Edi Rama e ka konsideruar aktin terrorist te grupeve kriminale serbe të mbrojtura nga Serbia si „akte sabotazhi“! Sipas tij ky akt është i rëndë dhe cenon jetën e qytetarëve, por edhe godet, thotë ai, procesin e marrëdhënieve në rajonin tonë. Vini re: Ai dëshiron t’u bëjë me dije ndërkombëtarëve, se “kryeministri i Shqipërisë ka shqetësim themelor marrëdhëniet e stabilitetin në rajon”! Ndërkohë, në emër të këtij stabiliteti “duhet që Kosova ulë stekën e akuzave ndaj Serbisë”. Si gjithmonë, Rama shkon në të njëjtën linjë me grupet pro-serbe në Evropë dhe në SHBA. Edi ende nuk e ka vendosur ta lëshojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Atij i duhet kreu i shtetit serb, sepse pa të nuk e luan dot tangon e pushtetit. Kryeministri i Shqipërisë vazhdon të besojë se aleanca e ngushtë Tiranë-Beograd e mban atë edhe më tej në pushtet, pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Por Edi Ramës i është sosur karburanti. Ka konsumuar shumë kokainë dhe bashkë me të edhe shumë lidhje të ngushta me bandat kriminale e mafioze. Është tashmë i skicuar dhe i vlerësuar si Escobari i Evropës. Një kryemafioz, i cili lidhjet e tij me mafien i mban përmes zyrës së koordinimit në selinë e tij. Kësaj i thonë se “tamli” (qumështi) ka gaflluar e ka dalë jashtë tenxheres. Për pasojë ka bërë pis jo vetëm politikën e rilindjes në Shqipëri, por edhe jo pak bashkëpunëtorë të Ramës në kryeqytetet europiane e në Uashington ose Nju Jork.
Sa më shumë që Ramës i ngushtohet laku në bashkëpunimin e tij me krimin e organizuar dhe mafien familjare të tij, aq më shumë ai largohet nga e vërteta e Kosovës. Për Edi Ramën gjithmonë kur ndodhin ngjarje me adresë fajësie Beogradin, do të përpiqet ta zbutë akuzën. Në çdo vend të botës sulmi kamikaz për të dëmtuar infrastrukturën e ujit të qytetarëve konsiderohet akt terrorist, Edi Rama u lodh shumë për të gjetur diçka shumë më relative. E quajti “akt sabotazhi”! Shkurt e kufizoi përgjegjësinë e Beogradit. Sepse dihet se aktet e sabotazhit janë akte të një ose dy-tre njerëzve të “papërgjegjshëm” e “që besojnë ndryshe nga pjesa e popullsisë së dëmtuar”! Ndërsa aktet terroriste kanë një strukturë dhe infrastrukturë logjistike krejt tjetër. Në aktet terroriste përfshihen së paku në rastin konkret, shërbimi sekret i Serbisë. Edhe Banjskën e pati quajtur “tollovi ballkanike”, duke larguar përgjegjësinë nga miku i tij, Vuçiq.
Nëse në vendngjarje janë gjetur simbole ruse dhe veshje të tilla e të ushtrisë serbe, kjo do të thotë se në aktin terrorist janë përfshirë edhe institucione të shërbimit sekret të Serbisë. Dhe derisa kjo është vështirë të përjashtohet, atëherë pjesë e aktit terrorist është edhe kreu i shtetit, përgjegjës për sigurinë kombëtare, Aleksandër Vuçiq. Se shigjeta shkon në presidencën serbe, këtë fakt e nënkuptojnë thuajse të gjitha deklaratat e kryeqyteteve evropiane. Edi Rama do që të ndryshojë trajektorja e kësaj shigjete. Po ta shohësh thellë-thellë, duket se kryeministri i Shqipërisë i ka orientuar në gjurmë të gabuara edhe Ramush Hajradinajn, edhe Memli Krasniqin. Ata vazhdojnë t’i besojnë “mençurisë së Edi Ramës”! Gjithë përpjekjet po bëhen që të dalë jashtë përgjegjësisë Vuçiq. E njëjta gjë ndodhi edhe në rastin e aktit terrorist të Banjskës, kur kërkoi që qeveria e Kosovës “të mos luftojë për tokën e askujt”! Ishte fjala për veriun e vendit, ku ndodhi akti terrorist i Banjskës.
Në të gjitha rastet, ndryshe nga shumica e politikanëve europianë dhe amerikanë, Edi Rama e ka relativizuar përgjegjësinë e Beogradit dhe ka rënduar pozitën e shtetit e të qeverisë së Kosovës. Madje duke vënë në dukje që “Serbinë nuk duhet ta shtyjmë të marrë vendime kundër integrimeve europiane”! Rama është i aftë që kur përgatit vekshin, t’ia ndreqë edhe vegzën. Pra kur mbron Vuçiqin ai gjen edhe arsyen pa arsye për mbrojtjen e tij! Gjithçka sillet rreth zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, që kryeministri i Shqipërisë të hiqet si faktor stabiliteti e të marrë mbështetjen e humbur të ndërkombëtarëve