht se si të thotë vallë se, po ashtu ishte, ta pranonte.
Kryesore është se ky sulm terrorist nuk i gjeti institucionet symbyllur, ato, institucionet e Kosovës ishin vigjilente. Paraqitja në konferencë shtypi i kryeministrit Albin Kurti, SHPK, FSK, AME, KEK, etj. Këshilli për Siguri ishin gjithë tok të bashkuar.
Po cilat ishin ato mesazhet paradoksale të disa liderëve politik dhe opinionistëve nga Kosova?
Absurde ishin "gëzimet" e AAK-së dhe të PDK-së për damtimin e Kanalit të Iber Lepencit, me ujin e të cilit ftofen turbinat e Termocentralit, e si kuptohen mesazhet e „deputetës që paguhet nga Qeveria, shkruante Çun Lajçi "të cilën ajo e urrenë më shumë se ate të Serbisë, dhe me gazetat e Beogradit që i citojnë fjalët e Ramushit, (si t'shte korespodent i tyre), vëllaut të dy dëshmorëve, se bandat e mbetura të Radojçiqit, s'kan t'bajnë me këto minime teroriste, por,( e citoj); - "me politikën e gabuar të Qeverisë", dhe thërret; - "mjaftë ma me filma"!“
Në statusin e tij në FB Berat Buzhala pohoi se Kosova „ka nevojë për të vërtetën, ma shumë se sa për unitetin. Uniteti pa të vërtetën është diktaturë. Sulmi i kryer në kanalin Ibër Lepenc, sipas tij ka një motiv duke e ndërlidhur atë me motive se gjoja kjo po i konvenon Albin Kurtit sikur ai e bëri konferencën për media në gjysmë të natës duke dalur i zbehur para mediave për të inskenuar për zgjedhje dhe vetëm sa nuk tha se e ka „orkestru“ Albin Kurti, sepse, sipas tij dëmi u sanua menjëherë. Dhe ajo çka mbetet prej eksplozivitit tha ai „është tema e Sërbisë, janë armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, është polarizimi, janë kerkesat për me u rreshtu pas kryeministrit, janë sulmet ndaj mediave dhe ndaj opozitës.“
Qëllimi i Albin Kurtit sipas tij është zhvendosja e temave të fushatës zgjedhore prej korrupsionit dhe nepotizmit. Berati e harroi se SHPK kishte kapur gjithë atë arsenal armësh, të cilat u ekspozuan në konferencën e ministrit Sfeçla më 30 nëntor 2024. Pra, janë faktet plotësuese të cilat nuk e mbështesin teorinë e tij, të cilat ai i anashkaloi. Në rastet emergjente – krizash dhe konflikti, është vërtetuar edhe në fushën e gazetarisë se mediet dhe raportimi i tyre duhet të jetë në anën zyrtare, pra të qeverisë dhe interesit nacional. Natyrisht nuk janë të gjitha mediet në Kosovë, sikur Nacionale, Periskopi, Insajderi dhe Metro.
Berat Buzhala, Ramush Haradinaj, Gazmend Muhaxheri etj, për keqqeverisje dhe partitë e tyre, pra, opozita shpifën dhe manipuluan duke atakuar Albin Kurtin dhe natyrisht i pari ishte, Berat Buzhala edhe pse ai e potencoi se nuk i ka bërë argatin as Hashim Thaçit dikur, kur ai nuk e ka patur mirë, po i vazhdon tutje me skenarët e tij kundër çdo gjëje që nuk lidhet me pushtetin e tij, të partisë së tij, dhe me gjasë kujton se do të fitojë me 9 shkurt dhe t´i këthehet avazit të vjetër, korrupsionit, zhvatjes.
Natyrisht ta themi se një pjesë e opinionistëve si Dukagjin Gorani, nuk është dakord se Albin Kurti është në pushtet e i cili, më 02.12.24 tha në Pressing T7 se para ardhjes në pushtet të Albin Kurtit Kosova ka qenë çështje politike e tani është bërë çështje sigurie. Pra, manupulon se në veri nuk ka patur çështje sigurie as pas vitit 2011 kur kishim konfliktin në veri. Edhe Parim Olluri, Valon Syla, Ilir Mirena, Lirim Mehmetaj etj, sikur një pjesë e medieve që përmendëm e kanë të njëjtën strategji- të bëjnë akuza pa fakte, të bëjnë shpifje dhe denigrim.
