Pa u arrestuar dhe pa u burgosur kriminelët e Serbisë gjenocidale Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiç dhe Aleksandër Vulin, bashkëpunëtorët e ngushte të kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili në fundshekullin e 20-të shkaktoi katër luftëra të përgjakshme hegjemoniste në Ballkan, në vazhdimësi nga Serbia gjenocidale dhe “Bota Serbe” do të jenë në shënjestër dhe të rrezikuara Kosova dhe rajoni i Ballkanit.
Agresioni terrorist i Serbisë gjenocidale te Manastiri Ortodoks Serb Banjshke në Zveçan në shtator të vitit 2023 i udhëhequr nga terroristi Millan Radojçiq dhe terroristët e tij aktualisht strehohen, mbrohen dhe jetojnë të lirë në Serbi.
Në këtë agresion terrorist ku mbeti i vrarë polici kosovar Afrim Bunjaku, policia e Kosovës konfiskoi autoblinda të Serbisë dhe një arsenal marramendës të armëve, granata hedhës, mina tokësore, armë të ndryshme, municione dhe uniforma ushtarake serbe, të cilat edhe u ekspozuan publikisht.
Sulmi terrorist i Serbisë më 29 nëntor 2024 me 20 kilogram eksploziv në fshatin Varagë të Zubin Potokut që shkaktoi dëmtim të rëndë në kanalin e ujit Ibër-Lepenc i cili furnizon me ujë disa qytete të Kosovës dhe ftohjen e Termoelektranave të Kosovës, edhe pse është kopje e aksioneve terroriste të Rusisë ndaj Ukrainës, ky sulm terrorist u shkaktua me urdhër direkt të kriminelëve të Serbisë gjenocidale Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin.
Pas këtij sulmi terrorist në kanalin e ujit Ibër-Lepenc policia e Kosovës gjatë bastisjeve nëpër shtepitë e serbëve konfiskoi sasi të madhe të armëve, municioneve, konfiskoi 200 uniforma dhe pajisje tjera ushtarake të terroristëve serbë dhe një numëtr të madh simbolesh dhe emblemash ruse.
Me këtë rast nuk duhet lënë pa përmendur edhe sulmin ndaj KFOR-it që e organizuan Serbia gjenocidale dhe kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin kundër paqeruajtësve të KFOR-it, me ç’rast terroristët e maskuar serbë sulmuan dhe plagosëm më shumë se 90 paqëruajtës të KFOR-it.
Alicia Kearns-deputete e Mbretërisë së Bashkuar tashmë kohë më parë ka informuar dhe alarmuar se, Serbia gjenocidale nëpërmjet autoambulancave po dërgon dhe fsheh armatime nëpër manastiret orthodokse serbe, gjë që u dëshmua edhe me sulmet terroriste serbe në veri të Kosovës.
Kjo e dëshmon nevojën që policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të kryejnë bashkërisht një kontroll të detajuar edhe nëpër kishat dhe manastiret ortodokse serbe në Kosovë.
Këto sulme terroriste të Serbisë gjenocidale ndaj Kosovës demokratike janë pasojë e tolerimeve dhe e përkëdheljeve që ia kanë bërë dhe po ia bëjnë Serbisë gjenocidale SHBA-të nëpërmjet Departamentin Amerikan të Shtetit me në krye Antony Blinken, dhe diplomatëve Mathew Palmer, Gabriel Escobar, James O’Nill, Christopher Hill-ambasador i SHBA-ve në Beograd dhe Jeffrey Hovenier-ambasador i SHBA-ve në Prishtinë, të cilët hapur e mbajnë anën e Serbisë dhe po e favorizojnë Serbinë gjenocidale, karshi Kosovës demokratike, pro SHBA, pro BE dhe pro NATO dhe viktimë shekullore e Serbisë gjenocidale.
Për këto sulme terroriste serbe përgjegjësi kanë tërë diplomatët e sipër theksuar së bashku edhe me diplomatët e shteteve të QUINT-it, të cilët pa përjashtim i kanë mbyllur sytë e veshët karshi këtyre sulmeve terroriste serbe, ku nuk përjashtohet as edhe blerja e këtyre diplomateve nga Serbia gjenocidale me para të majme.