Në trajtimin më poshtë po e sjell një analizë se si u bënë ato në rastin e akuzës ndaj bashkëshortes së kryeministrit Albin Kurti, në Kanalin 10, në emisionin debatues Politiko më 25.11.2024. Pra, kjo tregon se mediet po bëjnë luftë hibride kundër qeverisë dhe kryeministrit Kurti. Kjo është "shpura", si do thoshte Leonard Kerquki e gazetarëve manipuluesë, të cilët kanë dëshirë që shteti të mos mund t'i kufizojë shpifjet e tyre, por në fakt, pasojat dhe përgjegjësia për fjalët e thëna dënohet edhe në shtetet ku ne po synojmë të aderojmë, në BE, pra, prononcimet në rrjetet sociale, edhe këto janë dëshmi për gjykata, sikur që ishte kërcënimi ndaj Berat Buhalës, vepër penale dhe duhet të dënohet. Gjithsesi gazetarët duhet të kenë kujdes me fjalët e tyre. Kritikat argumentuese janë gjithmonë të dobishme për shoqërinë edhe nëse nuk janë për qeverinë apo një parti të caktuar politike. Prandaj mediet janë pushteti i ndarë nga qeveria dhe institucionet tjera, por nuk janë të pavarur për të bërë manipulime në favor ose në dobi vetëm të një ane. Janë aty për t'i informuar, kontrolluar, kritikuar- të gjithë. Pa përjashtim. Vetëm në këtë kuptim e luajnë rolin kushtetues. Një gazetarë ka përgjegjësi sa kryeministri dhe presidenti, dhe një gazetar nuk është një "askushi" sic thoshte Dukagjin Gorani, të cilit i lejohet të baltos secilin e secilën...Kamarad, eja në vehte se je PHD. i gazetarisë, apo tutje je këshillëtar politik i këtij e i atij dostit...
Akuza pa fakte - shpifje dhe denigrim!
Pasojat e mosverifikimit të lajmit dhe ngarendja për ta shpërndarë sa më shpejt, në mënyrë që ta lendojnë një nënë, një grua dhe një femër të zojën dhe bashkëshorten e Kryeministrit Albin Kurti.
Si mund t‘ i përkrahish këto pseudogazetarë e pseudomedia …? I pamë disa portale që mezi pritën si Paparaci, Metro, PrishtinaPress dhe ky “lajmëtari” Branislav Kërstiq, ushtari i ushtrisë serbe 1998/99. Z. Kërstiq po në të njëjtin medium Kanal 10 ku kishte bërë deklaratën një ditë më vonë më 26.11.2024 kërkoi falje se kishte gabuar kur kishte thënë se z. Rita A. Knudsen punon në Beograd. Kanali 10 tha se me kërkimfaljen po në të njëjtin medium sikur u rregullua shpifja ndaj z. Knudsen, por unë nuk besoj se kjo mjafton, sepse shpifja - thashethemja e ka arritur efektin e saj. Dhe, nuk dihet nëse vërtetë z. Kërstiq e ka bërë me qëllim ose jo, përkundër deklarimit të tij. Edhe mediat e Kosovës janë ngutur, pa i verifikuar faktet, të themi, na kanë turpëruar. Kësaj nuk mund t’i themi ndryshe përpos luftë hibride kunder familjes së kryeministrit Kurti dhe qeverisë Kurti, për ta shpallur „Bashkëpunëtor të Serbisë “.
Kjo është vepër është vepër penale. Kërkimfalja nuk mjafton, sepse është bërë dëmi, pra, është dëmtuar imazhi, nderi dhe vyrtyti i bashkëshortes së kryeministrit Rita A. Knudsen, përmes shpifjes, përmes lajmit të rremë.
Nëse dënohet gazetari në fjalë atëherë nxirret mësim për herave tjera. Pra, me këtë vendim të shpallur edhe nga Gjykata Kushtetuese kjo do bëhej norm edhe për rastet tjera. Kjo do të thotë:
Gazetarët nuk guxojnë të akuzojnë qeverinë, institucionet, opozitën, individ, privat apo jurdik, qofshin ata, nuk guxojnë të përhapim rrena, shpifje, ndërsa qeveria, institucionet, individët, sipas kësaj maksime absurde, do e kishin për detyrë që të mbrohen, pra, të argumentojnë me fakte se a ka të drejtë gazetari apo jo, tezë që e potencoi në Debat Plus Visar Imeri.
Vendimi i Kushtetueses do të ishte: Ky rast do vlente edhe për politikanët dhe gazetarët, sepse nuk mund ta akuzosh askend pa fakte, dhe nëse akuzon pa fakte, para se të të pergjigjet qeveria, institucioni, individi etj, të apostrofuarit do të do përballen me pokurori dhe gjyqësi.
Pasojat e mosverifikimit të fakteve?
Kur media raporton pa verifikim faktesh, mund të ndodhin pasoja të ndryshme negative. Së pari, mund të çojë në dezinformata që shtrembëron kuptimin e publikut për çështje të rëndësishme. Pra, edhe në rastin e sulmit mbi infrastrukturën vitale në Ibër Lepenc gazetarët duhet të kenë kujdes edhe në dhëniene opinioneve. Gazetarëve u ndalohet të bëjnë supozime të pasakta ose të marrin vendime bazuar në informacione të pasakta. Përveç kësaj, besimi në media mund të dëmtohet. Kur publiku ndjen se raportet janë të pasakta ose mashtruese, kjo mund të çojë në skepticizëm të përgjithshëm ndaj burimeve të lajmeve. Kjo mund t'i bëjë njerëzit të largohen nga mediat me reputacion dhe në vend të kësaj të përdorin burime jo të besueshme informacioni. Një rrezik tjetër është përhapja e mundshme e panikut apo frikës, veçanërisht në situata krize. Informacioni i pasaktë mund të çojë në shqetësime të panevojshme apo edhe sjellje të rrezikshme, siç po i bëjnë disa gazetarë oponentë dhe portalet e tyre. Në përgjithësi, verifikimi i fakteve është një pjesë thelbësore e procesit gazetaresk për të siguruar integritetin e raportimit dhe për të ruajtur besimin e publikut.
Shkelja e të drejtave personale në raportimin mediatik i referohet portretizimit të paligjshëm ose të papërshtatshëm të njerëzve në media, gjë që mund të ndikojë në privatësinë, nderin ose identitetin e tyre. Kjo mund të marrë forma të ndryshme, si p.sh. 1. Shkelja e privatësisë, si në rastin e shpifjes ndaj bashkëshortes të Albin Kurtit: Kur media publikon informacione personale për një person pa pëlqimin e tij, si p.sh. detaje për jetën private, çështjet familjare ose informacione shëndetësore. 2. Shpifje dhe thashetheme: Kur përhapen informacione të rreme ose mashtruese për një person që mund të dëmtojë reputacionin e tyre. Kjo mund të çojë në pasoja të rënda sociale dhe profesionale për personin e prekur. 3. Raportimi sensacional: Kur organet e medias përdorin transmetime ose portretizime të ekzagjeruara të ngjarjeve ose njerëzve për të tërhequr vëmendjen pa marrë parasysh ndikimin tek ata që preken. 4. Të drejtat e imazhit: Publikimi i imazheve ose videove të një personi pa pëlqimin e tyre mund të përbëjë gjithashtu shkelje të të drejtave personale. Në përgjithësi, shkelja e të drejtave personale nëpërmjet raportimit në media mund të ketë pasoja serioze për njerëzit e prekur, si emocionalisht ashtu edhe ligjërisht. Është e rëndësishme që media të veprojë me përgjegjësi dhe të respektojë të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve për të cilët raportojnë.
Mbrojtja e privatësisë (po ashtu edhe i sekreteve shtetërore, biznesore) i referohet masave ligjore dhe etike që synojnë mbrojtjen e të drejtave personale dhe privatësisë së individëve. Në shumë vende, mbrojtja e privatësisë rregullohet me ligje dhe rregullore që sigurojnë respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të një personi. Këtu janë disa aspekte të rëndësishme të mbrojtjes së privatësisë: 1. E drejta për privatësi: Çdokush ka të drejtë të mos shqetësohet në jetën e tij personale dhe çështjet private. Kjo përfshin mbrojtjen kundër mbikëqyrjes së paautorizuar, mbledhjen e të dhënave dhe publikimin e informacionit personal. 2. E drejta për imazhin e dikujt: Njerëzit kanë të drejtë të vendosin nëse dhe si përdoret imazhi ose identiteti i tyre në media. Publikimi i fotove ose videove pa pëlqim mund të përbëjë shkelje të kësaj të drejte. 3. E drejta për nder: Mbrojtja personale përfshin gjithashtu mbrojtjen kundër shpifjes dhe dëmtimit të reputacionit. Deklaratat e rreme ose nënçmuese për një person mund të sjellin pasoja ligjore. 4. Mbrojtja e të dhënave: Mbrojtja e të dhënave personale është një pjesë thelbësore e mbrojtjes së privatësisë. Ligjet si Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) në BE rregullojnë mënyrën se si mund të mblidhen, ruhen dhe përpunohen të dhënat personale. 5. E drejta për vetëvendosje: Individët kanë të drejtë të vendosin për informacionin e tyre dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Kjo përfshin të drejtën për të korrigjuar ose fshirë informacionin. Mbrojtja personale është e rëndësishme për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e individëve në një botë gjithnjë e më të rrjetëzuar dhe të drejtuar nga media. Mediat dhe kompanitë duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe të respektojnë të drejtat personale në mënyrë që të ruajnë besimin e publikut.
Dezinformimi dhe karakteristikat e tij
Dezinformimi i referohet informacionit qëllimisht të rremë ose mashtrues të shpërndarë për të manipuluar opinionin publik ose për të shkaktuar konfuzion.
Mund të shfaqet në forma të ndryshme, si media sociale, artikuj lajmesh apo edhe fjalime politike apo opinione. Në botën e sotme dixhitale, dezinformimi është një problem serioz, sepse mund të përhapet shpejt dhe shpesh është i vështirë për t'u zbuluar. Ajo mund të minojë besimin në institucione, të thellojë ndarjet sociale dhe madje të çojë në konflikt të vërtetë dhe natyrisht në polarizime ekstreme. Është e rëndësishme t'i qaseni informacionit në mënyrë kritike dhe të kontrolloni burimet për të identifikuar dhe shmangur dezinformimin.
Por cilët janë faktorët karakteristikë të dezinformimit mediatik?
Faktorët karakteristikë të dezinformimit mediatik janë të shumëllojshëm dhe mund të ndahen në kategori të ndryshme. Këtu janë disa nga faktorët më të rëndësishëm: 1. Qëllimshmëria: Dezinformimi shpërndahet qëllimisht për të promovuar një axhendë të caktuar ose për të manipuluar opinionin publik. 2. Përmbajtja e rreme ose mashtruese: Informacioni është ose plotësisht i rremë ose i shtrembëruar për të dhënë një përshtypje të rreme. 3. Kanalet e shpërndarjes: Dezinformimi mund të shpërndahet përmes kanaleve të ndryshme, duke përfshirë mediat sociale, faqet e internetit të lajmeve, bloget dhe madje edhe mediat tradicionale. 4. Apel emocional: Shpesh bëhen përpjekje për të nxjerrë përgjigje të forta emocionale për t'i bërë njerëzit të ndajnë ose të besojnë informacionin pa e vënë në dyshim atë në mënyrë kritike. 5. Synimi: Dezinformimi shpesh synohet në grupe ose komunitete specifike për të shfrytëzuar besimet ose frikën e tyre. 6. Manipulimi i imazheve dhe videove: Përmbajtja vizuale mund të modifikohet ose të hiqet nga konteksti për të mbështetur një tregim të rremë. 7. Mungesa e burimeve: Shpesh mungojnë burime të besueshme ose informacioni vjen nga burime jo të besueshme. 8. Viraliteti: Dezinformimi mund të përhapet shpejt dhe gjerësisht, veçanërisht në rrjetet sociale ku përdoruesit ndajnë përmbajtje pa verifikim. 9. Konfirmimi i paragjykimeve: Dezinformimi shpesh trajton paragjykimet ose frikërat ekzistuese, gjë që i bën ato më tërheqëse për grupin e synuar. Këta faktorë e bëjnë të rëndësishme trajtimin e informacionit në mënyrë kritike dhe ekzaminimin me kujdes të burimeve dhe përmbajtjes. Nëse dëshironi të dini më shumë për aspekte specifike ose shembuj të dezinformimit mediatik, më njoftoni!