Joe Biden-Presienti aktual i SHBA-ve edhe pse konsiderohej mik i Kosovës, te i cili Kosova dhe mbarë shqiptarët kishin shpresa të mëdha, çuditërisht u tregua tolerant dhe i butë ndaj Serbisë gjenocidale duke mos e ndëshkuar Serbinë për tërë ato sulme të Serbisë ndaj Kosovës, por edhe pse Serbia dhe Aleksandër Vuçiq nuk i përfillën fare dy letrat që ua dërgoi Joe Biden me të cilat kërkonte që njohja e ndërsjellë duhet të jetë shtylla kurrizore e dialogut Kosovë-Serbi.
Tolerime dhe përkëdhelje Serbisë gjenocidale I bëri edhe BE-ja nëpërmjet pro serbëve skandalozë Joseph Borrell, Miroslav Lajçak dhe Peter Stano, të cilët tashmë ikën të turpëruar dhe të mëkatuar dhe se do t’i pësojnë e ndjejnë mallkimet e Kosovës për padrejtësitë që ia bënë duke e favorizuar Serbinë gjenocidale.
Këta udhëheqës dhe diplomatë të SHBA-ve dhe të BE-së ndaj të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës u treguan të padrejtë, duke e mbështetur hapur Serbinë gjenocidale dhe duke e shantazhuar dialogun Kosovë-Serbi, dhe se nuk e ndëshkuan asnjëherë Serbinë gjenocidale për të gjitha incidentet që Serbia gjenocidale i organizoi dhe i shkaktoi në Veri të Kosovës.
Shembull më i mire për këtë konstatim është fakti pse Joe Biden-President i SHBA-ve të lejoi që Marko Gjuuriq të bëhet ambasador i Serbisë në SHBA, kur dihet se krimineli Marko Gjuriq ishte organizatori i protestave serbë në Beograd dhe organizatori dhe nismëtari që ia vuri flakën ambasadës së SHBA-ve në vitin 2008 në Beograd?!
Tani Kosova dhe mbarë shqiptarët janë në pritje dhe me shpresë të Zoti krijues dhe Donald Trump, i cili detyrën e presidentit do ta merr më 20 janar 2025, dhe se çështja e Kosovës do të zgjidhet në mënyrë të drejtë dhe në favor të Kosovës.
Të rikujtojmë se mbrëmjen e 5 nëntorit 2024 kur po arrinim rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga vendvotimet e votuesve, Donald Trump ndodhej në Shtabin zgjedhor të Republikanëve ku po i ndiqte rezultate e votimit dhe në momentin kur numërimi i votuesve dëshmoi se Donald Trump është në epërsi ndaj Demokrates Kamala Harris, fjalia e parë me të cilën Donald Trump ju drejtua votuesve ishte, “Falënderoj Zotin që ma dhuroi fitoren dhe mundësinë që të jem për herë të dytë President i SHBA-ve….”
Falënderimi i z. Donald Trump ndaj Zotit Krijues u jep shpresë dhe garanci Kosovës dhe mbarë shqiptarëve se Presidenti Donbald Trump, do ta kuptojë të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës dhe se nuk do ta lejojë dëmtimin e integritetit e të sovranitetit të Kosovës në kufijtë ekzistues.
Në të kundërtën Presidenti Donald Trump do të bie ndesh me Zotin Krijues, sepse padyshim Zoti Krijues është ai që vendos për botën, njerëzimin dhe për Presidentin Donald Trump.
Kosova dhe mbarë shqiptarët janë në pritje dhe në shpresë se me ardhjen e Kaja Kallas Shefe e Politikës së Jashtme dhe e Sigurisë në BE, zonja Kallas nuk do t’i shkelën parimet e saj morale, nuk do ta shkelën karakterin e saj të pastër dhe se do të jetë në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës së Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi dhe se do t’i jep fund arrogancës dhe mospërfilljes që këtij dialogu po ia bëjnë Serbia gjenocidale dhe kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin.